E shtune, 26.09.2020, 01:19 AM (GMT+1)

Komente

Agim Vuniqi: Përmbajtja e të qenit “nënë”, nga njëra anë dhe sovraniteti i shtetit...

E hene, 27.07.2009, 07:15 PM


Përmbajtja e të qenit “nënë”, nga njëra anë dhe sovraniteti i shtetit në të cilin jetojnë mërgimtarët si shtetas

Duhet shenjëtruar emocionet e shumë mërgimtarëve shqiptaro-amerikanë të Michiganit, shumica malësorë të Malësisë, që u tubuan në tubimin tematik “Amerika për Kosovën” ata here e quanin veten Kosova e vogël e here-herë emërohej ashtu siç e lartësoi afaristi i shquar i komunitetit Marash Nucuallaj, kryetar i degës së Ligës shqiptaro-amerikane, duke e quajtur komunitetin shqiptaro-amerikan të Michiganit-Drenica e Kosovës.

Nga Agim Vuniqi

Cila është mërgata shqiptaro-amerikane? Diaspora apo Mërgata shqiptare siç e quajti Naim Dedushaj, në takimin tematik "Amerika për Kosovën" është burim i pashterrshën i derdhjes së mjeteve financiare në Kosovë, në Shqipëri, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni, ky konstatim vërehet pa bërë ndonjë hulumtim të veçante nëse vizitohen vendet ku pushojnë shqiptarët, por edhe nëse bëhet ndonjë përcjellje kurioze e lëvizjes së turistëve shqiptarë (të cilët jetojnë jasht vendit)  nëpër aeroportet vendore, pastaj në hyrjet doganore. Kjo lëvizje e mërgatës shqiptare fuqizon ndjenjën e atdhedashurisë tek fëmijtë, gjithashtu ata heshtazi përcjellin përkushtimin-mospërkushtimin që tregojnë institucionet ndaj tyre. Nuk është i mjaftueshëm kontakti i ndonjë lideri sa për sy e faqe, është shumë i rëndësishëm kujdesi institucional ndaj tyre, prandaj kontaktet me ta duhet të jënë të larmishme, rritja e punëtorëve të administratës dhe përkujdesi i zgjidhjes së kërkesave të tyre për nxjerrjen e dokumenteve zyrtare ndaras nga popullata vendore, dmth hapja e sporteleve për mërgimtarë në zyret komunale dhe zgjidhja sa më e shpejtë e kërkesave të tyre; do të ishte paturpësi nëse mërgimtarët gjatë kalimit të pushimeve verore do të sorrollaten duke humbur ditë të tëra pushimi nëpër sportelet komunale. E pse mos të ndihmohen ata të cilët janë burim i pashterrshëm i mjeteve financiare në kohën kur ekonomia është jo funksionale; kriza globale financiare ka goditur stabilitetin e konomik dhe social të shteteve të ndryshme, dhe mërgimtarët rrisin fondet e bankave vendore, që ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e jetesës së popullatës vendore.

Pra, cila vërtetë është diaspora shqiptare në Amerikë? Eshtë jo i frytshëm organizimi i mërgatës në baza territoriale, është shumë më i sukseshëm siç ishte i organizuar deri më tash, por kohët kanë ndryshuar Kosova më 15 qershor festoi një vjetorin e Kushtetutës, të njëjtën ditë kur u mbajt tubimi tematik “Amerika për Kosovën”, ishte pra tubim me shumë simbolikë. Por a do të ishte më mire sikur diaspora të fokusohej në organizimin e Këshillit apo Forumin e Mërgatës për Michigan, si një formë e koordinimit me të gjitha shoqatat e organizuara në në këtë shtet, është punë e vështirw por ia vlen të punohet në atë drejtim, mendojnë disa nga aktivistët e komunitetit.

Nëse jeni të prirur të besoni se të gjithë shqiptarët dhe kudo Diaspora - do të jetë në labirinte ligjore, politike, historike dhe kundërthënie të tjera, cila është dalja? Në rastin e vendit për të bërë zgjidhje vetëm për shqiptarët e diasporës, të kufizuar me kufij administrativ siç janë tash, brenda vendit - do të bëheshin padrejtësi të shumta për të gjithë shqiptarët – joqytetarët e saj, por edhe kundër shqiptarëve, të cilët për ndonjë arsye, të mos evidencës si qytetarë të saj, ashtu si edhe atyre që janë të regjistruar në bazë të Ligjit të ri mbi shtetësinë, nuk e di sa u është lehtësuar fitimi i shtetësisë, por ata edhe ashtu i kanë të kufizuara të drejtat civile dhe politike. Rrethanat e favorshme janë rastësi, kryesisht për ata që jetojnë në diasporë dhe kanë të rregulluar statusin, janë mirë të organizuar, dhe në shtetet ku jetojnë ata janë në dispozicion me disponueshmërinë e të dhënave statistikore të standardeve demokratike dhe besueshmërinë e tradicionale. Ose, çka duhet bër për ata që i takojnë brezit të tretë, të katërt e të pestë Amerikan, por edhe ata që janë në Evropë, kur dallimet ndërmjet tyre dhe shokëve të tyre me qytetarët-amë janë më të mëdha se ngjashmëritë në gjuhën, kulturën, mentalitetin, mënyrën e jetës, janë këto disa nga shqetësimet e mërgimtarëve të Michiganit ...Unë jam shumë i bindur se donacionet dhe kontributi shumë i madhë i mërgatës shqiptaro-amerikane ka hapur shtigjet e ngritjes së marrëdhënievë dy palëshe të zyrtarëve vendorë me administratën amerikane në nivelin më të lartë, që janë sot, kjo u veçua sidomos në takimin e aranzhuar me aktivistë të ndryshëm të komunitetit të cilët dhuronin eksponatet e shumta si dhe dëshmitë me foto të takimeve të ndryshme me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, ata rikujtonin takimet e niveleve të ndryshme që kanë pasur përmes mikrofonit dhe dhurimit të dokumentacionit shumë të vlefshëm muzeal që copëzohej nga koleksionarët individual, por edhe ata institucional si “Qendra Islamike e Michiganit”, e cila dhurojë shumë dokumente autentike përmes Imamit Shuajb Gwguri, dhe Teqeja e Shqiptaro-Amerikane, ndërsa mungonte përfaqësuesi i Kishës Katolike Shqiptare, i cili nuk gjendej në Michigan, si dëshmi e kontributit të tyre, me dekada. Aty ishin letrat e komunikimit me George W Bush, senior; me Clintonin; kongremenët D'Amato, Engel; senatorin Bob Dol, Tom Lantos...etj. Ishte sidomos emocionale letra e ruajtur për bukuri e dërguar nga ish presidenti amerikan George W Bush, senior, lexuar në anglishte nga Donika Bardha, që i adresohej malësorit i cili ishte vrarë më 1992 nga shërbimi sekret serb. Nga letra e lexuar konstatohej afërsia e Bushit, senior dhe bashkëshortes së tij Barbarës me... E si mos të fascionohej njeriu me fjalët shumë kumbuese të Ndue Grabanisë, Luigj Gjokës, Kujtim...Nikollë Perkajt, Marash Nucullajt, Gjergj Ivezajt, Mikel Demajt, Besnik Bezhit-luftarë i UÇK-së, Nikollë Perkajt-ikona e shqiptaro-amerikanit të devotshëm i cili iu bashkangjitë radhëve të UÇK-së duke lënë në Amerikë gruan dhe të 9 fëmijtë, i Tom dhe Lekë Duhanit dhe babës së tyre plakut urtak Bardh Duhanit, i cili i bëri me gaz të pranishmit duke komentuar barcoletën e deves së verbër dhe milingonave (shqiptarët), e shumë e shumë të tjerëvë. Në kuadër të projektit "Amerika për Kosovën" u mbajt pra takimi i rëndësishëm i delegacionit përfaqësues në përbërje Naim Dedushaj drejtor i zyrës për çështje jorezidente, dhe i Riza Sadikut, bashkëpuntor profesional i Muzeut të Kosovës (mungonin Arbër Hadri, drejtor i Muzeut të Kosovës dhe Fitim Krasniqi, sekretar ë përhershëm në ZKM) me mërgimtarët e Michiganit dhe që ka si synim krijimin e koleksionit muzeal, në kuadër të prazantimit të kontributit të politikës së SHBA dhe të mërgatës shiptaro-amerikane për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qëllimi kryesor këtij projekti është që nëpërmjet ekspozitës "Amerika për Kosovën" të krijohet një koleksion me vlera të mëdha për historinë më të re të Kosovës, që bazohet në kontributin e madh të shqiptaro-amerikanëve dhe të SHBA në përgjithësi, si dhe të bëhet prezantimi i duhur i lidhjes së natyrshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA. Kjo ekspozitë dhe koleksioni i krijuar nga personalitetet kryesore të SHBA dhe të organizatave e personaliteteve të mërgatës shqiptare në Amerikë, që kanë kontribuar më së shumti për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do të jetë i përhershëm në muzeun e Kosovës, do të prezantohet në një formë shumë kualitative dhe të qëndrueshme si dhe do të shërbejë si pikënisje për krijimin e një muzeu të ri të titulluar "Amerika për Kosovën. Përndryshe grumbullimi koleksional është shumë domethënës dhe ka rëndësi të veçantë muzeale për Historinë e Kosovës të shekullit XX dhe atë XXI. Për të bërë koleksionimin sa më cilësorë theksohej rëndësia e grumbullimit të: Eksponateve tredimensionale me rëndësi e që kanë të bëjnë me ndonjë ngjarje historike dhe dokumente me rëndësi për organizatën apo personalitetin përkatës; foto dhe xhirime që dëshmojnë aktivitetin e mërgatës shqiptare për Kosovën; eksponate të shoqatave dhe organizatave dhe personaliteteve me rëndësi të komunitetit shqiptaro-amerikan; Eksponate tredimensionale të personaliteteve politike në SHBA të cilët kontribuan për Kosovën dhe çlirimin e saj; foto dhe xhirime mediale të mediave amerikane që kanë të bëjnë me ngjarjet në Kosovë; Intervista me rëndësi; Historik i shkurtër, deri në 10 faqe, për aktivitetin e organizatës apo personalitetit tuaj, nga themelimi deri më tani, duke përfshirë pikat kryesore të kontributit.
Përveç faktografimit të dëshmive, si subjekt i studimit do të ishte mire të prezantohen edhe burimet ekonomike, financiare, profesionale dhe burime tjera me të cilat ka disponuar diaspora për forcimin e marrëdhënieveve me SHBA, dhe shumica nga ato janë transferuar në Kosovë. Lista është, pra, e nevojshme jo vetëm për të parë operacionalizimin demografik, ekonomik, social, arsimor dhe çështje të tjera, të mërgatës, por edhe për të rritur cilësinë e politikës shtetërore ndaj diasporës, një mirëkuptim reciprok i bashkëpunimit më të mire. Përndryshe, pa një plan të detajuar dhe të përpunuar në bazë të kritereve etnike, me status administrativ (pasaportë) dhe masa të tjera - nuk përmbushen të gjitha synimet e Mërgatës. Duhet pra adninistrata e Kosovës të jetë e përgjegjëshme për të gjithë shqiptarët; kudo që janë të kenë të drejtën e shtetësisë së dyfishtë dhe të gëzojnë pasaportën e Republikës së Kosovës. Në njëfarë mënyre të shpallin një përfaqësim politik dhe kombëtarë në shtetet ku jetojnë mërgimtarët, duke intensifikuar bisedimet me qeveritë e shteteve ku jetojnë ata, të cilët kanë statusin e rregulluar të vendbanimit në bazë dokumenteve ligjore ndërkombëtare, por edhe për të ndihmuar në rastet kur problemet shfaqen për shkak të neglizhencës së institucioneve vendore. Më saktësisht mund të thuhet ky binom i interesit emocional dhe material është përmbajtja e të qenit “nënë”, nga njëra anë dhe sovraniteti i shtetit në të cilin ata jetojnë si shtetas. Duhet shenjtëruar emocionet e shumë mërgimtarëve shqiptaro-amerikanë të Michiganit shumica malësorë të Malësisë, ata here e quanin veten  Kosova e vogël e here-herë emërohej ashtu siç e lartësoi afaristi i shquar i komunitetit Marash Nucuallaj, kryetar i degës së Ligës shqiptaro-amerikane që e emëroi komunitetin shqiptaro amerikan të Michiganit-Drenica e Kosovës.


(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora