E premte, 29.03.2024, 01:47 PM (GMT)

Mendime

Dilemat tona për Zogun dhe zogjtë

E hene, 03.09.2007, 10:07 PM


Shkruan : Sokol Balla

Javën e shkuar dy ngjarje fare mirë mund t’I lidhje me Zogun. Në Shkodër dy veta vranë një të tretë. Ky I fundit donte të blinte një kanarinë – lloj zogu – I cili kushtonte vetëm një euro. Kjo I kushtoi jetën, ndërkohë që tregoi sesa vlen vërtetë jeta në vendin tonë të dashur. Vetëm një ditë më parë mediat pasqyruan një raport të një institute ndërkombëtar në Gjenevë, I cili fliste për rreth 500 mijë armë që ende gjendeshin në duart e civilëve. Cinikisht raporti thoshte se [mimet e kallashit në vendin tonë të dashur kanë rënë, dhe tashmë mund të gjenden edhe me 120 euro. Si në ato ofertat e supermarketeve: merr një kallash dhe merr 120 jetë.
Një ditë pas vrasjes për një zog, në selinë e Kuvendit, Arkiva e Shtetit publikoi disa dokumente, qe flisnin per aktivitetin e parlamentit shqiptar në kohën e Zogut. Ajo që binte në sy ishte sesa kohë kishte humbur administrata e “merhumit”, si[ kishte qejf ta quante shoku Enver, për të vendosur në shina karakterin primitiv social të shqiptarëvëe. Disa vendime të qeverisë që mbanin firmën ministrit të brendshëm, që ishte edhe kryeministër – një gjë që nuk ka ndryshuar edhe sot, pasi ky post mbetet më I rëndësishmi në kabinetet qeveritare – lidheshin me përcaktimin e nocioneve të atyre që shoku Enver me vonë vetëm do t’I klasifikonte si shfaqje të huaja dhe jo si vepra penale, si pederastia, kurvëria, vagabondazhi, pirja e alkoolit, apo edhe vota e ushtarëve.
Po e nis nga kurvëria, si një fenomen tashmë masiv në jetën sociale të vendit edhe sot e kësaj dite. Por ndërsa sot kurvëria mbetet një sjellje sociale, në kohën e Zogut, për të kishte një nocion legal. Tashmë kurvërinë nuk mund ta ushtrosh më kudo si sot, por vetëm në vende të caktuara. Gratë botore (kurvat) duhet të marrin leje në shtet. thoshte ligja e nënshkruar nga Zogu. Sot ndodh e kunderta. Lejet kanë tashmë vulë kurvërore. Ndryshe nga sot, në kohën e Zogut, të ishe vagabond, nuk merrje poste shtetërore. Përkundrazi, gjobiteshe me 100 franga ari dhe në rast përsëritjeje gjoba dyfishohej. Ndryshe nga sot, në kohën e Zogut, nëse futeshe ne konceptin ligjor të vagabondit, jo vetëm nuk merrje post politik si sot, por të hiqej e drejta e votës.
Në kohën e Zogut nuk mund të pije më shumë se dy dolli në një dasëm. Vetëm në këtë mënyrë duket se qeveria mund t’I vinte fre alkoolit tek shqiptarët. Sot alkool pijnë edhe dymbëdhjetë vje[arët. Në kohën e Zogut u vendos të hiqen per[et. Sot kërkojnë t’I mbajnë edhe në shkollë.
Ky vend kërkon rregulla. Ashtu si ai I heqjes së kamzhikëve për të rrahur kuajt. Por Zogu mesa duket e dinte se në darkë burrat I përdornin këto kamzhikë edhe mbi gratë. Këtë e provoi java që shkoi kur një grua e frustruar, I hodhi lakun në fyt vjehrrës së vet. Zogu ishte I pari që ndaloi me ligj armët dhe I pari që tentoi të [armatoste malësorët. Ai I njihte mirë ata se ishte malësor vetë. Ai e dinte se shqiptarët vriten për një zog. Por asnjëherë për Zogun që aq shumë I duhej Shqipërisë.
Dilema jonë për zogjtë në fakt është e vjetër. Brenda nesh përplasen me forcë dy gjysma: një perëndimore që I hap rrugë me makinë femrave apo të moshuarve dhe ajo malësore që futet me makinë në semafor të kuq. Për të zgjidhur këtë dilemë, për të dalë nga muzgu I përgjumur ottoman, kemi patur gjithmonë nevojë për një Ataturk. Por nuk e patëm kurrë. Ahmet Zogu ishte një rastësi historike, një mbret I sajuar dhe jo gjak blu – këtë e provon trashëgimia e tij gjenetike modeste. Por ishte “mbreti” që I duhej shqiptarëve. Pasi ai ishte “antishqiptari” I vërtetë. Antishqiptar I koncepteve prapanike të shoqërisë primitive, prej nga e cila ai doli, por që tentoi aq shumë ta ndryshonte. Fakti që ai u sulmua nga të gjithë, intelektualë, banditë, nostalgjikë Turqisë dhe përkrahës të Italisë, tregon se ai kishte të drejtë: ky vend bëhej vetëm me metodat e tij. Pasi Zogu e kuptoi se më të rëndësishme se metodat, ishte rezultati. Zonja Topalli – e cila është nga Shkodra, atje ku u vranë për një zog – në heshtje me këtë ekspozitë të këtyre dokumenteve të pa[muara dha një kontribut për rishkrimin e historisë. Dhe rishikimin e dilemës sonë për Zogun dhe zogjtë…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora