E enjte, 16.07.2020, 07:20 PM (GMT+1)

Komente

Llemadeo: Jo cdo gje qe ju pelqen duhet te u pelqeje edhe te tjerve

E hene, 27.07.2009, 06:06 PM


Jo cdo gje qe ju pelqen ju si individ dhe ju ben te vuani deri ne semundjen e servilizmit, duhet te u pelqeje edhe te tjerve!
 
Nga Llemadeo

Lexojme shpesh ketu ne art-Cafe qe te shahen individe me njeri tjetrin per simpati apo antipati te ndryshme, ku tashme sic dihet ka pseudo te mencur' qe krahasojne disa sherbetore te diktatures' deri dhe me Nene Terezen apo me Gjergj Kastriotin Skenderbe!
 
Ndaj ua theksoj atyre individeve qe;
Sado qe te adhuroni ju ndonje individ deri ne ate verberine e humbjes se ekulibrit llogjik ne vetveten tuaj, ku te adhuruarin tuaj e krahasoni me Messine, mos mendoni asnjehere se do te ja arrini qe verberine tuaj te ua impononi edhe te tjerve, atyre te cilet jane shume me te thelle ne mencurine e tyre, ne besnikrine e tyre ndaj realitetit, ndaj kohes, historise dhe te verteteve!
 
Paten detyruar dikur nje popull te tere te duartokiste pa adhuruar, pa ndjere as me te voglin rrepekt as dashuri per diktaturen, por nuk zgjati shume dhe ajo thej qafen ne humnerat qe i pregatiste vetes cdo dite' me ato metodat e dhunshme, ku i beri njerzit me dhune qe te duartrokisnin per te, te votonin per te, etj etj!
 
Ju nuk mund ti detyroni asnjehere as individet e jo me masat qe te miratojne adhurimin tuaj te verber per cilindo individ' me merite apo pa merite' qofte!
 
Me kot lodheni per te gjetur shkaqe origjinash, apo emrash qe ndokush i quan gjoja jo shqiptare, pasi dihet se emrat puro shqiptare kane filluar te fshihen qe ne kohen e sundimit otoman, ku dhunshem jane detyruar njerzit te emertohen Hasan, Hysen, Ali, Kadi, Ismail, Tahir, Harun etj, duke mos i lejuar te quhen Ilir, Agim, Gezim, Pal, Mark, Kole, Gjin, Leke, Gjergj, etj. emra shqiptare!
 
Cdo perpejkje e cdo individi per ta goditur individin tjeter ne gjerat private te jetes se tij, sic bejne rendomte disa pseudo te shkolluar ketu ne Art-Cafe, eshte nje shenje e djallezise se tyre deri ne primitivizem banal qe i mban poshte ne plehrat qe shtyn koha drejt kalbezimit, sic shtyu diktaturat dhe sic shtyn cdo individ injorant e tejet te djallezuar... bashke me sherbetoret e diktatures!
 
Koha qe po jetojme eshte kohe e qytetarise, e nderimit dhe rrespektimit te te drejtave te individit, te lirive te cdo njerit e aq me teper e lirise se fjales dhe e mendimit!
 
Nuk eshte me koha e servileve qe benein propogande te dhunshme duke shtypur shpirtra njerzish, vetem per ti detyruar qe te duan diktatorin dhe diktaturen!
 
Ndaj hiqni dore nga perpjekjet e juaja te dhunshme, me te shara deri ne gjerat private te individit, per ti bere te tjeret te duan apo te nderojne ate qe nuk e meriton per tu dashur as per tu nderuar!
 
Te duash, te adhuroash dhe te nderosh cilindo individ, eshte liria dhe e drejta me e madhe e cdo individi!
Ai qe tenton te shkele ate te drejte te cdo individi, eshte personazhi me kriminel i kohes!


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora