E enjte, 25.04.2024, 02:09 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ksenofon Dilo: Petro Harito, burrë i vyer i kombit

E enjte, 30.07.2009, 06:55 PM


Petro Harito
Petro Harito
Petro Harito, burrë i vyer i kombit


Nga Ksenofon Dilo

Shqiptarizmi as nuk plaket as nuk  vdes. Kaluan  vite.  E  reja merr ç’i takon  dhe  i jep hakun së kaluarës.  Koha  është  e  etur   për Demokraci. E uritur  për Drejtësi. Kjo, kërkon soliden. Grindjet ,amullitë kërkojnë e i duan varrmihësit e kombit, që presin sa ne të flëmë. Vetëm filosofia e disa  brumbujve, që si  u thotë populli ”vrave një gjerman të vrarë” e sheh çështjen kombëtare në interesin e vet dhe u detyron të  njëjtin avaz tërë jetën  të  vazhdojnë   kryqëzatën  kundër patriotëve!  Ti bien gjoksit  duke mburrur bëmat  dhe vet-veten,  të ngrënë në qiell “meritat” e tyre. Njësoj sikur nxjerr shpirtin të nxjerrë të vërtetën nga goja e droguar nga Mugosha që  bënte 5-së pushkë  kthehej e urdhëronte 50 shqiptarë të vriteshin si tradhëtarë. ”Bukurira, të butësisë së tillë serboiste sa dhe të vdekurin   çvarrosi “komunist o lule” dhe e  quante sakrilegjin–progres (!) mund të takosh vetëm në përralla. Së fundi  çudia: ”Kush nuk  bindet, nuk e do popullin!”

    Dhimbjet janë të shumta. Ato të shqiptarit  patriot kalojnë çdo përmasë tjetër të sakrificës. Trishtohesh kur burra me përmasa të tilla si Petro Harito, Jani Dilo etj. që tërë jetën kishin  patriotizmin   për busullë, dënohen me heshtje! Heshtje që nuk është flori! Ajo nuk lejon  popullin të ushqehet me qumështin e vet. Po,  historia nuk vidhet. Kombi na kërkon kurdoherë të jemi modestë, ndërsa kasta e kuqe përdor tërë arsenalin e  marifeteve të saj për të poshtëruar virtytin. Më kryesorja metodë e përdorur - terrori! Kjo shpjegon që dhe jetën nuk e filloi nga djepi po, nga varret (po kështu dhe në pluralizëm, e njëjta eksperiencë u konsumua: viti 1991 shënoi lindjen e stinës së terrorit me armë të ftohta.

Me paturpësi, në Nivan të Zagorisë në portën    e të Atit të  Petro Haritos (Mihal  Haritos, krahut të djathtë të Abdyl Frashërit, pjesmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit), atë ditë që ia shkatërroi, shkroi me germa te medha:   “Ujët  flë, hasmi nuk flë”!?! Dhunonin kujtesën historike  dhe nuk kursenin as britmën e hajdutit: ”Kapeni hajdutin!”, se... hasmi?!  Hasmi, askush tjetër, veç  ai që  urdhëroi: “Të zhduken dëshmitë, partia të jetë mbi të gjitha!”. Në  vëndin qe ngroh  si Dielli  zëmra  e zagoritit, e malet marrin emrat e burrave!.. të largohej  njeriu prej qënies njerëzore e të arrrijë si robot që funksionon verbërisht dhe pa menduar  deri të  shkatërrohej  dhe ajo portë, me ato vlerat e  veçanta  arkitektonike dhe  historike e diplomatit  Mihal Harito  ku, mënçuria popullore  i thosh: “Kur dilje në portë e rrinje/ Ç’bëhej në Stamboll e dinje. “

      Njeriu ndjeu  dhimbje, dobësia banale e mëndjes enveriste përbuzte virtytet kombëtare! Kuqo/dopingët  ndjenin nevojën  për të mobilizuar tërë potencialin emocional e mendor,  që të dobësonin kujtesën kombëtre .  Shqiptari të vuante shqiptarizmin! Identifikohej akti  patriotik me aktin e vuajtjes,   të mbesës së Mihalit, bijës së Petro  Haritos, zonjës së nderuar, Ifijeni, nuk ju lejua kurrë (dhe nga shtetii vetëquajtur demokrat) të banonte në  shtëpinë e të parëve të saj!!!  Nga mëndja nuk më çkitet: ish në ato çaste agonie (nëntor 2007), kur  ajo Mëmë e bekuar qysh në fëmijërinë e saj me  patriotizëm,   kur vështroi  flamurin me  shkabën dykrenare që u çpalos  (edhe pse doktorët kishin hequr çdo shpresë), gjeti forca e  foli me gjithë shpirt: “Sa  lezet ka ky Flamur i Skënderbeut, sa  krenare kjo shqiponjë dykrenare! Afromani ta puth  një çikë!”, e me sa fuqi i kish mbetur,  e shtërngoi me dorën e Saj  aq sa mundi.

        Shkojnë njerëzit tani afër asaj shtëpie, te ai  rrap madhështor urojnë (dikush dhe ndihmon,  është gjak shqiptari që vlon)  birin  e   saj,   Piron (inxhinieri  dinjtoz  që dhe në demokraci  në vazhdimësi, persekutimi i rëndon)  edhe pse në kushte shume të vështira me një punë vetëmohuese plotëson “zbrazëtinë”, shmang dhunën  mbi kujtesën kombëtare,  në vëndin ku kanë hyrë e kanë dalë Burra të  Kombit.  Kanë histori   ata Burra   të besës, të fortë si stralli, hijerëndë si rrapi, të bëshëm, të drejtë, kurrë   s’i   ranë gjoksit me grushta, as qaheshin e shkumëzonin prapa gardhit por serjozë, të mënçur që e kishin për turp të të mburreshin e të flisnin për trimërinë e tyre (se veç gratë flasin në Zagori për to).     Burri  zagorit e ka trimërinë në gjak. E tregon kur duhet, madje edhe në monizëm , me zgjuarësi, baruti i këngës së tij kërkonte opozitë. Isua mbushte, këngën   aprovonte bujshëm  mesazhin që shpërthente (dhimbjen për dobësitë parimore, morale dhe ideollogjike): ”More rrap të qofshim falë, more  rrap!   Ku i ke burrat e parë, more rrap!”

    Shtonte efektin kuptimor të këtyre vargjeve, vlera  e mbështetjes emocionale te shqiptarizmit, të    ngrinte peshë (kënga labe) sa, shtynte dhe dëgjuesin më indiferent të jetë, dakord me to.. Më madhorja, shquante bukuria e shpirtit shqiptar, dhe ç’ka jeton në botën e shpirtit të shqiptarit, nuk vdes kurrë.  Është force lëvizëse e karakterit, energji shpirtërore në vëndin ku burri kërkon burra  të vështrojnë  rrugën e përjetësisë.  Koha i kërkonte dhe i kërkon burrat  ë  besës e të fjalës, burra që nuk u dridhej qerpiku, si Mihal Harito, Ilia Dilo Sheperi, Petro Harito, Jani Dilo, Aristidh Ruci, Anton  Zako Çajupi, Ilia Harito, Jorgji Cako, Pano e Pilo Xhamballo etj.etj. se, shqiptarizmi nuk plaket, as nuk vdes. Ai jeton në botën e shpirtit shqiptar, dhe kush jeton në botën e shpirtit nuk vdes kurrë. Gjallëron e shquan dukshëm  sot, i riu  me sedrën shqiptare në universete, kudo duke u prezantuar denjësisht   para botës, krenar që jam shqiptar! Edhe në këtë mes   përsëritet  tani e vërteta e qëmotshme, njëkohësisht dhe oshëtima e  fjalës me zë të lartë ,e besimit të patundur të rilindësve:   Sh q i p t a r ë t  janë  të   v e ç a n t ë!  Po kush ishte  rilindasi  Petro Harito?  Le të citojmë fjalimin e profesor   Ilia    Dilo Sheperit ( para  arkivolit  të Petro Haritos,73 vjet më pare): “ Zi e madhe  mbuloi sot tërë Zagirinë, vëndin e lindjes sate. Ngushëllim të thellë përhap sot në të gjithë anët e Shqipërisë lajmi i papritur i vdekjes sate, o bir i shtrënjtë i Zagorisë o burrë i vlefshëm i Shqipërisë.

          Qysh ike dhe e le për jetë Shqipërinë tënde që e deshe aq shumë. Qysh nuk kujtove fare Zagorinë tënde, që të ka pasur kurdoherë të vetmin mbrojtës në rrezik, të vetmin udhëheqës në ditë të këqija dhe të vështira, të vetmin përfaqësues në gëzime dhe hidhërime. Po,qysh nuk të erdhi keq për fëmijën tënde, që e le të mitur e të parritur, për fëmijën tënde që kishte kaq nevojë për kujdesitë e tua atnore, për Nënën dhe Hallën tënde që u qe thënë të pinin dhe këtë kupë të hidhur, për farefisin tënd që të adhuronte, që të mbështetesh tërësisht mbi ty? Mbylle sytë, o Petro Harito dhe i le  të gjithë dhe të gjitha dhe bashkë me fëmijën tënde të dëshpëruar, bashkë me farefisin tënd të pikëlluar, bashkë me Zagorien tënde të shkretuar, derdh lotë hidhërimi dhe tërë Shqipëria që të njojti, i tërë Atdheu ynë, të cilit aq bukur i shërbenje gjer në këtë ditë, i shtyrë nga ndjenjat fisnike  të zëmrës sate të madhe.

           Bir i Babait të mirë, i  Mihal    Haritos, që nderoi tërë vëndin duke përfaqësuar Sjqipërinë e  tërë prej Shkodre gjer në Prevezë, si deputet  në parlamentin e parë  të perandorisë Otomane më 1878-të, bir i atij Babai, dhe nip  i atij  Ilia Harito, që e nderonte tërë vilajeti i Janinës, bir them dhe nip i atyre burrave që të lanë si trashëgim një emër aq të lëvduar po dhe me detyra sa të larta aq dhe të rënda, i pasove. Ishte  zëmra   jote  e madhe, ishin ndjenjat e tua fisnike dhe patriotike, ato që të bënë t’a mbaje lart këtë emër, ato që të bënë të vlefshëm për Atdhe, ato që të udhëhiqnin në çdo rast të mirrje udhën e nderit, të bashkoheshe kurdoherë me shokët më të kulluar në ndjenja , më të matur në vendime dhe veprime për të mirën,  për shpëtimin e Atdheut. Në ditët e tua Shqipëria jonë e dashur ndeshi  në vështirësi  më të mëdha të jetës së saj të gjatë,shkoi peripëcitë më të rrezikëshme, pati nevojën për ndihmën më të gjallë të bijve të saj .  Dhe do të ishte tepër e gjatë sikur të nisja të  numëronja   një nga një të gjitha punët e tua ,  sikur të matesha të analizonja gjithë ndjenjat që të shtynin  në ato punë për të mirën e Atdheut ,  o,   burrë i  vyer i Shqipërisë.

Në kohën e okupacionit grek nuk e mohove emrin e nderuar të Shqiptarit, nuk pushove së  mburruri  që jeshe Ssqiptar, as  peshove  përbuzjet, as  dhe rreziqet që shkaktonin këto mburrjet e tua fisnike. Në kohën e autonomisë kundërshtove paudhësinë me sa ishte njerëzisht e mundur dhe e  rrezikove      bujarisht    jetën   tënde kur u  ngrite  e   vajte  i paftuar   në   Hormovë   në mes të andartëvet dhe u përpoqe me  çdo mënyrë  që të shpëtonje vëllezërit  Shqiptarë   Muhamedanë nga rreziku  që  i  kërcënonte. Në mbledhjen panepiriote të Delvinës  e  shfaqe  burrërisht  mendimin  tënd  që Epiri  ishte i  Shqipërisë dhe duhej  t’ì    lëshohej    Shqipërisë. Në  kohën e Italisë i përbuze  nderimet  e  nuk pajtoheshe me  cungimin   e indipendencës shqiptare.  Zbrite  gjer në bashkëfjalim me njerëz keq/bërës, që të ndaloje veprimet kundër katundeve  të Shqipërisë, në të cilat provinca jote e Gjirokastrës të ka zgjedhur kurdoherë si përfaqësues të saj për meritat e tua, kurdoherë qëndrove i pandarë nga shokët që përpiqeshin për të mirën e mirëkuptimit të Atdheut, dhe, kur e desh  nevoja, nuk  dyshove  të bashkpunoje me  ta, për  shpëtimin   e Shqipërisë. Nuk u druajte  në çdo rast të çfaqje mendimet që të diktonte zëmra jote e pastër, dhe nuk u dëshpërove kurrë, as u zëmërove kurrë kundër atyre që keq shpjegonin fjalët e tua  të  kthjellta,   ndjenjat  e  tua  të  kulluara.

              Këto sjelljet e tua të nderuara të mbajtën lart në sy të  popullit  shqiptar dhe  tërhoqën mbi Ty dashurinë e Mbretit  tonë,i cili të pati  kurdoherë  në të djathtë të Tij. Deputetëve dhe  nëpunësve të lartë të shtetit të cilët,  të gjithë sot, me lajmin e papritur të vdekjes sate derdhin pa dyshim lot hidhrimi së bashku me fëmijën tënde të pikëlluar,  së  bashku me  Zagorien  t’ënde  që  të  është  mbledhur  sot  këtu  e   po   të qan me lot. Në një  hidhërim  të  këtillë   janë të pafuqishme fjalët , nuk zënë vënd për ngushëllim. Feja  vetëm  është ajo që largon dëshpërimin, feja  që thërret e thotë :”Të  tjera janë  mendimet e njrzve  dhe të  tjera  urdhërat e Perëndisë  për të mirën tonë”:    Të  përunjemi  para  urdhërave  të  Perëndisë, le të përmbajmë  hidhërimin  e madh, le  t’i lutemi  të Madhit   Zot  të derdhi balsamin e ngushëllimit,  në fëmijën  dhe në farefisin e Tij të pangushëlluar,dhe , duke ditur që s’ ka  njeri pa të mëkate në  këtë botë, le ti lutemi atij Zoti  t’a  ç’lodhi në banime të të  drejtëve, duke  thënë: “ Ndie     Z ot      Shpirtin     e      Tij!”

          Sot, me  atdhetarin  zëmërzjarrtë, Petro  Harito,  e ndjejmë vehten  krenarë, ndonse  dikujt duhet t’i skuqet faqja që u la në harresë, ai  që gëzonte  respektin e miqve dhe të armiqve. “Nuk vete unë me  yje  që perëndojnë, tha kryetari i   partisë  opozitare me të, në Parlament, por mbaj sytë  mbi yllin e polit, Xha  Petron, dhe këshilloj  gjithë  shqiptarët  që të  bëjnë po  kështu në se, duan shpëtimin e Atdheut.”  Të tillë ishin burrat e kombit, që, të pajisur me pikpamje dhe me virtyte të  larta nuk është çudi pse dënohen me harresë nga  ata që  e shikojnë popullin si një masë amorfe, të cilën mund ta manipulojnë sipas qejfit dhe interesave personale, se   realitetin shoqëror  para të tillëve  qënkërka arenë e gjesteve të automatizuara! Angazhimi permanent dhe lufta e pandërprerë e  burrave si  Petro Marito, Jani Dilo, etj. në temperaturën e kohës  aq të shqetësuar, për triumfin e  idealeve kombëtare të demokracisë, të  së  drejtës    e  të së  vërtetës,  është rrugërrëfyes për brezat e ardhshëm.


(Vota: 23 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora