E premte, 19.04.2024, 03:24 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kosovë, konfirmohet rasti i parë me gripin e derrit

E hene, 27.07.2009, 06:50 PM


Ministria e Shëndetësisë konfirmoi rastin e parë me grip derri në Kosovë. I infektuari është një nëntëvjeçar nga Londra, i cili në Kosovë ka ardhur për pushime. Rasti tjetër i dyshuar ka rezultuar negativ. Dy mostra tjera nuk janë analizuar fare.

Është konfirmuar sot rasti i parë në Kosovë i infektimit me virusin A-H1N1. Ministria e Shëndetësisë thotë se bëhet fjalë për një djalosh nëntëvjeçar me banim në Londër, i cili ka ardhur në Kosovë para disa ditësh. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, thotë se i infektuari nuk është i shtrirë në klinikë, meqë tashmë supozohet se i ka kaluar fazat klinike të sëmundjes.

“Personi me virus arriti në Kosovë nga Britania e Madhe, pak ditë më parë", tha Sami Uka nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Gjendja e pacientit aktualisht është e mirë , shtoi ai. Zyrtarët medikalë të Kosovës po shikojnë nëse edhe anëtarë të tjerë të familjes janë te prekur nga ai virus.

Ndryshe, javën që lëmë pas janë dërguar për analiza në Institutin Torlak në Beograd katër mostra të të dyshuarve se janë të prekur nga virusi A-H1N1. Me rekomandim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dy nga mostrat janë analizuar, nga të cilat njëra ka rezultuar pozitive e tjetra negative. Ndërsa, dy të tjerat nuk janë analizuar fare, meqë të dyshuarit nuk kanë pasur shenja klinike të sëmundjes dhe nuk ka pasur nevojë të bëhen analiza të tilla. Deri më sot, Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan ku nuk ishte shënuar prania e këtij virusi

Ministri Gashi: Kemi injeksione të mjaftueshme

Në një deklaratë për media të mbajtur menjëherë pas paralajmërimit për shfaqjen e gripit të derrave, ministri I Ministrisë së Shëndetësisë Alush Gashi bëri të ditur se gjendja nuk është alarmante dhe se familja e të infektuarit nuk është e prekur nga virusi. Po ashtu është njoftuar se në Kosovë ka doza të mjaftueshme të injeksioneve “Tamiflu” për të gjithë ata që kanë simptome klinike që përdoret kundër virusit.

"I infektuari me virusin H1N1 është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e tërë familja e tij. I infektuari është i moshës nëntë vjeçare, i lindur dhe i rritur në Mbretërinë e Bashkuar, nxënës i një shkolle, i cili për shkak të dyshimit me grip është mbyllur para një kohe. Nxënësi ka ardhur në pushime në vendin tonë, gjatë rrugës për në Kosovë në Budapest nuk e ka ndier veten mirë dhe mjekët i kanë rekomanduar që pas arritjes në destinacionin e fundit të paraqitet te mjeku" tha ministri i shëndetësisë Alush Gashi.

Si ta njohim dhe luftojmë gripin e derrave?

Gripi i derrit i shumëpërfolur kohët e fundit është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes tek derrat, e shkaktuar nga viruse gripale të tipit A, që shkaktojnë epidemi gripale tek kjo kafshë. Edhe pse prek në masë derrat, ngordhshmëria e tyre nga kjo sëmundje mbetet e ulët. Ky virus është zbuluar për herë të parë në vitet ‘30 të shekullit të shkuar. Është sëmundje e organeve të frymëmarrjes të derrave e shkaktuar nga virusi i tipit A. Njerëzit, zakonisht nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Aktualisht tek njerëzit është raportuar infeksioni me virusin e gripit të derrave, tipi H1N1. Normalisht, njerëzit nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Është raportuar se virusi i gripit të derrave përhapet nga njeriu në njeri, por nuk dihet saktësisht si ndodh përhapja e virusit.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora