E premte, 19.04.2024, 02:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi; interviste me Shkrimtarin dhe veteranin e UCK Jeton Kelmendi

E diele, 02.09.2007, 11:59 AM


Intervistoi: Albert Zholi

Intervistë me shkrimtarin dhe veteranin e luftës Jeton Kelmendi në Bruksel

''Dashuria për mendimin tim, është ishulli ku pinë ujë bletët dhe elefantët''

Jeton Kelmendi
Jeton Kelmendi, poet dhe publicist, lindi më 1978 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, studimet në Prishtinë. Punon për shumë media në Kosovë dhe bashkëpunon me të tjera edhe jashtë vendit. Kelmendi është i njohur, pos si poet me disa libra të botuar, edhe për shkrimet e tij publicistike, sidomos rreth çështjeve kulturore dhe politike. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë pjesë e disa antologjive. Kritika i ka cilësuar si poezi të mesazheve të qarta dhe moderne në konceptimin e ideve. Esenca e mendimit poetik të Kelmendit është etika e të shprehurit. Motive dominuese në krijimtarinë e tij, janë lirika e dashurisë dhe realiteti i kohës. Është veteran i luftës së UÇK-së.

-Pse dhe kur keni ikur në emigracion

Kelmendi: Në Evropë kam emigruar qe një vit e gjysmë. Është diçka jashtë natyrës normale ta lësh atdheun dhe të shkosh në një vend tjetër. Për disa vite pas luftës në Kosovë, kam qenë në dy mendime, të emigroj apo të rri edhe pak në atdhe. Si duket liria nuk ndeshi, aq sa e deshëm ne disa që i mbetëm   jashtë mendjes shtetit që ende nuk arritëm ta ndërtojmë. Ishte e shtunë dita që u largova nga atdheu, dita që unë mbërrita në tokën e Evropës. At ditë e sot u bëra emigrant. Nuk janë shumë ditë për ti numëruar, por tek unë janë bërë boll.  

-jeta shkollore dhe ju. Kur e keni ndjerë veten më keq në shkollë.

Kelmendi: Si nxënës kam qenë nxënës i shkëlqyeshëm që nga klasa e parë fillore deri kam mbaruar shkollën e mesme, gjimnazin. Është e natyrshme qe për të ghitha vitet e shkollimit njeriu të ketë përjetime nga më të ndryshmet. Realiteti ynë i shqiptarëve të Kosovës, nën okupimin e egër serb ishte i tillë që shumë herë na bënte të ndjeheshim keq. Nga shumë raste që nuk jam ndier mirë do të përpiqem ta them një. Si student në Prishtinë, më kujtohen ditët e para të fillimit të një ndryshimi që jehona e tij do merrte botën. Isha në dijeni se në teren kishin hyrë njësite që përpiqeshin të krijojnë UCK-n. Nuk dija se si mund të bëhem pjesëtare i saj, e as nuk dija si ti them dhe kujt ti them. Kjo ishte koha kur më së keqi jam ndier në shkollimin tim, si student. 

-A ju ka qëlluar ndonjëherë me pëllëmbë mësuesi po prindërit dhe pse ?

Kelmendi: Po. Më kanë qëlluar edhe prindërit edhe mësuesi, si fëmijë, ngase kam qenë i lazdruar siç i themi ne në Pejë, por ta them të vërtetën nuk mbaj mend, prandaj ju kërkoj falje që nuk mund të kam ndonjë përgjigje konkrete në pyetjen tuaj.

-Kur keni filluar të shkruani për herë të parë dhe a e mbani mend çfarë keni shkruar.

Kelmendi: Ndonëse, unë kam disa familjarë që terë jetën e tyre u morën me shkrimin dhe letrën, e kam fjalën për familjen Shkreli, unë shkrimin e kisha në shpirtë qysh si fëmij, në bankat e shkollës fillore. Shkrimet e para ishin poezi dhe tregime, kur isha 11 vjeçar. Poezinë e parë e kam botuar 1991.  

-Ç'është dashuria për ju.

Kelmendi: Dashuria për mendimin tim, është ishulli ku pinë ujë bletët dhe elefantët. Në artin tim që e dominon lirika e dashurisë, nuk e kam thënë kështu, por nëpër vargjet e mia jam përpjekur t' ja ngris temperaturen akullit dhe t' ja freskoj vapës hijen.   

-Kur e keni ndjerë veten më keq në emigracion.

Kelmendi: Unë jetoj në Paris dhe Bruksel dhe emigracioni më ka dhenë ndjesime   nga të dyja anët. Më së keqi jam ndier sa herë më ka ra malli për fjalën shqipe të dua. Dhe kjo nuk ka ndodh rrallë, ngase flas edhe gjuhë tjera por shqipja më del edhe nga goja edhe nga zemra.  

-Kush ka qenë dita më e gëzuar e jetës suaj

Kelmendi: Pyetjet tuaja janë zigzage dhe më provokojnë të dal pak jashtë vehtës dhe të them më shumë. Kam pas shumë ditë që kam menduar se jam më i gëzuari në botë.   më i gëzuari kam qenë kur pjesa e ndarë e atdheut Dardania është çliruar.

-Kush është idhulli juaj në letërsi ?

Kelmendi: Ju lutem, tani leximi në gjuhë anglez na e ka mundësuar qe të jemi në hap me kohën dhe me botën. Idhulli im shqiptarë është Azem Shkreli, kurse nga letërsia e huaj Dan Braun.  

-Po në muzikë"

Kelmendi: Kur dua qe të jem më afër atdheut, gjithnjë e dëgjoj të madhin e   muzikës folklorike, Dervish Shaqa. Në rrethana tjera më së shumti i preferoj këngëtaret Madona dhe Shakira.

-Si e kaloni kohën e lirë?

Kelmendi: Zakonisht kohën e lirë e kaloj jashtë shtëpisë. Dal me disa shokë që kam, nëpër kafenetë e qeta, por shpesh edhe shkoj për të vizituar vende të ndryshme. Në natyrën time është shumë e pëlqyer vizita nëpër vende dhe gjera historike.

-A e ndjeni racizmin në vendi ku punoni dhe jetoni?

Kelmendi: E ky është një dallim ndërmjet shqiptarëve dhe të tjerëve. Ne të huajt i respektojmë, kurse në Evropë të konsiderojnë të huaj... Një pyetje interesante. Tek unë është një parim ndryshe, kurrë nuk merrem me atë se si mi konsideron ndokush, por gjithmonë përpiqem që të jem korrekt në çfarëdo raportesh e pastaj kjo më bën që veten ta ndjej mirë.   

-Cili është mendimi juaj për politikën shqiptare dhe çfarë i nevojitet kësaj politike?

Kelmendi: Ta them të vërtetën, me mundësitë e përcjell shumë politiken, në Shqipëri, Kosovë dhe politikën shqiptare në përgjithësi.   Me keqardhje më duhet ta them se në realitetin  që e jetojmë, nuk ka mundësi të kemi një politik edhe aq të mirë, mirëpo politika shqiptare gjithandej është segmenti më i dobët në të gjitha sferat e jetës shqiptare. Madje shumë herë politika në Shqipëri dhe Kosovë më nevrikosin aq sa ma mbajnë në kokë at thinjen e Fishtës.    

-Çfarë pëlqeni dhe çfarë urreni më shumë tek një njeri?

Kelmendi: Tek njeriu më pëlqen humanizmi dhe butësia, kurse të tjerat gjëra qe ne i quajmë të këqija, unë nuk i pëlqej, por në asnjë moment nuk urrej asgjë, ngase nisem nga parimi, të urresh je rob i tij apo saj.

-Ushqimi i preferuar ?

Kelmendi: Nuk jam ndonjë, ku ta di unë specifik i ushqimit, por mund të them, kryesisht, grilli më pëlqen më shumë.

-Çdo të bënit nëse do të ishit i pasur ?

Kelmendi: He!  Kurrë nuk e kam ëndërruar të jem i pasur, por sikur të isha një Bos si e quajnë këtu, pa fije dyshimi se do investoja në atdhe dhe do e ndihmoja popullin në kategoritë si Veteranët e luftës, kulturën dhe sportin.

-A do të ktheheni në atdhe dhe a të merr malli për të ?

Kelmendi: Po, do të kthehem në atdhe, por kur ti duhem vendit. Tani fatkeqësisht, atje po duhen politikanët e korruptuar dhe estrada shund e kiq. Këto kategorie sado minore të jenë në atdheun tonë janë gjithçka, kurse intelektuali artisti i mirëfilltë dhe akademiku nuk kanë ndonjë respekt më.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora