Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Besi Bekteshi: Falja nuk është kulturë e demokracisë shqiptare, por standard që nuk do ta plotësojmë edhe për shumë vite

| E diele, 02.08.2009, 12:28 PM |


Falja nuk është kulturë e demokracisë shqiptare, por standard që nuk do ta plotësojmë edhe për shumë vite

Nga Besi BEKTESHI

(Na shpëto o zot, prej atyre që nuk dinë ç’ka bëjnë)

Duket sikur titulli është paksa i rëndë... por unë në fakt, mungesën e aftësisë për të falur, nuk ia dedikoj popullit në të cilin bëj pjesë. Këtë mungesë të madhe, ia theksoj të ashtuquajturës demokraci shqiptare, tashmë jo foshnjarake, por të një fëmije të rritur keq, në mungesë të qytetarisë dhe kulturës europiane. Kryeministri i Shqipërisë i drejtohet kreut të opozitës shqiptare Edi Ramës me fjalët që i biri i Zotit ose më saktë Jezus Krishti, në fundin e jetës tokësore, ju është drejtuar njerëzve dhe sipër të gjithave atyre që po e kryqëzonin. Berisha nuk ka gjetur postulat “apropriat” për të deklaruar në këto momente, dhe kundrejt Ramës. Jo kësaj radhe, Berisha nuk ka përdorur shprehjen e duhur dhe as në momentin e duhur, por as për njeriun e duhur dhe nuk është Berisha pikërisht njeriu i duhur për të thënë një shprehje kaq madhështore të birit të Zotit..! Pse..!??
Nuk është shprehja e duhur se...Rama nuk po dënonte Berishën dhe Berisha nuk ishte i mbërthyer me gozhda..!! Përkundrazi... Rama tanimë është “kryqëzuar” vetë, në mënyrë sa idiote dhe të vërtetësisht maniakiale, kurse Berisha po shikon i lumturuar vetëkryqëzimin tip “harakiri” për PS-në dhe jo për Ramën, kreut të pikërisht kësaj force politike. Në moment, del në pah mosgjetja e njeriut të duhur për ti dhënë falje..! për të mos i dhënë..është një fjalë e rëndë, por Rama në rastin e Berishës tashmë të fituar në zgjedhje, del sikur ka bërë një sakrilegj që i ka humbur ato, kur në fakt nuk ka bërë shumë keq që i ka humbur sepse..!?? Sepse do të qeveriste ndoshta akoma më me sundim, se Berisha i ‘92-‘97-tës. Berisha ishte tepër i merakosur se Rama kishte mbyllur në sallë “asamblenë” e socialistëve, duke i ndarë nga media dhe duke bërë gardianin e pikërisht mbledhjes së socialistëve. E drejtë..! Tani Berisha i thotë “fale Zot se nuk din ç’ka ban”.. Ramës...! Po çfarë ka për të falur këtu..kjo gjë është për t’ju bërë  si pyetje Berishës..!? Çfarë..? Pse humbi..? Pse po justifikon humbjen, apo pse po përgatit një humbje tjetër..Për çfarë? Apo pse po mbyt demokracinë e brendshme në PS dhe nuk lejon që mbledhjet të bëhen të hapura me gazetarë? Çfarë klemence që po tregon kryeministri i vendit..?! Sidomos për Ramën..dhe PS-në, të cilën e quan pasuri kombëtare. Çfarë mbrojtje po i bën demokracisë në PS. Demokracisë së brendshme të Partisë Socialiste dhe standardeve të saj.. që në fakt nuk ekziston në asnjë parti shqiptare. Në asnjë, dhe për turp dhe faqe të zezë, duke përfshirë këtu edhe partinë e zotit Berisha. Sepse në asnjë prej këtyre partive nuk është standard falja dhe toleranca..! Sepse mungon demokracia. Mungesa e faljes dhe kulturës së saj, nuk është se mund të konsiderohet vetëm në saj të sundimtarit. Jo, ashtu si “demonët” e partive apo kryetarët, janë edhe ato poshtë tyre. Po, dhe kanë po të njëjtin mentalitet agresiv dhe presin vetëm sa ti rrëshqasë këmba të parit, për t’ia bërë gropën njëqind pash..! Por nuk munden se po të mundeshin..!! Ky mentalitet i mos përdorimit të faljes dhe tolerancës, është në çdo qelizë të partive shqiptare dhe ka akoma shumë e shumë kohë e punë për të arritur, një lloj afrimi me Europën.

Në këtë mënyrë, si ai që hipën në majë të partisë dhe të tjerët afër apo anash tij, po të njëjtën filozofi pa falje dhe pa një demokraci të brendshme.. kanë. Si kryetari që do të sundojë përjetë, ashtu edhe konceptet e turmës apo individëve të lartë në parti, konceptin e stërkëmbësit kanë, dhe e përdorin menjëherë se ju jepet rasti. Në të dy drejtimet si nga lart-poshtë dhe poshtë-lart. Pra nuk ka as falje dhe as demokraci në partitë shqiptare pa përjashtim, ose me përjashtime tepër, por tepër të vogla. Momenti i grupit është vetëm atëherë kur do të merren përfitimet, dhe kur do të fitohet, për të pasur sa më tepër përfitime. Kaq shumë është në rrënjë fryma e sundimit dhe sundimtarëve, sa edhe parti që ngrihen me idenë e demokracisë së brendshme nuk kalon shumë kohë dhe kthehen në “parti kryetarësh”, sepse kështu funksionon në sajë të mungesës së demokracisë dhe konceptit të faljes. Berisha në fakt ka përdorur fjalët e birit të Zotit për të treguar madhështinë e tij politike dhe humane, por edhe konceptin justifikues që shpesh herë shprehja biblike përmban. Por ama asnjë takim dhe mbledhje e PD-së nuk ka qënë e hapur dhe debatuese, apo edhe rivalizuese e me mendime të ndryshme deri në alternativa..! E kjo është kur në fakt, dikush tjetër duhet ti thoshte Berishës “fale zot se nuk din ç’ka ban”..! Po të kishte qenë PD-ja vërtetësisht një parti demokratike, jo 70 mandate por do të kishte marrë mbi 80-të mandate në këtë zezon dhe jo se është e “bukur”, por se do të kishte ide dhe mendime të reja. Edi Rama është ndëshkuar se “populli i majtë” kuptoi se ai nuk është shumë ndryshe zoti Berisha, biles tani është plotësisht me keq se sa kryeministri i vendit. Berisha sëpaku pranoi në partinë dhe qeverinë e tij, dikur miqtë dhe shokët e tij, që o i largoi në një farë mënyre, ose u larguan.
Padyshim jo se ishin kaq parimorë, por se demokracia në PD, ka qenë dhe është diçka virtuale. Në fakt “fali o at se nuk dinë ç’ka bajnë” duhet të themi ne... këtë poshtë, që marrim goditjet e qeverisjeve dhe mungesës së demokracisë në Shqipëri. Jo vetëm për Ramën... dhe po ashtu edhe Berishën i cili nuk dihet a do të kishte thënë po të njëjtin postulat, po të kishte Rama 70-të mandate dhe ai 66-të..!?? “Fali at.. se nuk dinë çka bajnë” duhet thënë për një dorë të mirë njerëzish, e në radhë të parë për komunistë dhe servilë e përfitues të pushtetit të PPSH-së që u kthyen në “legjenda” të demokracisë. Pastaj “fali at...” duhet thënë edhe për disa “komsomolas” apo të rinj komunistë, që vazhduan po idetë idiote të kolektivizmit të marrë edhe në demokraci, për të bërë pastaj nga një hyrje trendy në.... media dhe jetën shqiptare. Pastaj “fali at se nuk ....” duhet thënë për disa “pionierë të Enverit që janë nëpër kongrese, asamble dhe kuvende të partive të mëdha shqiptare. Por “fali at..” duhet thënë për spiunë dhe servilë e bashibozukë të dikurshëm, që kanë indoktrinuar jo vetëm të rinjtë, por edhe një pjesë e anëtarësisë partiake, si të PS-së dhe PD-së, duke u futur edhe në gjirin e të përndjekurve politikë. Po “fali at se nuk dinë ç’ka bajnë”.... por ama më e saktë do të ishte “na shpëto atë prej tyre”...e kjo do të ishte ajo, që me të vërtetë, duhet në këto kohëra.
G. Sot