E shtune, 20.04.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Naser Aliu (Mefshtësia, Honoris Causa dhe UÇG)

E merkure, 29.07.2009, 09:11 PM


Naser Aliu

Mefshtësia

Shqiptari
i mefshtë ulur galiç para dere
Në komunizëm
Duke pritur kalimin e demokracisë atypari
Me dekada

Shqiptari në Jugosllavi
I plogët ulur në oborr
Në një shkëmb
Duke pritur kalimin e lirisë atypari
Me dekada

Kur e morëm guximin, ia behu demokracia
Kur lëshuam kushtrimin, u shfaq edhe  liria!

Mirëpo
Shqiptari i Shqipërisë po pret akoma
Edhe shqiptari i Kosovës ulur në shkëmb
Po dremisin së bashku

Po presin së bashku të kalojë Evropa atypari
Me nga një gotë konjak
Për herë të parë po presin së bashku
Si dy fatosa të sjellshëm!

Kushtet për Konferencën Islamike mirëpo
Shqipëria i plotësoi e para
Edhe disa festa për sulltan Muratin
Edhe disa falënderime Turqisë
Që mori mundimin të na pushtojë
Dhe,
Do t' i plotësojë edhe Kosova
Nëse nuk na besojnë
Mund ta pyesin R. Qosen

Mirëpo
Edhe për Evropën
Do t' i plotësojmë kushtet!

Kufirin ndërshqiptar e ruajnë shqiptarët
Nga shqiptarët
Me pushkë  të mbushur!
Si dëshiron Evropa!

Në njërën anë
Valon shqiponja e rraskapitur
Në anën tjetër tundet një poçavër krenare
Me 6 yje, si dëshiron rrospia e moçme!

Ja, shiko shqiptarët të shtrirë

Shikoi të lutem
Në kokërr të shpinës

I sheh
Të shtrirë gjerë e gjatë
Presin
Po presin
Po presin Akoma
Dikush t' ua dhurojë
Edhe bashkimin
Bashkimin e gati tre shteteve shqiptare!
Oh, po pret me pasion!

Shqipoja
Me pasion shumë të madh!
O Zot u lodh, shikoja djersët...

Honoris Causa

Nëse motra juaj
Gjen burrë
Me dëshirën e saj
Vrajeni

Ajo ka shpirtin me qira!

Mund ta vras unë

Nëse unë jo

Atëherë ju!

Pas juve kjo e drejtë kalon

Te burri!

h.c.

Ajo duhet të martohet
Vetëm sipas dëshirës sonë
Ne zgjedhim djalin
Që na eksiton
Neve
Jo atë!
Duam
Dylber
Dhe ashik
Shtathedhur e symadh!

Nëse nuk punon
Nuk të humb nderi!

Nëse fëmijët  tu
Nuk kanë gjë për të ngrënë
Nuk të humb nderi!

Nëse fëmijët tu ecin zhele zhele
Nuk të humb nderi!

Nderi të humb

Nëse motra
Gjen burrin vet!

Ta ruajmë virgjinitetin e saj
Si sytë
E ballit!
Me shpirt e trup!
Edhe me jetën tonë!
h.c.
Dhe,
Nesër
Mund t' i themi
Ashikut tonë:
"Merre, ja ku e ke!
Shko e bënia atë punë
Por,

Mos na harro edhe neve!"

UÇG

Nëse një ditë
Gratë themelojnë UÇG-në
Unë do t' i bashkëngjitëm
Këmbësorisë së tyre
Me bashkëshorten time

Nëse si armë edhe ato do përdorin
Grushtet

Shqelmat

Rripat

Gurët
Dhe gurëzimin
Si mizoginët*
Atëherë
Edhe ne do t' i mbushim xhepat me gurë
Dhe, do marshojmë derisa t´i fitojmë
Të gjitha betejat dhe luftën!

Embetha!

* Urrejtësit  e grave


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora