E premte, 29.03.2024, 06:22 AM (GMT)

Faleminderit

Dantja dhe Luigj Gurakuqi

E premte, 02.02.2007, 04:43 PM


100 vjet me pare, Luigj Gurakuqi krijoi kryevepren e tij poetike, nje simoter e kengeve te "Komedia Hyjnore" te Dantes. Te habit qe kjo kryeveper ka mbetur krejtesisht e harruar.

Nuk e di kush nga shkrimtaret e Shqiperise, dantologe, e ka pare varrin e Dantes ne Ravene. Sidoqofte, Ravena tashme eshte teper afer. Sejdisja per te pare dicka te pazakonte, para 7 shekujve gati nuk ekziston mjerisht sot. Bota eshte teknologjizuar, virtualizmi ka zhdukur kufirin e endrrave dhe te realitetit. Dihet se Pjeter Bogdani, ne 1685, me kryevepren e tij perdor simboliken gjeometrike te rratheve purgatoriane, duke vene emrat perkates ne shqip, marre drejtperdrejt nga kryevepra Danteske.

Behet fjale per nje histori te humbur ne mijevjecare, per dardanet e Trojes se shkaterruar nga dinakeria e Kalit. Shqiptaret e kane patur nje Gjergj te cilin mund ta kendonte per bemat nje tirte. Per te, edhe Eneu dhe Akili "mund te levdohen". Permendet edhe Luani i Tepelenes (ne post shenime, Luigj Gurakuqi shenon jehonen e emrit te Ali Pashe Tepelenes nga kryevepra e Bajronit.

Po shqiptaret, pas 600 vjeteve te vdekjes se Dantes, jane te shkalafitur dhe gati te mallkuar. Duket sihur Hapi i Hyjnushem i ka mallkuar shqiptaret, emrat e tyre si gjethe dushku bien dhe humbasin. Dhe pastaj, vargu i nje kryevepre ironie "E punet e tyne, kane me pjelle mushkut". Dihet qe mushkat nuk pjellin, jane kafshe hibride pa pasardhes. Kjo metafore duket fatale, perveluese. Luigj Gurakuqi eshte ne dileme hamletiane. Por edhe pas 100 vjetesh, nuk mund te mos perfillet kjo dileme.

Nga dr. Moikom Zeqo - Koha Jone

Ne vitin 1321, 685 vjet me pare, mbylli syte nje vigan: Dantja. Varri i tij ndodhet ne Ravene. Vite me pare, piktori dhe miku im Abdurrahim Buza, me ka treguar nje vizatim te varrit memorial te Dantes. Duket si nje motiv rastesor. Kete varr e ka pare dhe ka shkruar dicka, edhe Odise Paskali. Nuk e di kush nga shkrimtaret e Shqiperise, dantologe, e ka pare varrin e Dantes ne Ravene. Sidoqofte, Ravena tashme eshte teper afer. Sejdisja per te pare dicka te pazakonte, para 7 shekujve gati nuk ekziston mjerisht sot. Bota eshte teknologjizuar, virtualizmi ka zhdukur kufirin e endrrave dhe te realitetit.

Dihet se Pjeter Bogdani, ne 1685, me kryevepren e tij perdor simboliken gjeometrike te rratheve purgatoriane, duke vene emrat perkates ne shqip, marre drejtperdrejt nga kryevepra Danteske. Dihet qe delikati, i paharruari, i brishti dhe i paepuri De Rada, ka shkruar ne memorialet e tij eseistike, te shkelqyeshem per Danten. Por askush nga poetet nuk e ka imituar strukturen e kengeve te Dantes.

Tercinat e tij jane nje mekanizem poetik, qe nuk kane funskionuar ne Shqiperi. Ka shume arsye per kete gje. Duket normale. Meqenese e pabesueshme, e ka humbur veskun e saj ne Shqiperi, meqenese kickultura shqiptare, eshte nje rutine e perditshmerise, ne nuk kemi as fuqi per t'u habitur me te papriturat. Megjithate, te papriturat jane dhe koncetrojne ne thelbin e tyre fosilor historira te medha, emocione dhe perpjekje. Duke ripare vepren e nje njeriu te madh te kombit tone, Luigj Gurakuqit, zbulova (vertet kam zbuluar?) nje gje qe me ngazelloi se tepermi.

Ne vitin 1906, pra 100 vjet me pare, Luigj Gurakuqi kishte shkruar dhe botuar dicka qe tingellon si nje sfide. Eshte fjala per poemen "Dega e Zanave". Kjo poeme eshte shkruar sipas poemes se famshme te "Komedia Hyjnore". Eshte respektuar gjithcka. Jane 33 strofa tercine, me rimen e alternuar te Dantes dhe ne fund te tyre, eshte nje varg i vetem qe eshte quajtur vargu nderlidhes per cdo kenge qe vjen nga pas.

Eshte nje kryeveper poetike e letrave shqipe. Asnje historian i letersise, nuk ka thene as gjysne fjale per kete poem te habitshme. Mos te harrojme qe eshte shkruar para nje shekulli, kur mekanizmi dhe poetika e te shkruarit sipas disa rregullave gati gjeometrike, nuk ishte as nje tradite, nuk premtonte asnje zhdervjelltesi, as imagjinate dhe as art. Dihet se Luigj Gurakuqi ka shkruar poezi, kryesisht te karakterit antologjik.

Ai e sakrifikoi poezine per politiken, u martirizua dhe u vra pabesisht. Krimi ndaj tij, nuk ka per t'u harruar kurre. Ky motiv do t'i interesonte edhe vete Dantes, ndoshta me shume subjekte te kryevepres se vet te tmerrshme kane nje nenkuptim transcedental dhe per shqiptarin tone te perkore dhe madheshtor.

***
Ne antologjine e poemave me te mira te gjuhes shqipe, poema "Dega e Zanave", qendron me dinjitet te plote. nuk eshte nje vleresim patetik, substanca e kesaj poeme, ka mjeshteri te madhe dhe fantazi krijuese.

***
Gjithsesi, poema e Luigj Gurakuqit e ka nje subjekt. Nis me vargun se toka ka 600 here qe eshte rrotulluar (kane kaluar 600 vjet) rreth Diellit.
Dantja ne shpellen e Plutit, eshte ulur per pendese dhe dliresim. Eshte nje vetmi e plote, Nuk e ka prane guiden e tij proverbiale Virgjilin e pavdire. Eshte ne disa vise ku ndodhet Dija dhe ku mbreteron Homeri. Hije te vdekurisht levizin mbi lumin Arkeront, ne kufijte e Limbit. Pas 600 vjetesh, me heshtje mermeritese ndihet nje gjame, te vdekurit cuditen. Nje burre i rrepte, si nje rrufe, leviz mes ererave.

Ky eshte i madhi Homer. Duket se ndaj tij artikulohen te gjitha lutjet, ankthet. Behet fjale per nje histori te humbur ne mijevjecare, per dardanet e Trojes se shkaterruar nga dinakeria e Kalit. Shqiptaret e kane patur nje Gjergj te cilin mund ta kendonte per bemat nje tirte. Per te, edhe Eneu dhe Akili "mund te levdohen". Permendet edhe Luani i Tepelenes (ne post shenime, Luigj Gurakuqi shenon jehonen e emrit te Ali Pashe Tepelenes nga kryevepra e Bajronit.

Po shqiptaret, pas 600 vjeteve te vdekjes se Dantes, jane te shkalafitur dhe gati te mallkuar. Duket sihur Hapi i Hyjnushem i ka mallkuar shqiptaret, emrat e tyre si gjethe dushku bien dhe humbasin. Dhe pastaj, vargu i nje kryevepre ironie "E punet e tyne, kane me pjelle mushkut". Dihet qe mushkat nuk pjellin, jane kafshe hibride pa pasardhes. Kjo metafore duket fatale, perveluese. Luigj Gurakuqi eshte ne dileme hamletiane. Por edhe pas 100 vjetesh, nuk mund te mos perfillet kjo dileme.

***
Poema ka nje persosmeri te vargezimit, permenden shume emra mitologjike. Luigj Gurakuqi e ka pajisur me 47 shenime te cilat kane jo vetem veskun e euridicionit, por japin te dhena historike, perfshire nje fjalor mitologjik, permenden emrat e Shilerit, Shekspirit, Getes etj. Po botojme per lexuesin e "KJ" tekstin e plote te kesaj poeme, simoter e kengeve danteske ne shqip. Si edhe te tera shenimet.

***
Del keshtu qe Luigj Gurakuqi nxenes ne kolegjin arberesh te De Rades, njohes i madh i kultures progresive italiane, eshte nje dantolog i pare per ne shqiptaret. Madje i vetmi ndjekes i tij ne strukture artistike. Kjo kryeveper e tij ne shqip, tregon se kemi humbur nje poet te madh. Fragmenti, tregon sesi do te ishte ai dhe se c'permasa do te kishte. Por sic thote i pervuajturi Homer, "fatet e vdeketareve, jane ne duart e Zotave". AMEN!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora