E premte, 19.04.2024, 03:39 AM (GMT+1)

Faleminderit

Asllan Dibrani: Të njihemi me njerëzit e veçant në mesin e emigracionit shqiptar në shtetet përendimore

E diele, 26.07.2009, 01:56 PM


Të njihemi me njerëzit  e veçant  në  mesin e emigracionit shqiptar në shtetet përendimore

Nga Asllan Dibrani

Shqiptarët po mbarojnë katër dekada që filluan të emigrojnë me një fluks të madh për në shtetët e përendimit të shtrënguar fillimisht për shkaqe politike dhe ekonomike të asajë kohe:

1.Themi për shkaqe politike duke pasur parasysh se paknaqësia e popullit shqiptar në vitin 1968 shprehu demonstrativisht kërkesat e veta  për pa drejtësitë  e regjimit jugosllav ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që me forcë dhe në formë dinake mbeti nën administrimin   e sajë ,  dhe u nda nga Shqipëria dhe  pjesët tjera shqiptare që akoma kanë mbetur problem i pa zgjidhur  në shtetet e ballkanit siç është Greqia,Maqedonia,Mali i zi,dhe Lugina e Preshevës nën okupimin e Serbisë së sotshme. e banuar me shqiptarë.Prandaj shqiptarët me këto ngjarje filluaun që të bëhen faktor destabilizues për Jugosllavinë artificiale të asajë kohe ,prandaj u larguan qindra dhe mijëra shqiptar  për shkaqe sigurie  emigruan në shtetet e  Europës perëndimore.

2.Themi për shkaqe ekonomike sepse, Kosova ishte nje vend  me një ekonomi të varfur dhe e eksplatuar nga pushtuesi dhe për ta zbutur situatën politike ish regjimi jugosllav i nxorri nga Kosova një numër të madh  qytetarësh , gjëja për punë,por qëllimi ishte siç cekum ma nalt thyrjen e revoltës shqiptare të udhëhequr nga student, intelektual dhe puntorë  për kërkesat e veta për shëndrrimimin e  statusit nga nje krahinë autonome    në një Republikë të pavarur  të Kosovës  .    Ajo kohë e viteve 70'ta nxorri nga Kosova  të gjitha kategoritë e njerzëve  edhe intelektual por dominomte  fuqia puntore ,puntorët e krahut rrugëve dhe kanaleve të shteteve të perëndimit që fatkeqësisht u llogaritshin si jugosllav nga administratat e këtyre shteteve siç ishte Gjermania,Zvicërra,Austria,Franca Belgjika etj ,që kishte shqiptarë të pëqendruar ma tepër.Nga kjo kohë dolën në skenë shumë intelektual të fushave të ndryshme  politike, kulturore dhe ekonomike që u bënë faktor dominant për interesin e Kosovës  për ta ndërkomtarizuar çështjen e Kosovës pran faktorit ndërkombetar për çlirimin e sajë nga okupatori serbo-sllav,deri në pavarësinë e sajë, dhe në fushën e kulturës që sot njihen dhe evidentohën  ne shtetet e Europës një  numër i madhë intelektualesh, si mjek ,ingjinjer krijues muzikant  dhe biznismen qe  janë duke e ndihmuar  Kosovën në fusha të ndryshme politike, kulturore, ekonomine etj , që fatkeqësiht menagjohet shumë keq nga qeveritarët aktual por edhe ata te maparshëm!?

Ariana Krasniqi Profesoreshë
Ariana Krasniqi, Profesoreshë
Kësaj here ju prezentojmë  portretin e zonjes  Ariana Krasniqit profesoreshës së muzikës ,  studiuesen e pianos


Ariana ka lindur ne vitin 1982 në qytetin e Prishtinës ku në moshën  femijërore  prinderit e saje zgjodhen  qytetin pitoresk  të Prizreninpë te jetuar dhe lanë Prishtinën.

Ariana Krasniqi  mbaroj shkollimin e mesëm të muzikës në shkollë "Lorenz Antoni "në Prizren.Në piano ushtrimet e para ka filluar qysh në moshën  fëmijërore por pasioni i saj ma i thksuar ishte në moshë 12-vjeçare,ku mësimet e para i kreu të  mësuesit Hadije Gjinolli,Valbona Pula-Petrovci,Indira Çipa,dhe të lule Elezi. Matutje  duke qenë shumë e dalluar ne mësime vazhdoj  edhe ma tutje të profesori Boris Romanov në Shkup.   

Ariana duke pasur synime të ma tutjeshme drejt ngritjes së sajë me një kulturë   të lartë ja mësyu Gjermanisë  pikrisht qytetit  të Frankfurtit,një qyteti  me nje kulturë të lartë ndëreuropiane dhe botërore.Zonja Ariana me një sukses të shkelqyeshëm nga mësimet paraprake  e fitoj të drejtën e studimeve në shkollimin e lartë pranë  Akademsë së muzikës"Dr.hoch's konservatorium" në Frankfurt në klasën e profesorëve  Theodora Lungu dhe Wolfgang Hess. Këto studime vazhduan  nga viti 2002-2005 ku edhe këtu i mbaroj me sukses dhe notë të shkelqyeshëme.Artistja  nga qyteti i Prizrenit për ta prefektizuar  profesionin, vazhdoj  edhe ma tutje  shkollimin  posdiplomike në HfMDK në Frankfurt në klasën e profesoreshës  së njohur Irina Edelstein.Ariana ishte njera ndër 5 studentët ma të zgjedhura   në Akademinë e Muzikës  në Frankfurt  njëkohesisht  është edhe fituese e "Richard Wagner-stipendium",që e fitojn vetëm student të shkelqyeshem.

Ariana Krasniqi në nje shfaqje koncerti në Frankfurt
Ariana Krasniqi në nje shfaqje koncerti në Frankfurt
Ariana tani me titullin e profesoreshës nuk u vonua shumë dhe për ta bërë realitet punë shumëvjeçare studim pas studimi  filloj  për ti dhënë frutat e para ku hapi klasën e vet me ç'rast e vijojnë mësimimin mbi 120 nxënës gjerman dhe nacionalitete tjera  të ndrysheme   të profesoresha e muzikës, në degën e Pianos.Profesoresha  Ariana edhe gjatë studimeve dhe pas tyre u prezentua pranë publikut gjerman  me koncerte  solistike,te atyre të muzikës kamertale si dhe te atyre me orkestër. Përpos  koncerteve  që i mbajzti në disa qytete të ndryshme të Gjermanisë ajo pati rastin të koncertoj edhe ne Shqipëri ,Francë, Bosnje dhe Itali. Ariana dha koncert edhe si soliste me orkestër në Konservatorium e Frankfurtit.


Ariana Krasniqi ishte në cilësinë e antarës  së jurisë  pak ditë ma herët  që u mbajt një Spektakël "PASIONIIM "për të rinjt dhe të rejat shqiptare nëpër shtetët e Europës me një qëllim  zbulimin e talentve të ri.

Profesoresha e Pianos Ariana Krasniqi sipas deklarimit të sajë thekson se përvojen e pëfituar   ne Akademinë e Muzikës  në Gjermani pretendon që në një të afërme të shkurtër ta bart në Kosovë . Ajo synon që në bashkpunim  me profesorët dhe institucionet gjermane të kontriboj në ngritjen e nivelit kulturor  në Kosovë.


(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora