E premte, 19.04.2024, 07:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Folklori çam perla mes këngëve dhe valleve në festivalin mbar kombëtar

E marte, 04.09.2007, 11:26 PM


Për 3 orë e gjysmë sarandjotët kanë ndjekur mbrëmjen e së premtes Festivalin e Parë të Këngës dhe Valles për Çamërinë. Konkurruan gjashtë grupe: Grupi Folklorik i Markatit, grupi “ Thesprotia – Çamëria ” Vlorë, grupi “ Zëri i Bilbilit ”, Grupi çam i Rrogozhinës, shoqata polifonike shqiptare grupi “ Bashkimi ” i Mallakastrës dhe grupi i Tiranës. Një kombi mund t’i varrosësh historinë, mund ta lesh pa varr, siç ndodhi me popullsinë e martirizuar çame 60 vite më parë, por këngën dhe vallen e tyre nuk mund ta mbytësh dot. Ky ka qenë lajtmotivi i festivalit tre ditor në qytetin e Sarandës.Ky ishte mesazhi që i sollën publikut sarandjot grupet folklorike që konkurruan në natën e parë të startimit të Festivalit folklorik Festivali që ka çelur siparin në stadiumin e lojërave me dorë i pari në historinë e kësaj popullsie. Eshtë i pari Festival enkas për Çamërinë. Jam i emocionuar, - u shpreh Azgan Haklaj kryetari i unionit mbarëkombëtar të kulturës, në fjalën e tij përshëndetëse para shikuesve sarandiotë që kishin mbushur shkallët e stadiumit të lojërave me dorë “ Aleko Dajko ”. Ne stërnipat e Skënderbeut dimë të kërcejmë e të këndojmë edhe kur të tjerët na vonojnë. Tropoja dhe Saranda do të jenë binjake që nuk do t’i ndajë më historia. Konkurruan gjashtë grupe: Grupi Folklorik i Markatit, grupi “ Thesprotia – Çamëria ” Vlorë, grupi “ Zëri i Bilbilit ”, Grupi çam i Rrogozhinës, shoqata polifonike shqiptare grupi “ Bashkimi ” i Mallakastrës dhe grupi i Tiranës. Të gjitha grupet krahas repertorit të tyre kishin zgjedhur këngët dhe vallet brilante të Çamërisë për t’i bërë pjesë të përfaqësimit të tyre për konkurrim. Kënga himn i Festivalit “ Kemi lindur në Janinë ndaj e duam Çamërinë”, vallja e Osman Takës e kërcyer me mjeshtëri nga 12 vjeçari nga Shalësi, Denis Lekgegaj, apo edhe nga grupi i Tiranës, apo kënga për Çelo Mezanin nga grupi i Rrogozhinës, kënga valle “ Qa Minushi, o aga ” e kërcyer nga djem të rinj të grupit të Vlorës, u duartrokitën duke qëndruar në këmbë gjithë shikuesit e natës së parë të Festivalit. Juria e përbërë nga Lili Cingu, Qani Biraçi, Deli Metalia, Hekuran Halili dhe Fitim Çaushi ishte në vështrim të pandërprerë të gjithë repertorit të grupeve. Ora 23.30 ishte ora që shënoi fundin e natës së parë të Festivalit të Parë të Këngës dhe Valles për Çamërinë. Denisi, një nga pjesëtarët e grupit folklorik të Markatit, rreth 65 km larg qytetit të Sarandës, ishte 12 vjeçari që shkëlqeu duke kërcyer me mjeshtëri vallen e Osman Takës. Lili Cingu valltarja e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, e mori në krahët e veta valltarin 12 vjeçar, e puthi dhe i tha: Ti do të bëhesh një valltar shumë i mire, veç një gjë hiqe shaminë kur kërcen, lëviz dorën, se do dukesh më burrëror. Ai ia ktheu përqafimin dhe iu përgjigj: Do ta zbatoj këshillën tënde se e di që do të më shohësh edhe më mirë. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora