E premte, 19.04.2024, 11:40 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Arrestohet terroristi kosovar në SHBA

E marte, 28.07.2009, 09:28 PM


Hysen Sherifi
Nga
Gazeta Express


Kosovari Hysen Sherifi dhe gjashtë burra të tjerë amerikanë janë arrestuar të hënën në Karolinën Veriore në ShBA. Bazuar në padinë e policisë federale, ata akuzohen për komplotimin e sulmeve brenda Izraelit. 24 vjecari i lindur në Kosovë, jetonte me dokumente të rregullta në SHBA. Gjashtë të arrestuarit e tjerë ishin me banim në Karolinën e Veriut.

Të dyshuarit akuzohen për komplot për t’u siguruar mbështetje materiale terroristëve, komplot për vrasje, rrëmbim, dhunim dhe plagosje të personave jashtë vendit “Sipas akuzave, një nga burrat, Hysen Sherifi, thuhet se shkoi në Kosovë për t'u angazhuar në luftën fetare te dhunshme të xhihadit, por është e paqartë nëse ai ka bërë ndonjë sulm”- shkruan sot AP.

Në aktakuzë e bërë e njohur për median thuhej se të akuzuarit kishin udhëtuar për në Izrael në qershor 2007 për t’u angazhuar në xhihadin e dhunshëm, por përpjekjet e tyre kishin dështuar. Prokurorët thonë se udhëheqësi i tyre ishte , Daniel Boid ndërsa të arrestuarit e tjerë si të dyshuar për sulme terroriste janë dy djemtë e tij, Zakarija Boid, 20 vjec dhe Dilan Boid, 22 vjec, si Anes Subasic, 33 vjec, Mohammad Omar Aly Hassan, 22 vjec dhe Zijad Yaghi, 21 vjec.

Të akuzuarit janë paraqitur, të hënën për herë të parë para një gjykate në Raleigh nën akuzën për sigurimin e mbështetjes materiale për terroristët. Autoritetet thonë gjithashtu se Boid dhe të dyshuarit e tjerë ishin stërvitur me armë sulmuese dhe ishin përpjekjur të mblidhnin para për sulme terroriste.

Prokurorët thonë se udhëheqësi i tyre, 39-vjeçari Daniel Boid, kishte qenë në Afganistan për stërvitje ushtarake në kampet terroriste, dhe kishte luftuar atje mes viteve 1989- 1992, para se të kthehej në SHBA. Dokumentet në gjykatë akuzojnë Boid, që njihej dhe me emrin “Sejfullah” se ka inkurajuar të tjerët të angazhuar në luftë fetare. Nëse të arrestuarit deklarohen fajtor mund të dënohen me burg përjetë.

Aktakuza

Shtatë individët janë akuzuar për konspiracion për të siguruar mbështetje materiale për terroristët dhe konspiracion për vrasje, rrëmbim me dhunë, dhe të plagosje e gjymtim të personave jashtë shtetit.

Përveç kësaj, Daniel Boyd, Hysen Sherifi dhe Zakariya Boyd, secili janë ngarkuar me posedimin e një armë zjarri në mbështetje të krimit dhe dhunës. Nga përafërsisht nëntor i vitit 2006 deri në korrik 2009, padia pretendon se Daniel Boyd dhe të pandehurit tjerë kanë konspiruar për të ofruar mbështetje dhe burime materiale për terroristët, duke përfshirë edhe paratë, trajnimin, në transport dhe në personel.

Gjatë kësaj periudhe, të pandehurit gjithashtu kanë konspiruar për të vrarë, rrëmbyer me dhunë, dhe për të plagosur persona jashtë shtetit. Sipas padisë, objektit të konspiracionit, ishte për të përparuar xhihadin e dhunshme, duke përfshirë mbështetjen dhe pjesëmarrjen në veprimtari terroriste jashtë vendit dhe kryerjen e akteve të vrasjes, rrëmbim etj.

Padia pretendon se, si pjesë e konspiracionit, të pandehurit përgatitur veten për t'u angazhuar luftën e  dhunshme të xhihadit dhe ishin të gatshëm të vdesin si martirë. Si pjesë e konspiracionit, aktakuza pretendon se të pandehurit kanë ngritur fondin për të mbështetur përpjekjet e trajnimit për të zhvilluar aftësitë me armë. Disa nga të pandehurit e radikalizuar gjithashtu thuhet se kanë shtyrë të tjerët të besojnë se lufta e dhunshme xhihadit ishte një detyrim fetar personale.

BOX: Hysen Sherifi, 24-vjeçari nga Kosova është banor legal i SHBA-ve. Si pjesë e konspiracionit, aktakuza pretendon se ai udhëtoi për në Kosovë, në korrik 2008 për t'u angazhuar në xhihadin e dhunshëm dhe pastaj është kthyer në SHBA në prill të vitit 2009 për të rritur mbështetjen për muxhahedinët. Thuhet se Sherifi ka ofruar 500 dollarë për të ndihmuar fondin e Daniel Boyd. Thuhet se i akuzuari Daniel Boid kishte ushtruar Sherifin se si te operojë në një sulm me armën automatike AK-47.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora