E enjte, 25.04.2024, 12:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Kosova letrare në massmedian rumune

E shtune, 01.08.2009, 02:45 PM


Kosova letrare në massmedian rumune

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Nuk është hera e parë kur revistat rumune hapin shtyllat edhe për vlerat shqiptare. Revistat e para rumune (Gazeta de Transilvania dhe Curierul romanesc), qysh më 1845 e prezantuan Naum Veiqlharxhin dhe Abetaren e tij Ëvetori Shqip (1844 dhe 1845), duke i porositur bashkatdhetarët shqiptarë ta përkrahin Naumin në misionin e tij të shenjtë për përhapjen e dritës shqiptare në botë. Që nga ajo kohë janë botuar një numër i panumërt artikujsh dhe librash shqipe, në gjuhën shqipe e rumune, në veri të Danubit. Linguisti rumun me prejardhje hebraike, Ion Aurel Candrea, boton në vitin 1959 antologjinë e parë të poezisë shqipe (Antologia poeziei albenze, 201 faqe, 2.130 ekzemplarë), duke theksuar në parathënie se “Letërsia shqipe e ka përmbushur me nder këtë rol të dyfishtë në rrjedhë të shekujve. Ajo ka qenë gjithë kohën një çels i përvuajtur për liri dhe, njëkohësisht, për një afirmim permanent të ekzistencës së kombit shqiptar. Dhe është e natyrshme, me siguri, se lufta heroike për pavarësi kombëtare e zhvilluar nga shqiptarët me armë në dorë, shekuj me rradhë, luftë kundër të gjitha tendencave shkombëtarizuese që vinin nga ana e  serbëve apo turqve, e austriakëve apo italianëve, ka gjetur në rradhën e shqiptarëve një aleat të shkëlqyer” (fq. 5). Sa u përket austriakëve apo italianëve, nuk ka nevojë ti hidhërojmë ngase në ndërkohë, kontributi i tyre për Pavarësinë e Shqipërisë apo çrobërimin e Kosovës, është i hatashëm, njësoj siç është i hatashëm edhe kontributi gjerman, anglez, amerikan, hebraik etj. Se ç’janë duke bërë qeveritarët tanë dhe ndërkombëtarët që Kosova përveç dritës së diturisë të ketë edhe dritë (permanente) elektrike, dhe mirëqenie materiale për të gjithë, ky është një subjekt që zgjon kuriozitetin e analistëve të mirëfilltë.

  Në vitet 1970/1989, gazeta e revista si Luceafarul, Orizont, Vatra, Familia etj. Prezantojnë për here të parë (në rikëndimin tone), vargjet e Enver Gjergjekut, Rrahman Dedajt, Beqir Musliut, Resul Shabanit, Shaip Beqirit, Nazmi dhe Zejnullah Rrahmanit, Agim Vincës, Fahredin Gungës, Agim Malës, Shkëlzen Halimit etj. Etja rumune për vlera shqiptare e shuan etjen shqiptare për ta parë dritën e botimit në gjuhën rumune. Pa e përzjerë poetikën me politikën, vlen potencuar fakti se analisti politik rumun me prejardhje hebraike, Silviu Brucan, qysh në vitin 1989 e tha troç para kamerave televizive rumune (ProTV) se shqiptarët e Kosovës janë viktimë e forcave kriminale të Millosheviqit. Jo vetëm hebrenjtë e mençur të këtij vendi por edhe rumunët e rëndomtë, si gazetarët Tiberius Puiu, Florian Bichir, Corneliu Zeana, poetë dhe eseistë si Marius Qelaru, Gjeorgje Neagu, Viktoria Milesku, Marin Toma, Viktor Sterom, Monika Mureshanu, Ion Ianku Vale e tjerë, hapin shtyllat e revistave rumune edhe për vlerat shqiptare. Çka don të thotë kjo? Kjo don të thotë se ka kodra e kodra mes politikanëve të papjekur rumunë që e krahasojnë Kosovën me HarKovaznën e Transilvanisë, dhe poetëve të mençur rumunë që u japin prioritet vlerave shqiptare në do revista të tirazhit të lartë si Poezia, Viata Romaneasca, Carmina Balcanica, Oglinda literara, Vatra veche etj., që dalin në Bukuresht, Moldovë, Transilvani e gjetiu.

Kështu, revista Vatra nr. 7/2009, që del në Tërgu Muresh të Transilvanisë (drejtor, Nicolae B?ciu?), jep një fragment të Luan Topçiut për autorin e këtij shkrimi: Një poet dritës (Un poet al luminii, fq. 17). Në rubrikën Poezi shqipe nga Kosova (Poezie albanez? din Kosova), prezantohet në gjuhën rumune Sabile Keçmezi-Basha (fq. 28), me  poemat Sikur ta ditshim (Daca am ?ti), Malli per Itakën (Dor de Itaca), Metamorfoza (Metamorfoza), Dhembje (Durere), Kulla dhe lejleku (Cula si barza), dhe Bujshmëri (Zbucium), ndërsa në faqen 29 e sheh dritën e botimit artikulli ynë Gjurma shqiptare në trojet rumune (Urme albaneze pe p?mânt românesc), kushtuar xhirimeve të suksesshme të ekipit të TV Kosovës në Rumani (qershor 2009). Për sukseset e ekipit në fjalë, jep një shkrim të bukur edhe poeti Ioan Iancu Vale në revistën e Plojeshtit, Climate literare  (korrik 2009), me titullin Një moment poetik rumuno/shqiptar apo “Gjaku ujë nuk bëhet” (Un moment poetic albano/român sau „Sângele ap? nu se face”). Revista Convorbiri literare që del në Jash të Moldovës, në numrin më të ri e prezanton Sabit Rrustemin nga Kosova me parathënien e Marius Chelaru/t për librin e tij Prekje magjike (Atingere magica) që e pa kohë më parë dritën e botimit në Bukuresht, ndërsa revista Impact (nr. 362/2009), prezanton në fq. 1/2/3, Ibrahim Kadriun dhe Jusuf Zenunajn nga Kosova me librat e tyre që kanë dalë në gjuhën rumune, duke patur për autorë reçensionesh eseistin Viktor Sterom dhe poeteshën Monica Mureshanu. Përndryshe, shtyllat e prezantimit të Kadaresë dhe vlerave tjera shqiptare, i ka hapur me kohë edhe revista Oglinda literara (Pasqyra letrare, drejtor Gheorghe Neagu), Dor de Dor (Malli ndaj Mallit), Poezia,  etj. Janë revista të një tirazhi të lartë që shpërndahen gjithandej, në Bukuresht e provincë, disa prej tyre duke qenë organe të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë.

Titujt e reçensioneve si Stolia e artë e poezisë shqipe (Nexhat Rexha), Kushtrimi për të qëndruar në zemër të historisë (Sali Bashota),  Prej shkëmbit rrjedhin lotë (Jusuf Zenunaj), Drita vegimtare e poezisë shqipe (Ibrahim Kadriu), Drita e fjalëve (Fatmir F. Salihu), Poezi të qëndisura me dantela fjalësh (Sabile Basha), etj., dëshmojnë se me gjithë verbërimin politik të klasës politike rumune lidhur me pavarësinë e Kosovës, shkrimtarët rumunë kanë admirim ndaj Kosovës dhe vlerave të saj. Sintagma „verbërim politik” nuk duhet të zgjojë alergji ndaj presidentit Basescu apo klasës politike të këtij vendi (një pjesë e saj e përbërë nga bij gjeneralësh komunistë), por një vërejtje publicistike për intensifikimin e bashkëpunimit të klasës politike shqiptare me diplomacinë rumune, madje, pse jo, edhe me Zyrën rumune në Prishtinë, raportet e së cilës në adresë të Bukureshtit mund të ndikojnë që të dalë në pah e vërteta se Kosova nuk është HarKovazna e Transilvanisë (siç kanë shpifur udbashët e Beogradit), por Basarabia e Shqipërisë.


(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora