E enjte, 25.04.2024, 06:35 AM (GMT+1)

Mendime

Prenjo Imeraj: Lajthitje mendore apo mendësi politike, z. profesor Kristo Frashëri

E marte, 28.07.2009, 07:17 PM


Kristo Frashëri
Kristo Frashëri
LAJTHITJE MENDORE APO MENDESI  POLITIKE,  Z. PROFESOR KRISTO FRASHERI ?

Shkruar nga :   Prenjo Imeraj

Astoria, Queens-New York

imeraj@aol.com

Këto ditë, në Gazetën Tema, hasa në një replikë të Prof. të Historisë Kristo Frashëri drejtuar Z. Mërgim Korça me banim në Michigan.  Unë nuk e njoh personalisht Z. Kristo Frashëri.  Edhe nga ana profesionale si historian, nuk ka rastisur të dëgjoj shumë për të.  Në ndonjë material, të kohëve të fundit, lidhur me figurat madhore të Kombit tone, p.sh. lidhur me figurën e Heroit tonë legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, mendimet e tij nuk më kanë lënë ndonjë përshtypje mbresëlënëse, si më ka lënë p.sh. Z.Moikom Zeqo në mjaft materiale historike të botuara në shtypin periodik të Tiranës, megjithëse me sa jam në dijeni,ky intelektual i zoti, nuk është historian në profesion.  Me gjithatë, si lexues, më lind e drejta të ngre zërin tim,  madje edhe të kërkoj shpjegim nga Prof. Frasheri, për disa shprehje bastarde dhe vulgare të përdorura nga ai në replikën drejtuar Z.Korça. 

Shprehja parë:   …Enver Hoxha në vitin 1945 nuk ka qenë diktator...!   A mund të na shpjegojë Profesori se kur dhe në ç’rrethana u bë KRYEDIKTATOR  E. Hoxha?   Tashmë ç’do shqiptar e ka të qartë se, të gjithë urdhërat verbale dhe me shkrim për ekzekutimin e nacionalistëve pa gjyqe, madje edhe plumbat pas koke ish bashkëluftëtarëve të tij të dikurshëm i ka dhënë Enver Hoxha.  Dihet se, edhe Komandanti xhahil partizan Mehmet Shehu, në asnjë rast nuk veproi me kokën e tij, gjatë ekzekutimeve masive, pa marrë urdhërin e Enver Hoxhës. Për mua ato urdhëra qenë diktate të pastërta prej diktatori, pas të cilave fshiheshin emisarët e P.K.Jugosllave.

Shprehja e dytë:  … rrugaç…, e mjeran…!  Fjalë tepër vulgare këto të dala nga goja e një profesori, që e quan vehten të “madh”në Histori!  Shprehja rrugaç përkon me fjalën Angleze gangster, e cila rëndom përdoret edhe në gjuhën e folur Shqipe.  Z. Mërgim Korça rrugaç…! (?) Turp e paç faqen e zezë o Profesor!   Z.  Korça e njoh familiarisht qysh  gjysëm shekulli më parë.  Kur u vendos në Lushnjë, kemi patur edhe vajtje e ardhje familiare, pasi me bashkëshorten e tij të nderuar Dr. Mimozën kemi qenë kolegë si mjekë e kemi punuar në të njëjtin institucion mjeksor.   Z. Mërgim Korça njihet nga të gjithë dhe jo vetëm në Lushnjë:  si njeri i mirë, i edukuar, i kulturuar e me disa gjuhë të huaja në përdorim.  Specialist shumë i zoti dhe njeri tepër korrekt në të gjithë drejtimet, megjithëse vorbulla e luftës së klasave nuk e la kurrë të qetë…  Mergim Korça mjeran…!(?)  Përkundrazi, ai rrjedh nga një familie dinjitoze, krijoi familie dinjitoze gjatë sistemit diktatorial dhe, në prag të rënies të atij sistemi, tërë dinjitet gjeti rrugën për të emigruar në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku po me dinjitet e ndërtoi jetën më së miri, duke mos u shkëputur kurrë nga jeta intelektuale dhe, me zotësinë e tij, u angazhua në punëra dinjitoze, deri në mësimdhënjen e Gjuhës Shqipe në një Universitet Amerikan…

 

 

                                                                        -2- 

Si ti kuptojë lexuesi këto shprehje të pa hijëshme të Prof. Kristo Frashërit?  Në rast se janë  lajthitje mendore, (ndoshta prej demensës senile *), atëherë duhet të na vijë keq dhe, profesori duhet mëshiruar…  po në rast se janë përdorur për diskriminim politik, atëherë aq më keq për të dhe, gjëja më e mire për profesorin do ishte, t’i merrte prapsh e ti fuste andeje nga edhe i nxori.   Megjithëse me vonesë, po Prof. Kristo Frashëri duhet të mësohet se, Komunizmi me të gjithë dishepujt dhe shërbëtorët e tij fanatikë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, dhe jo  vetëm në Shqipëri.

            Opinione për lexuesin lidhur me replikat e Z. Prof.Kristo Frashëri

Kam përpara sysh në këto çaste dy librat e fundit te Z. Mergim Korça ku dokumentohet edhe replika e parë e Prof. Frasherit.

Lidhur me replikën e prof.Frasherit ndaj gjuhëtares Ledi Shamku: - Gjuha e përdorur ështe hiç e denjë për një profesor.  Përgojimi i Z. Mërgim Korça, përgjatë shkrimit, si i biri i Xhevat Korçës që ka bërë turpe, kundërmonte lufte klasash, absolutisht e pa pranueshme për kohën dhe sistemin demokratik që përjetojmë.  –Çpërfillja ndaj Z. Korça se nuk është historian, nuk ishte aspak bindëse.  –Akuzat ndaj të ndjerit Xhevat Korça nuk ishin akuza historiani (pa le të një profesori historie).  Ishin akuza të stilit komunist, pa asnjë bazë reale e të mbushura me insinuata dhe fjalë boshe hedhur në hava.  Gjuha tepër banale dhe e pa themel, si gjuha e dikureshme e Bedri Spahiut dhe Koçi Xoxes, nuk e nderon fare profesorin.

Lidhur me përgjigjen e Z. Korça ndaj profesorit:  - Ajo ishte shumë e matur dhe e drejtpeshuar e në vazhdim edhe sulmi ndaj profesorit, shembull etike profesionale, elegance në të formuluar të mendimeve, me diferencë të madhe ndaj gjuhës tip slloganesh rrugësh të Z. Kristo Frashëri.  – Ballafaqimi i personalitetit të të ndjerit Xhevat Korça ndaj akuzave boshe e të pathemelta të Z.Kristo Frashëri, nëpërmjet mbrojtjes tij nga akuzat boshe e të përgjithëshme të ish prokurorit komunist Bedri Spahiu, paraqitur trupit gjykues në Gjyqin Special, një pasqyrë e gjallë dhe konsekuente e shumë bindëse e veprimtarisë patriotike të të ndjerit Xhevat Korça.                        - Trajtimi i kolaboracionizmit komunist që nga Stalini, e në vazhdim kolaboracionizmi kriminal i Enver Hoxhës, mbështetur në dokumentacion historik nga Z. Mërgim Korça, hedhin dyshime të mëdha rreth gjysëm shekulli prodhimtarije tekstesh historike nga profesorati i radhës K.Frashërit.  Analiza që bën Z. Korça, brenda kuadrit të një shkrimi polemik, faqe pas faqeje, të “xhevahireve historike”shkruar nga K.Frashëri në tekstin e  Historisë, një pasqyrë e qartë e mungesës personalitetit të autorit këtij teksti.  Faktet historike të periudhës diktatoriale ndryshoheshin e rishtypeshin konform terrorit komunist e kositjes udhëheqësve nga ana e Diktatorit Hoxha.  E profesorët si Kristo Frashëri me shokë, gati t’i rishkruanin tekstet konform direktivave të reja  partiake.  Me plot gojën e them se, ato janë turpe para të cilave Z. Kristo Frashëri të ulë kokën e jo më te çirret siç ka guximin  e vazhdon të bëjë.

Replika Nr. 2 e Z. Kristo Frashëri:  - Nje “radiografi” ku del qartë mungesa e shtyllës kurrizore tek “profesori”.  Ndërsa Z. Korça e ka mbështetur analizën e tij, tej’e mbanë, me dokumenta

                                                                        -3-

 dhe argumentime, Z. Kristo Frashëri hedh bomba tymse, duke pretenduar se analiza nuk ka asnjë mbështetje dokumentare!(???).  Pak  ka qëmtuar edhe paraqitur Z.Korça nëpër arshiva dokumentat e kompromiseve të E.Hoxhës në dëm të Shqipërisë?  Pak faqe i ka numuruar ai Z.Kristo Frashëri nga teksti i tij i Historisë Shqipërisë, duke i paraqitur lexuesit edhe paragrafet e shkruar nga profesori e që janë turpi i profesorit?  - Me këtë replikë profesori ka treguar qartë se, e vetmja armë kundër polemikës elegante të mbushur me fakte e dokumenta të Z.Mërgim Korça, është zhargoni vulgar i PROFESORIT me fjalë banale, të pista e të pa hijëshme…

Me këtë rast dua t’i kujtoj studjuesit e rinj, të merren me këto probleme, e pse jo, të ballafaqojnë edhe sulmet e përgjithëshme e të pa baza të Z.Kristo Frashëri me argumentat e themeltë e faktet e shumta që sjell Z. Mërgim Korça, të nxjerrin përfundimet e duhura, e doemos si rigorozitet llogjik dhe etike polemike, mund të ndjekin edhe shembullin e Z. Korça.

Një kontribut, sado modest, nga ana e ime si vlonjat: - Në replikën e tij Nr.2, Z.K.Frashëri akuzon Mustafa Krujën si edhe Xhevat Korçën pse nuk e dhanë dorëheqjen kur dënoheshin luftëtarët e njësiteve komuniste.  Përgjigjen e themeltë e të dokumentuar i a dha Z.Mërgim Korça.  Në mënyrë shumë bindëse ky i fundit solli fakte historike lidhur me dy ministrat e qeverisë Kruja, Z.Hasan Dosti si edhe Z.Jup Kazazi, për rastin e të cilëve Z.K.Frashëri dhe e tërë plejada e historishkruesve të diktaturës, jo vetëm që mbajnë përgjegjësí lidhur me shtrembërimin që u kanë bërë ngjarjeve edhe fakteve, por pikërisht ai qëndrim përbën edhe turpin e tyre !                                                                                                                                               Nga ana e ime e pyes Prof. Frashërin, si nuk i zuri turpi atë, si edhe gjithë pseudohistorianët e periudhës diktaturës, që përgjatë 47 viteve të diktaturës e paraqitën Selam Musanë si komandantin e forcave që me luftë vetmohuese i hodhën në det trupat e rregullta italiane që e mbanin të pushtuar Vlorën e 1920-ës ?   Ja edhe dëshmia e ime.  Në vitin 1974, mua personalisht më ka thënë Toto Shehu nga Gumenica e Vlorës, pjesëmarrës në luftë, se ishin turpe pohimet e historianëve që e paraqisnin Selam Musanë si komandantin e forcave vullnetare shqiptare.  Komandant ata kishin patur Heroin Qazim Koculi !   Pa dashur të shtoj edhe se si më pati folur dhe ç’më dëshmoi ai në vazhdim për Selam Musanë, u a ve në dukje historianëve të rinj, se në janarin e vitit 1943 qeveria fashiste italiane nxiti një vrasës me porosí, i cili me forcat e veta i bënë atentat dhe e vranë Qazim Koculin, Ministrin pa Portofol dhe Komisarin e Lartë të Qeverisë Kruja !   Si reagoi ajo qeveri ?   I paraqiti Mëkëmbësit të Mbretit Jacomoni, dorëheqjen e parevokueshme !    E pra këto fakte kokëforta Z.Profesor Frashëri nuk i quan fakte e doemos mohimin e tyre dhe daljen zot shtrembërimeve që ai me gjithë shokët e tij historianë i bënë historisë nuk ka se si të pranojë se përbëjnë  turpet e tyre !                           

 

*demensa senile: term mjekësor, që përkufizon rënien e inteligjencës, për shkak të pleqërisë.

                    



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora