E premte, 19.04.2024, 07:07 PM (GMT+1)

Editorial

Kur popullin e shkel fataliteti dhe shtetarët kalërojnë mbi pegas

E merkure, 05.09.2007, 06:16 PM


Nga Albert Vataj

Albert Vataj
Nëse vërtetë e gjithë përgjegjësia e kufizimeve të gjata të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm duhet ta mbajë perëndia, atëherë këto shtetarë duhet ta ndajnë, nëse taksat duhet t’ia japim perëndisë, apo të vazhdojë t’i mbajë ato për ta mprehur më kreshtën e kapriços dhe kapërdisjes.

Sot në epokën e nanoshkencës, përpjekjeve për turizëm ndërplanetar, deshifrimit të alfabetit gjenetik, hapave për iniciim të energjisë së antimateries, kaplimit të çdo sfide të enigmës së ekzistencës, të orjentosh për nga kryeproblemi atë që është më jetike si uji, dritat, puna, siguria, do të ishte fatale. E kur fataliteti është vëçse një realitet, nuk do ta kundroja më shumë kërshëri ekzistencën e një shteti që qaset, jo dhe aq ta pranojë realitetin e të mobilizohet për të skapulluar situatën, por për t’u strukur pas kushteve klimaterike si akumuluesit kryesorë dhe ndëshkuesit më të pamëshirshëm. Nuk arrij ta perceptoj qartë nëse jemi në prehistori, që presim gjithçka me sytë nga qielli, apo mendësia që akomodon përgjegjësinë e drejtuesve të shtetit, s’mund të jetë vetëm mesjetare.
Jetëgjatësia e krizave që zanafillën e ngjizin tek ato politike, për ta faktorizuar në kolaps social, duke u dirigjuar me kaq finesë nga poseduesit e fajit, nuk orjenton drejt asnjë kahje tjetër, veçse nga formatimi në një model të keq. Sindroma të tilla provojnë gjithnjë e më bindës se ky rast është i pashpresë. Sado që përpjekjet për ta shpërndarë tymnajën e krizave për nga artificet, si riciklimi i ngjarjeve kulmore që kanë plazmuar momentë tragjike në memorjen historike të këtij vendi, shpëtimi mbetet vetëm një prag i mohuar.
Rrugët bëhen gjithnjë e më të gjata, shtigjet gjithnjë e më të shkurtëra, mundësitë gjithnjë e më të pamundura. Nëse vërtetë e gjithë përgjegjësia e kufizimeve të gjata të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm duhet ta mbajë perëndia, atëherë këto shtetarë duhet ta ndajnë, nëse taksat duhet t’ia japim perëndisë, apo të vazhdojë t’i mbajë ato për ta mprehur më kreshtën e kapriços dhe kapërdisjes.
Fundja ato burra që drejtojnë sot shtetin, praktikisht, me dëshirën e tyre personale dhe vullnetin e tyre të lirë, kanë marrë përsipër t’i dalin sot këtij vendi. Normalisht para se të marrin një vendim me një barrë kaq të rëndë, ata vetë apo dikush tjetër për llogari të tyre, duhet ta kishin menduar këtë, e të mos i hynë “zhyt e mmbyt”, përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të sovranit. Se kjo punë nuk po është si çdo punë. Të drejtosh shtetin në kushtet dhe kërkesat e standarteve të sotme social-ekonomike është një ndërmarrje e panjëtëdytë për nga vështirësia dhe përgjegjësia.
Këta syresh as se bëhet fjalë ta kenë situr kaq hollë miellin me të cilin kanë gatuar kuleçët e pushtetit. Për ta duket qartazi se nuk ka asgjë rëndësi, vetëm pasurimi dhe majmja e tyre personale dhe miklimi i fateve farefisnore me shanse dhe mundësi të pamerituara. Ka edhe diçka tjetër, të vockël fare, të cilën ata e kanë menduar dhe e administrojnë më mirë s’bëhet. Nëse e tashmja në pushtet e tyre përmbush sfidat, të gjithë i gjen të rreshtuar në vijën e startit për të garuar për marrjen e meritave. Në të kundërt, pra në realitet kur e tashmja i ka shpërblyer me turp, pse u dashka që faji të hidhet në eter, pse u dashka që të tregojmë me gisht qiellin, si gjynahçari i kësaj dërme sociale, pse u dashka që të sejdisim statistika historike thatësire e mungese reshjesh, apo vetëm për të mos e lënë fajin kopil.
Filozofia e gjithëkësaj maskarade mbetet vetëm energji e konsumuar për të davaritur përgjegjësit nga prova e fajit. Ky manipulim veç një dështimi që pikënis nga një administratë e paaftë dhe e korruptuar, merr vlerat edhe të një atributi që këta zotërinjë kërkojnë t’i japin fatalitetit. Dhe këtë e bëjnë, ndërsa jeta e tyre dhe madhështia u kalëron mbi pegasë.  



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora