E premte, 03.07.2020, 06:23 PM (GMT+1)

Komente

Arbror Sulovari: Dobiçi që ngreh kurthe mediave

E shtune, 01.08.2009, 03:06 PM


DOBIÇI QË NGREH KURTHE MEDIAVE

Nga Arbror Sulovari

Opinioni i tërë në Maqedoni lexoj dhe mësoj për autorësinë e fallcifikimit të një shkrimi të botuar në gazetat që botohen në Maqedoni në gjuhën shqipe. Edhe pse kishte ndodhur një skandal i tillë, njëra nga gazetat që i afroj lexuesve shqiptar një shkrim me autorësi të fallcifikuar nuk e morri mundimin të korrigjonte gafën e bërë. Kjo lë të kuptojmë se DOBIÇI që u ngreh kurthe mediave sillet rrotull në strofkën e kësaj gazete amatore që financohet nga një biznesmen që shet ujë me sheqer dhe pjata me mish në sallonet e dasmave. Në të vërtetë DOBIÇI që ngre kurthe mediave shqipe është i njohur për të gjithë gazetarët, ai ngreh kurthe edhe mediave maqedonase. Për këto kurthe DOBIÇI ka çuar disa herë në gjyqe edhe padronët e tij duke u përballur me drejtësinë dhe turpin që e gëlltitin me bukë e uji kur humbin gjyqet. Para disa kohësh DOBIÇI duke ushqyer me informata fallco policinë bëri të mundur që policia të bastiste shtëpinë e njërit nga drejtuesit e një gazete që botohet në gjuhën shqipe me pretekstin e kërkimit të personave të dyshuar për vrasje. Por edhe këtë herë plani i DOBIÇIT dështoj sepse ai nuk di të bëjë llogaritë mirë. Turpi i këtij skandali që për arkitekt kishte DOBIÇIN i mbeti padronëve të tij. Ky DOBIÇ nuk ka një padron, por disa të cilët i përkasin etnive të ndryshme në shtetin multietnik të Maqedonisë. Një tjetër kurth i njohur që DOBIÇI ka ngritur është shkatërrimi i njërës nga partitë shqiptare në Maqedoni. Ky DOBIÇ për qejfin e madh që shijoj me një vajzë e kapën emocionet aq shumë saqë i afroj njërit nga padronëve të tij disinformata për shit-blerje të deputetëve, dhe padroni me një frymë ra në kurth duke deklaruar nëpër media për përzënien e deputetëve të partisë që drejton. Duke e parë shumë shpejtë veten e tij dhe të partisë në minorancë për nga numri i deputetëve. Në fillim u mendua se projekti i DOBIÇIT pati sukses, por dërgimi nëpër gjyqe për shpifje bëri që njëri nga padronët të përballet me drejtësinë për shpifje me dëmtim të imazhit personal, politikan dhe familjar. DOBIÇI lajmin shpifës për shit-blerjen e deputetëve ja afroj një gazetareje të një etnie tjetër në Hotel Aleksandër Pallac duke bërë të mundur futjen në kurth edhe të njërit nga padronëve të tij që është filmuar duke i dhënë një zarf(nuk dihet ende se çfarë kishte zarfi brenda) gazetares për botimin e dizinformatave në një nga gazetat në gjuhën maqedonase. Por DOBIÇI dhe njëri nga padronët e tij harruan se gazetarja po incizonte bisedën e zhvilluar në Hotel Aleksandër Pallac. Zërat e fundit flasin për kurthin e radhës që DOBIÇI po projekton. Ky projekt ka si qëllim largimin edhe të një deputeti të njërit nga padronëve të tij duke i dhënë grushtin përfundimtar partisë që thirret në emër të patriotizmit kombëtar.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora