E merkure, 24.04.2024, 10:24 PM (GMT+1)

Mendime

Agim Bacelli: Edhe një herë del në pah simpatia austriake për shqiptarët

E shtune, 01.08.2009, 01:08 PM


Edhe një herë del në pah simpatia austriake për shqiptarët

Nga Agim Bacelli
Agideba@aol.com

Para pak ditësh, politika e Jashtme Austriake bën edhe një shenjë tjetër të simpatisë austriake për Shqipërinë duke vendosur veton për përfshirjen sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe Kroacisë në negociatat e afërta për anëtarësim, me Bashkimin Evropian.      
Dr. Miçael Sindelegger, Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Austrisë, shprehet qartë gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në Vjenë, se negociatat e Bashkimit Evropian me Islandën, për anëtarësim në BE, duhet të zhvillohen vetëm me një kusht, që në to të përfshihet edhe Kroacia e Shqipëria.
 Shtypi austriak, Televizioni Publik Austriak ORF, Agjencia Austriake e Lajmeve APA si dhe media austriake gazetat "Die Presse", "Heute" etj, kanë komentuar gjatë dy ditëve të fundit këtë deklaratë zyrtare të Ministrit Sindelegger lidhur me preferencën e politikës së jashtme austriake kundrejt BE-së, për përfshirjen sa më shpejt, mundësisht në negociatat e afërme të anëtarësimit me Islandën, edhe Kroacinë e Shqipërinë.
Të shikojmë se çfar qëndrimi do të mbajë për këtë gjë “mikja” jonë Greqi.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora