E premte, 29.03.2024, 09:24 AM (GMT)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (II)

E hene, 27.07.2009, 06:24 PM


Poezi për dëshmorët e kombit (II)

Milazim  F. KADRIU

SHIQONTE KODRËN E BAJRAKUT

(Bedri Ahmetit)

Ja  edhe pranvera erdhi
Pranvera e lirisë
Bedi në istikam
Përballi rrinë Serbisë.

Gulinovin e mbante pranë
Shikonte nga Kodra e Bajrakut
Shkiet vërtiteshin poshtë e lartë
Në të gjitha anët e Llapit.

Tek zabeli i Behramit
Ku ishte pozicionuar
Luftoi me hordhitë serbe
Po sit ë ishte dragua.

Nga bota e jashtme erdhi
Që të na sjelli lirinë
Luftoi kurrë pa ndal
Dhe fitoi pavdekësinë.

LAJMËTARI I LIRISË

(Jetullah Islamit)

Edhe në ditë e hershme
E shpërndante “Lajmëtarin e Lirisë”
Jetën ia fali kësaj toke
Tokës së Dardanisë.

Nga Dyzi malor
Ku filloi betejën për dituri
Shkoi në Batllavë, Mitrovicë
E në Prishtinë studioi histori.

Demonstratat e vitit 1981
I quajti Rilindje e madhe
Për Kosovën
Rilindje Kombëtare.

Kaloi Alpet
Për të arritur në Shalë të Bajgores
Të ndihmoi shokët
Në çlirimin e Kosovës.

Në fshatin e lindjes, të jetës ilegale
Aty ku mësoi e ligjëroi
Aty ranë altarin e lirisë
Aty gjithherë do të jetoi.

Nga Kalina te Guri I Bardhë
Trimat kanë luftuar
Çdo njësit të UÇK – së
Në ndihmë i kanë shkuar.

E sot fëmijët e dëshmorëve
Jetojnë me krenari
Për prindërit e tyre
Që dhanë jetën për liri.

RA NË ALBON TE KROI I DELISË

(Skënder Gashit)

Në ato ditë të vështira
U dha kushtrimi për liri
Nga Anallapi në Bajgore
U nis Skënderi i ri.

Në çdo anë të Llapit
Për liri ka luftuar
Por edhe me ushqime
Popullatën e ka ndihmuar.

Atje mbi fshatin Albonë
Në bjeshkë tek kroi i Delisë
Që ruan kujtimin e pavdekësisë.

RA NË KODRËN KU SHIFEJ DIELLI I LIRISË

(Mentor Retkocerit)

Orientimin patriotik nga familja
Artin luftarak e mësoi në Shqipëri
Erdhi më vonë në Zonën e Llapit
Luftoi kurrë pa ndal për liri.

Me njësinë intervenuese
Ishte në çdo betejë Tori i ri
Që nga Kulinasi deri në Fierishtë
Derisa heroikisht ra për liri.

Në kodrën e thatë me gurë të bardhë
Luftime të rrepta zhvilloi ai
Deshi të mbrojë popullatën
Të mos e marr shkau i zi.

Në atë kodë  pa mburoje
Prej nga shihej Dielli i lirisë
Heroikisht ra Tori
Luftëtari trim – biri i Arbërisë.

ERDHI NGA MËRGIMI, LUFTOI PËR LIRI

(Rifat Goxhufit)

Lindi në Kolaj, Rifati
Erdhi në Llabucë për tu shkolluar
Por pas shtatë vitesh
Nga kjo shkollë e kanë larguar.

Edhe pse ishte fëmijë
Shkroi Kosova Republikë
Dhe nga ajo kohë
Punoi për këtë ditë.

Disa vite më parë kaloi në mërgim
Nga Zagrebi shkoi në Gjermani
Por kur u dha kushtrimi
Rroku armët për liri.

Në brigadën “Agim Ramadani”
Ishte rreshtuar
Që sot fëmijët e tij
Në liri për të jetuar.


(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora