E enjte, 18.04.2024, 03:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Xha Gaqoja

E shtune, 01.08.2009, 01:03 PM


Albert Zholi

XHA  GAQOJA

Të  nesërmen e  asaj  nate  që  kanali  televiziv  ERT -2  shfaqi  filmin  “L’Amerika”, xha Gaqoja më telefonoi  qysh  në  mëngjes.

-Përse  po  tallet  bota  me  ne  o  bir?!...

Zëri i  tij  ishte revoltë  e brendëshme, ishte  një  zë  i  plagosur, ku  cdo  fjalë, sikur  mbartëte  një  shekull mbi  shpinë. Dhe  e nxirrte  nga  gjoksi i  Xha Gaqos, për  të  sajtën   herë, për  të mos  e dëgjuar  përsëri  askush .” Përse po  tallet  bota  me  ne  o bir?!...

Dhe  askush  nga  veshët  e botës, nuk e  dëgjoi  dhimbjen e  xha Gaqos.

Dhe  askush  nuk  i  pa  sytë  e tij  të  lotuar, tek  shihnin  atë film, ku  vendi i  tijë , njerëzit  e tijë, historia e atijë   vendi  dhe atyre   njerëzve, shkelej  nga  e qeshura  e botës.

Dhe bota  kënaqej  e  shlodhej  me  shqiptarët –majmuna, me  shqiptarët –barbarë, me  atë popull, që  kishte një  gjuhë Perëndie” e  një histori  gjaku.

Xha  Gaqoja  kish  parë  filmin “ La  Amerika”, dhe  shpirti i qe  trazuar  tek  dhimbja  e madhe ...Ai  ishte  i  mbushur  i  gjithi  me  poezi  e  me dhimbje  malli. Me  Naimin  e Mjedën, Fishtën e  Migjenin, Konicën e  Agollin. Një minierë  e vërtetë  vjershërimi, që  nuk  e lë  atdhetarizmin  të  shuhet. Kur  e dëgjova për  herë  të  parë  në  një  koktej të  shtruar  në  ambasadën  tonë, u  befasova ... “ Një antologji dashurie  për  Atdheun!”, mendova, kur ai i  recitonte  vjershëtorët  e  mëdhenj, si  edhe vjershat e  tij, me  djegie  shpirti, sikur  të  mos  numëronte  85 vite  jetë.

“ Epo nën pemën  e  fisit të  patriotit  të  madh Koto  Hoxhit  është  rritur, ndaj i ka  lezet  edhe fjala edhe  vjersha” dhe në  mend  më  erdhën  disa  vargje  të  mësuesit  të  madh:

“...Po  e kam  zemrën shkëmb,

këto plagë  i  kam  si  gjemb,

po të  ishte  tjetër  komb,

do pëllcitë të  bënte  bomë,

do  shuhej  edhe  emëri…”


-Shqipëria  po  vuan, or  bir, ç’po bëjmë ne  për  të ?!Ç’po  bëjmë?!!-më  vinte  zëri i  xha Gaqos  brenda  telefonit. Unë  dëgjoja  dhe  heshtja. Para  atijë  zëri nuk  duhej  fjala.

-Shqipëria  po  përcahet, i  mungon gjuha  e së  mirës. Po  shajmë  e po  pështyjmë. Po  vjedhim  e po  vrasim. Kush  na  ka  mallkuar ?!...Eeh, u  bëmë  loti i  vetes  e  gazi  i  botës.  Para zërit  të  xha  Gaqos  mua, fjala  më  fshihej  nën  gjuhë.

.,.................


Tashme ai ka ndrruar jetë dhe është në strehëzën e përjetshme, por sa herë shikoj politikanët shqiptarë në debatet e mbrëmjes, më duket sikur xha Gaqoja më thotë .” Përse po  tallet  bota  me  ne  o bir që duam të hyjmë në Evropë (si vetëm me martesat e homoseksualëve?) kur jemi në zemer të saj ?!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora