E marte, 23.04.2024, 12:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Alfred Papuçiu: Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara

E diele, 26.07.2009, 04:01 PM


Gjeografia e mendimeve të Alfred Papuçiut

Libri i Alfred Papuçiut „Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara”, nga Botimet “Toena” përmban refleksione dhe kujtime të autorit, të një ish-funksionari ndërkombëtar që prej 25 vitesh ka punuar dhe punon me organizatat ndërkombëtare, në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OMS), në Byronë Ndërkombëtare të Punës (BIT) dhe si konsulent për botimet pranë organizatave ndërkombëtare. Siç shprehet autori në fillim të librit: „E dua akoma profesionin tim „jo të këndshëm“ që më lidh me gjuhën dhe tokën time amtare, për të dhënë një mesazh. Ashtu si ata marinarët që i urrejnë stuhitë dhe shtrëngatat, por vazhdojnë të lundrojnë, edhe unë do të vazhdoj në udhën time, të nisur prej afro 4 dekadash“.

Në pjesën e parë të librit është një ditar ku përshkruhen vitet e autorit në Nju Jork, Gjenevë dhe vende të tjera, gjatë pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së dhe konferencave të shumta ndërkombëtare. Libri „Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara“, nga brendia kap një gamë të tërë problemesh, të trajtuara me vërtetësi, por edhe bukur, të diplomacisë dhe të punës me organizatat ndërkombëtare. Siç shprehet shkrimtari Alfred Papuçiu, kultura politike e përfaqësuesve të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, si edhe lidhjet që ata mbanin me vende mike europiane apo arabe, sillnin si rezultat që ata të përçonin ndjenjat e popullit shqiptar për një jetë më të mirë, krahas Europës, Amerikës, apo parimeve të Kombeve të Bashkuara. Autori ngre me forcë edhe problemin e përkatësisë europiane të kombit të tij. Historia e Europës është e lidhur me atë të Shqipërisë. Argumentet janë të shumtë për të bindur bashkëbiseduesit për praninë e Shqipërisë edhe nga ana juridike në Europë. A nuk është e mjaftueshme, thotë Papuçiu, ajo gjuhë nga më të vjetrat indoeuropiane si shqipja, ajo kulturë, puna e qindra mijëra shqiptarëve që kanë ndërtuar dhe ndërtojnë Europën prej dhjetëra dekadash, a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza, ata guvernatorë, kryeministra e njerëz të shquar të Kombit tonë që kanë dhënë për Europën, ato sakrifica të popullit të vuajtur shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo ndihmë që iu dha italianëve gjatë „kapitullimit“ të Italisë që u strehun te vatrat e shqiptarëve të thjeshtë? Shqiptarët meritojnë më tepër se Karaburuni ku humbën jetën dhjetëra mijra njerëz të pafajshëm vetëm se donin të shihnin diçka tjetër në Europë. Europa është edhe Shqipëria, edhe vendet e Ballkanit. Europianë janë edhe ata popuj që ëndërrojnë të „kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin për në Europë“, në epokën kur muri famëkeq i Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë. Libri përmban edhe një vlerësim lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe për angazhimin e kësaj organizate, për të ndihmuar një vend anëtar si Shqipëria, në rrugën e zhvillimit dhe ecurisë drejt demokracisë. Autori flet me respekt edhe për shumë përfaqësues shqiptarë të aftë, me gjuhë të huaj, që kanë përballuar me sukses pjesëmarrjen në ecurinë e projekteve dhe programeve të bashkëpunimit me Shqipërinë apo me vendet e rajonit të Ballkanit. Alfred Papuçiu është i mendimit se edhe organizimi i veprimtarive për Shqipërinë në organizatat ndërkombëtare, do të ndihmonte për njohjen më të mirë dhe reale të Shqipërisë, shqiptarëve, të kulturës, artit, zakoneve dhe virtuteve të tyre të mira, pasi disa herë, pa të drejtë Shqipëria, megjithëse i përket gjeografikisht Europës, „nxihet“ nëpër televizionet e huaja apo shtypi i bulevardit.

Lexuesi ka rastin, përmes këtij libri, të mësojë shumë më tepër per personalitete dhe përfaqësues me valencë të lartë njerëzore, të mësojë se atdheu ynë dhe i autorit, Shqipëria, është një atdhe vlerash. Ky libër- antologji, i shton bibliografisë një titll për të cilin ndër të tjera gjithmonë do të citojmë të vërtetën e një komunikimi dhe investimi të tillë intelektual për llogari të qytetarit dhe më së shumti atij të ardhëshëm të Europës. Autori ngre edhe çështjen e dyshtetësisë dhe thekson se fatmirësisht ka në botë vende dhe demokraci shembullore dhe një legjislacion të përshtatshëm dhe bashkëkohor si Zvicra, që respekton prejardhjen dhe rrënjët e banorëve të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë qoftë edhe përkohësisht apo përherë në tokën zvicerane, me njerëz të mirë, punëtorë dhe të lumtur.

Alfred Papuçiu, me librin e tij na sjell edhe notat e solidaritetit të kombeve të tjerë për Shqipërinë, ai falenderon Gjenevën për mikpritjen e saj ndaj bashkësive të huaja dhe respektin ndaj kulturave të vendeve të origjinës, shpreh dëshirën që çdo shqiptar të bëjë më tepër brenda përkatësisë europiane, i rikthehet mithit të gjuhës shqipe dhe raporteve të saj me gjuhët e tjera në kohë dhe në hapësirë, mediton për Shqipërinë dhe shqiptarët, Kosovën Martire, Maqedoinë, Malin e Zi dhe banorët e tyre, sidomos në ditët e festës kombëtare, si dhe nëpërmjet disa skicave zgjeron dijenitë tona për vende dhe popuj të tjerë të botës. Libri përmban edhe disa shkrime për hapat që janë bërë në diagnostikimin dhe mjekimin klinik të Talasemisë, kësaj sëmundjeje mesdhetare që prek sidomos fëmijët në Shqipëri, Greqi, Qipro, Itali, Francë, Britani e Madhe, vendet arabe, por edhe SHBA dhe Kanada, për shkak të fluksit migrator të sotëm. Një pjesë e shkrimeve të këtij libri janë botuarnë shtypin shqiptar, në atë zviceran dhe në botimet e Kombeve të Bashkuara. Libri ka 272 faqe dhe pjesa më e madhe e tij jepen në dy gjuhë: shqip dhe frëngjisht.

Nëse jeni të interesuar ta keni në bibliotekën apo shkollën tuaj, këtë libër dy gjuhës, ju mund ta siguroni atë pranë:

1. alfred_papuciu©sunrise.ch  ose duke formuar numrin 00 4176  412 39 21
2. Tek website i „Botimpex“ në Tiranë ose në Gjenevë duke formuar numrin: 00355682059828 (Tiranë) ose 0041767150638 (Gjenevë), Docent Estref Bega
3. Duke ju drejtuar botimeve „Toena“ në Tiranë dhe websitit të tij
4. Librin mund ta siguroni edhe tek libraritë në Tiranë, ndër të tjera : « Agolli », « Albania », « Basha »
5. Libri kushton 500 lekë shqiptare; 10 franga zvicerane; 7 euro + pagesën postare, nëse porositet jashtë Tiranës e Gjenevës.
6. Në rast të porosive me shumicë për shkollat, bibliotekat dhe libraritë shqiptare Brenda Shqipërisë, apo në Kosovë, Maqedoni dhe vendet europiane e gjetiu, do të ketë reduktim të çmimit të tij.

Parathënia e librit “Meditim për Shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara”

Libri i Njeriut ndër njerëz

Nga Aleksandër Çipa, Kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë

Në jetën e njeriut aktual, pra të kësaj bote, përditë bëhet edhe më problem mekanizmi i informimit dhe i dijes. Teknologjia e informacionit mbetet çështja më e debatueshme në mjediset profesioniste, por edhe në qelizat e tjera të kësaj shoqërie që vuan ngutjen, mospasjen e kohës dhe ngjeshjen e zhvillimeve në hapësirë. Në këtë hapësirë dhe në këtë kohëpamjaftim, gjenden më së shumti përfaqësuesit ekspresivë dhe përmbajtësorë të shoqërive kombëtare dhe atyre komunitare. Në zellin e fismë njerëzor të përballimit të kësaj sfide, gjendet prej vitesh edhe Alfred Papuçiu, një qytetar shqiptar i kësaj bote, i cili mund të konsiderohet virtuoz në vullnet, mes shumë përfaqësuesve të ekspresionit shqiptar në viset e BE-së. Me një decade përpjekjesh dhe palodhjeje në kontakte dhe komunikime me atdheun, Papuçiu, pinjoll i një familjeje të virtutshme në Shqipëri, përbën rastin e një punëtori me mendje për llogari të civilitetit shqiptar në Gjenevë. I mbetur në lëvizje dhe komunikime për llogari të diplomacies dhe utilitaritetit, zoti Papuçiu shënon njëherësh kontributin e veçantë bibliografik. Si qytetar prej vitesh i Gjenevës, ky autor ka mundur të arshivojë dhe përpunojë një antologji të veçantë të shprehjes dhe kontributit të personaliteteve të emigracionit shqiptar. Është një tërësi e veçantë përmbajtja e këtij botimi, permes së cilës shqiptarët e botës dhe lexuesit në gjuhë të tjera kanë rastin të shtojnë dijenitë e të pasurojnë njohjen. Në këtë antologji që pa mëdyshje pasuron memorien e lexuesit, ku ditarizohet një jetë e pasur e një qytetari të integruar, ku ndien krejt mentalitetin e admirueshëm të një ballkanasi të evropianizuar, shumëkush mund të gjejë një tjetër hapësirë njerëzore, për të cilën aspiron jo virtualisht fisi i shqiptarëve. Nën shtytimin dhe admirimin civil, lexuesi mund të ketë rastin perms këtij libri, të mësojë shumë më tepër për personalitete dhe përfaqësues me valence të lartë njerëzore, të mësojë se atdheu ynë dhe i autorit, Shqipëria, është edhe një atdhe vlerash. Ky libër- antologji, i shton bibliografisë një titull për të cilin ndër të tjera gjithmonë do të citojmë të vërtetën e një komunikimi dhe investimi të tillë intelektual për llogari të qytetarit dhe më së shumti atij të ardhshëm të Evropës.

Kufijtë sipas syrit, gjithmonë i prish hap ii njeriut. Në leximin e këtij libri verifikohet një sfidë aforistike. Autori ka mundur që perms galerisë së emrave, dialogjeve, ditarit dhe krejt komunikimit me komunitetin e bashkëkohësve të vet, të na rrëfejë dhe dëshmojë se koha e tij ishte e pamjaftueshme, jo për shkak të të tjerëve, por për shkak të angazhimit të tij për të qënë Njeriu ndër njerëz.


(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora