E premte, 19.04.2024, 12:55 PM (GMT+1)

Mendime

Everest Haxhi: Kristo Frashëri, Mevlan Çelebiu dhe Oscar Shindler

E marte, 28.07.2009, 06:09 PM


Kristo Frashëri
Kristo Frashëri
Kristo Frashëri, Mevlan Çelebiu dhe Oscar Shindler


Nga Everest Haxhi

Kur fantazma e mjerë e Mbretit të Danimarkës I shfaqet Hamletit duke i kërkuar shpagim  për veprën e përbindëshme që kishte kryer i vëllai i tij për ti zëne fronin mbreteror, i tregon gjithashtu të birit se vuajtjen më të madhe i a shkaktonte fakti që e kishin çuar tek Krijuesi të papërgatitur, të mbuluar  prej mospërkryerjesh dhe, ç’është më e keqja, pa patur kohe të pendohej. I referohem Shekspirit  të bëj analogji me realitetin shqiptar ku njerëz pa moral profesional dhe të indoktrinuar deri ne qelizë, me besimin e marrë se do tu kundërvihen ligjeve të natyres, refuzojnë të pranojnë cdo shans qe u jepet per tu penduar dhe për të bërë nje analize objektive se cfarë kanë ata prodhuar gjate jetës së tyre.
U mundova disa hëre t’i a mbush mendjen vetes për ta lëne në harresë leterkembimin midis Inxhinier Mërgim Korçës dhe Z. Kristo Frasheri. Përpiqesha të gjeja arsye edhe për faktin qe sa më shume lexon, sidomos pergjigjjen qe Z.Frasheri i ka kthyer Inxhinier Korces, aq më tepër kuptohet që shpritrat e “brumosur së prapthi” e kanë të vështire të pranojnë se jeta e tyre nuk ka prodhuar vecse fallsitete.
E njoh shumë pak Z.Korca dhe nuk më kishin rënë në dorë botimet e tij për të vlerësuar ndihmesën e tij ne fushen e historise. Dija nëpërmjet tim eti që ka qenë një njeri i nderuar, një inxhinier shumë i afte dhe novator, si dhe qe rrjedh prej nje familjeje patriote intelektuale. Kërshëria më shtyu të gjej librat e tij dhe ti lexoj me vemendje. Nga menyra  e te shkruarit kuptova shume më tepër se kush është Mërgim Korça. Kuptova fisnikërine dhe elegancën e shkrimit të tij dhe njëkohësisht  qetësine dhe vetëpermbajtjen qe ai ka treguar ndaj fyerjeve te Z. Frasheri. Keto fyerje dhe menyra e të parqiturit ne letërkëmbim tregon mungese etike profesionale e pasuar nga mangësi te theksuara profesionale ne fushën ku Z.Frasheri e mban veten per ekspert. Per tu bërë një analizë fakteve të sjella duhet më tepër se te thërrasësh per jo vërtetësi të tyre duke sulmuar faktesjellësin se nuk është historian. Që Inxhinier Korça nuk është historian nuk ka nevojë të komentohet apo të përdoret si argument për të zhvlerësuar punën e tij në këtë fushë, bile unë e përgëzoj qe ka gjetur forcën për të bërë publike vuajtjet si pjesë e pandarë e familjes së tij dhe e te gjitha familjeve shqiptare qe pranuan jo te heshtin duke kycur gojen perpara mizorive te pashkruara nga historianet. E pergezoj gjithashtu Z. Korça per kete ndermarrje  te cilën e konsideroj të guximshme dhe që e ngarkon  inxhinierin me përgjegjësine e marrjes përsipër të drejtparaqitjes dhe vërtetësisë fakteve pa bërë zbutje apo përshtatje që mund ti bëjë një historian servil për të kënaqur shijet politike të kohës.
Të jesh historian eshte shumë e vështirë pasi e vërteta është vetëm një dhe duhet të analizohet me objektivitetin e duhur dhe të paraqitet pa pasur frikë se kush cënohet prej saj. Kjo më sjell në mendje një fragment nga romani i një mikut te Profesor Frasherit që besoj e ka lexuar pasi ka gjetur veten e tij te misheruar ne njerin prej personazheve te librit. Behet fjalë për romanin “Kështjella” të Ismail Kadaresë ku historiani I Portës së Lartë, Mevlan Çelebiu mësoi që e kishin caktuar të pasqyronte me “realizem” fitoret e lavdishme  qe ushtritë e padishahut do të korrnin në Krujë. Tursun pashai e kishte zgjedhur si beniaminin e vet dhe i kishte dhënë udhëzime të qarta se si duheshin pasqyruar faktet, betejat dhe fitorjet. Ismail Kadare fillon e zvogelon aq shume figurën e këtij historiani të mjerë saqë në momentin kur ai nuk kishte kurajë të tregonte se si ushtarët e thjeshtë masakroheshin me mijëra, përpiqet ti thërrasë ndërgjjes së vet por pa sukses pasi ajo e kishte braktisur me kohë. Kështu ka qenë edhe fati i Mevlan Çelebijve shqiptarë me zotin Frashëri në krye, të braktisur nga ndërgjegjja dhe nga morali profesional e që, pa u përpjekur që të kërkojnë pendim dhe falje, vazhdojne të shkruajnë se si kaluan “nga fitorja në fitorje”.   
Përpara syve në tavolinën ku po shkruaj kam disa texte shkollore, tekste mësimore te Ministrisë së Arsimit të Xhevat Korçës, “Te Praku i Jetës,” “Rreze Drite” dhe “Shkrimtarë Shqiptarë”. Duke shfletuar keto libra me vjen keq që nuk kam pasur mundësi të kem qenë i ballafaquar ndaj tyre, ashtu si dhe gjithe brezi të cilit unë i përkas. Ne u rritëm me tekstet e Profesor Kristo Frashërit ku mësonim bëmat e “kaubojsit” Hoxha, antishqiptarëve Dushan Mugosha e Miladin Popovici, dhe nuk mësuam për atë plejadë shkrimtarësh, intelektualësh e  patriotësh shqiptarë që “Mevlan Çelebijtë” e PPSh-së i bënë ata tradhëtarë dhe kolaboracionistë. Ne nuk mësuam për ata që do t’ia shisnin shpirtin edhe djallit për të mirën e Shqipërise por mësuam për ata që ia falën shpirtin djallit vetëm për tu bërë shërbyes te tij.   
E keqja më e madhe është se këta pseudo shkencëtare me tituj e dekorata vazhdojnë të besojnë në kontributet e paarritshme të tyre dhe se kombi duhet tu jetë mirënjohës që kanë indoktrinuar breza të tërë me pallavra e dogma komuniste antishqiptare. Populli ynë ka një fjalë shumë kuptimplote që mendoj se duhet ti përshtatet një shpirti te tunduar, “Më mirë vonë se kurrë”, por me sa duket “komunistat nuk dorëzohen.” Ateizmi i tyre i bën të besojnë se do të jetojnë përjetë dhe se pendimi nuk ka vend në qëninen e tyre jo njerëzore.
Në një interviste me Blendi Fevziun, Kristo Frashëri tregon hapur një nga cilësitë më të vyera të tij dhe të shokëve të tij, mosmirënjohjen.  Nëse dikush të bën një nder të madh, është në natyrën e popullit tonë, ti mbetesh borxhli për gjithë jetën dhe nëse vjen puna që njeriu që ta ka bërë nderin kryqëzohet për tu qëlluar me gurë ne sheshin e qytetit, ti duhet të jesh nga ata qe nëse nuk ke mundësi ta mbrosh të paktën të mos hedhesh gurë mbi të.  Kur flitet për figurën e Mustafa Krujës, gjatë intervistës, Profesor Frashëri me një ngërdheshje tipike mosmirënjohësi thotë që – “ Spiun i fashizmit ishte,   ndonëse mua me ka bërë nder se më ka nxjerrë nga burgu!”.  Dhe unë pyes :  a keni arritur ndonjëherë ju Z.Frashëri të mendoni pse jua bëri këtë nder Mustafa Kruja? A keni marrë ndonjëherë mundimin te vlerësoni përpjekjet e tija ne nxjerrjen nga burgu fashist  të gjithë rinisë shqiptare pa analizuar se sa i suksesshëm ishte? A e keni vlerësuar ndonjëherë humanizmin e tij në shpëtimin e qindra familjeve hebreje kur dha urdher ti pajisnin me pasaporta shqiptare dhe ti shoqeronin drejt vendeve të sigurta për ta?
Një humanist si Mustafa Kruja nuk mund të ishte antishqiptar dhe kolaboracionist, në kuptimin e keq të fjalës. Nuk mund te quhet kolaboracionist Oscar Shindler që pavarësisht të qënit anëtar i Partisë Naziste nuk humbi respektin per jeten dhe nuk ia fali shpirtin djallit por, duke dale kundër vijës politike të partisë së vet, u ngrit ne nivelet me të larta të njerëzimit duke shpëtuar me mijëra  hebrenj  me listën e tij te jetës.
Çfare kontrasti! Oscar Shindler si ëngjëll i jetës dhe Mevlan Çelebijtë që pushkatuan  prindërit, vëllezërit dhe të afërmit vetëm që parimet e mbrapshta dhe çnjerëzore të mos i shkelnin. Çfare paradoksi! 


(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora