E enjte, 28.03.2024, 01:20 PM (GMT)

Mendime

Abas Fejzullahi: Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit?

E marte, 28.07.2009, 07:28 PM


Çfarë ka bërë  AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit?

Nga Abas Fejzullahi
 
Po Kosova e dal nga lufta e djegur dhe e shkruamuar në shumë drejtime, si ate shpirtëror dhe material nga barbaria serbe e çfrenuar, e përkdhelur në të gjitha periudhat nga  BE në formë direkte apo inirekte. OKB me fjalë e premtime të mdhaja,se do e ndihmojnë Kosovën edhe dërguan të ashtuquajturin UNMIK, jo për t`na ndihmua siç premtonin, por për t`na penguar, dëmtuar e rrënuar ekomnomokisht ,dhe për t`na ofruar shkopin e lypsit…në dorë, mu ashtu siç kërkonte ASHA të Sërbisë në vitet 1988 -1990-ku përjashtoi nga puna  pothuajse gjithë punëtorët  shqiptarë përmes organeve të dhunëshme të pushtetit  okupues serb, dhe faktori ndërkombëtar aso kohe vetem se bënte sehirë, sikurse dhe tani...?!

E për këtë ka aq shumë argumente e fakte, jo për të shkruar një referat disa faqë por edhe vëllime librash me mija faqe. UNMIK-u që në fillim në bazë të Rezolutës 1244 e administronte Kosovën me ligjet e Serbisë, dhe ato me mjeshtri i praktikonte dhe i praktikon duke dëmtuar interesat e Kosovës, edhe sot vazhdon për të bërë pengesa,aty ku mundet e sa mundet. Nga shumë dëme që ka bërë administrimi i UNMIK-ut në shumë drejtime është edhe privatizimi i shumë ndërmarrjeve shoqërore- Fabrikave dhe pasurive tjera në Kosovë.

Fillimisht  deklaronin se  do punojnë me  ligjë e drejtësi, e nuk mungonin deklaratat  lavdruese për rezultate të shkëlqyera në rajon , bile edhe nga vendorët merrnin lavdrata e pse jo:

Siç thot populli: Mazën e merrnin UNMIKASIT-Hierren disa vendas, ndërsa punëtorët e gjor mbeten të pa punë,me gishta në gojë, edhe ato 20% të mjeteve nga privatizimi shumica prej tyre si morren kurr por si shërblim për punën dhe djerësen e tyre në krijimin e këtyre pasurive mbeten rrugëve dhe u shëndërruan në lypsarë- me varfëri të skajshme. Si pasoj e këtyre veprimeve, vetvrasjet  u shtuan si fenomen i pa njohur më parë tek shqiptarët në Kosovë- as gjatë okupimit serb bile, sepse solidariteti dhe ndihmat mes veti ishin në nivel lakmues…

Një ndër shumë veprimet e UNMIK-ut ishte pikërisht Shtylla e katërtë lidhur me privatizimin në Kosovë.
Për t`ua lënë këmët e arushës në dorë, siç thot një fjalë e urtë popullore, vendorëve  krijoj të ashtu quajturen AKM- AGJENCIN KOSOVARE E MIRËBESIMIT- që nga themelimi i saj e deri me sot, ka dëshmua të kundërtën dhe realisht  i përgjigjet kjo shkurtes por me një ndryshim jo të vogël  të një fjale  dhe konkretisht  AGJENCIN KOSOVARE E MOSBESIMIT.

Asnjëhere nuk ju dhanë raste e mundësi kredi e investime për ti rivitalizuar apo provuar të prodhojnë ato fabrika e ndërmarrje ku ka pasur mundësi…me arsyetime te tyre dhe rregullat e UNMIK-ut për privatizim dhe përfitimet e tyre. Aty ku janë bë përpjekje nga punëtorët janë penguar në forma dhe mënyra të ndryshme.

Në  muajn shtator të vitit 2008 shtypi vërshoi me lajme se u djegën dokumentet e AKM pra të privatizimit nga administrata e UNMIK-ut..!UNMIKASIT  thonin se janë djegur dokumente tjera, jo me vlerë dhe kështu u krijue rrëmuj e huti dhe u la në harresë dal ngadal, deri sa vëlersuan se është koha e përshtatshme për t`i mbuluar veprimet e shëmtuara dhe keqpërdorimet,duke shëndrruar AKM - AGJENCIN KOSOVARE E MOSBESIMIT në AKP, AGJENCIN KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT apo PSHTJELLIMIT.siç thuhet në popull Ali Hoxha-Hoxh Alia…!
Të gjitha këto ndryshime  dhe pshtjellime janë bërë dhe bëhen vazhdimisht,për ti fshehur apo zhdukur gjurmët e keqpërdorimeve nga zyrtarët e UNMIK-ut dhe vendor në bashkëpunim dhe bashkëveprim.
Pasojat nga këto veprime janë të rënda dhe afatgjata për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien  e popullatës në përgjithësi dhe varfrimin e saj në veçanti…

Shpronsimi toksor i pasurive të mdhaja shoqërore  në Kosovë,përmes lojrave me Ligje  duke bërë politizimin  e pronësisë për të krijuar anarki dhe mjegulli rreth pasurive  shoqërore dhe natyrore, duke ndërruar pronarët sipas interesave dhe diktatit partiak e të zyrtarëve të UNMIK-ut, duke krijuar huti,dyshime e mosbesim rreth pronarit të vërtetë-popullit…si dhe shumë fabrika dhe ndërmarrje shoqërore  u privatizuan  në mënyrën më djallëzore , në dëmin e punëtorëve dhe rrënimin  e ekonomisë së Kosovës  edhe ashtu të rrënuar e plaçkitur nga okupatori serb, e ajo që ka ngelur po e pson të njejtin fat përmes AKM- por me udhëheqjen dhe realizuesin kryesor –zyrtarë e të uritur të administratës së UNMIK-ut dhe pse jo edhe vendorët për përfitimet e tyre  rreth privatizimeve duke ndërruar pronarët e vërtetët të pronave përmes rregullave  të pa rregullta të UNMIK-ut..!
•    Këto  pra i bëri AKM- AGJENCIN KOSOVARE E MOSBESIMIT.
•    Çfarë po bënë e do të bënë AKP, mbetet të shifet , por me sa duket se nuk do të ket ndonjë mrekulli në këtë drejtim ,vetëm se janë dyshimet dhe mosbesimi se do e vazhdojnë të njejtin veprimtari fitimpruese si AKM- sepse siç janë shenjat  vetem se kanë ndërruar uniformën sikurse UNMIKU  në EULEX, me qënrime  të pa çarta e konkrete të mbshtjelluar me ndikime politike e intersa të ndryshme, mbetet në vazhdimsi dyshimi i bazuar se  AKP do të jetë:Agjencioni Kosovar i Pshtjellimeve.

•    Veprimi i Agjencionit Kundër Korrupsionit , lidhur me hulumtimin  e korrupsionin  ne të gjitha drejtimet por edhe reth privatizimit   deri me tanika pak shpresa për veprime konkrete në këtë drejtim dhe evetmja shpresë është përseri  te vllai i UNMIK-ut EULEX-i dhe ja se çfarë shkruan gazeta  Express e 15 prill 2009.
 
Të gjitha nivelet institucionale që nga Komunat e deri te nivelet e republikës-Kuvendi i Kosovës, deri më tani s`kanë bërë diç konkrete në këtë drejtim, as pas pavarsisë. Mbetet të pritet e të shifet çfarë do bëhet  në të ardhmen …!


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora