E premte, 19.04.2024, 05:54 AM (GMT+1)

Mendime

Vetëm një komb i bashkuar mund të jap imazhin real të shqiptarëve në botë

E merkure, 08.08.2007, 10:02 PM


Nga Albert Zholi

Simon dhe Mikele Kuzhnini, janë dy vëllezërit binjakë kosovarë që banojnë në Kroaci. Ata janë nismëtarët e Lidhjes Shqiptare në Botë para 6 vjetëve, kur morën dhe udhëtimin e parë për të takuar intelektualë shqiptarë në vende të ndryshme të botës për të krijuar Lidhjen, si i vetmi organizëm që do të bashkojë shqiptarët në të katër anët e globit, pa dallim bindjeje politike apo besimi fetar në interes të cështjes kombëtare. Dy binjkët, miq të Ukshin Hotit, kanë qenë ndër më të persekutuarit e regjimit serb. I përkasim atdheut ashtu sic i përkasim nënës.

Zoti Simon kush ishte qëllimi i ardhjes suaj në Tiranë?

Sic jeni në dijeni në datën 21, korrik 2007 në qytetetin historik të Lezhës u zhvillua Konferenca e Lidhjes Shqiptare në Botë, ku një nga pikat e saj të Rendit të ditës ishte dhe përcaktimi i datës së Kongresit të dytë. Si Zëdhënës Shtypi i kësaj Konference ju jeni në dijeni se data e Kongresit të dytë të Lidhes Shqiptare në Botë u vendos data 27-28 tetor 2007, në Tiranë. Pra, ardhja ime brenda harkut kohor të një jave në Tiranë, përkon me lidhjen e Kontratës me Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohet Kongresi i dytë.

Ju dhe vëllai i juaj Mikele Kuzhnini keni marrë një nismë të vështirë, bashkimin shpirtëror shqiptar kudo në botë. Nuk mendoni se është një ndërmarrje e vështirë duke pasur parasysh rrjedhën historike të kombit tonë që historikisht ka qënë i përcarë ?

Duke shkuar te varret e të aftërmve në Kosovë, më vijnë ndërmend , vuajtjet dhe vështirësitë e tyre. Historia ndoshta na ka dhënë një mësim që nga gabimet të zgjedhim rrugën e drejtë. Dhe rruga e drejtë ëhtë ajo e bashkimit. Une rrjedh nga një familje patriotike, bajraktarësh ku të afërnit na e kanë lënë si amanet dhe trashëgimi patoitizmin. C’vlerë ti vëjë vetes një komb, atë i vënë dhe të huajt. Dhe ne kemi kohë tashmë që jemi korigjuar nga gabimet historike dhe po i kthejmë në mësime po kaq historike në interes të bashkimit kombëtar. Ndokush do të thotë se jemi të vonuar, por nje fjalë e urtë thotë “Më mirë vonë se kurrë”. Ndoshta vonë u kujtuam edhe për Kosovën por erdhi një moment që faktori i jashtëm dhe ai i brendshëm ranë në një mendim se Kosova boll ka vuajtur, padrejtësitë ndaj saj janë të tejkaluara...

Lidhja shqipatre në botë po merr formatin e saj të plotë, kur lobi serb po vepron fuqishëm për dekada të tëra kudo në botë duke shtrëmbëruar dhe historinë për të propogabduar të drejtën e Serbisë mbi Kosovën? Pse ?

Eshtë një e vërtetë, Lobi serb në organizmin e saj në botë si lidhje shpirtërore ka organizuar para disa kohësh Kongresin e 49-të. Pra, ka një aktivitet të gjerë të shtrirë në kohë dhe në hapësirë. Eshtë një lidhje që ka pasur dhe ka ndikim brenda dhe jashtë vendit. Ajo ka ndikuar fuqishëm në politikën e vendit. Për të mos thënë që Miloshevici shumë praktika të tij i mbështeste tek ky lob dhe anasjelltas. Sidomos ajo ka punuar sistematikisht në Evropë, duke shtrëmëbruar dhe historinë, duke paguar dhe ineteltualë me tituj shkencorë të besueshëm në qarqet intelektuale evropiane për të përhapur nëpërmjet “fakteve”, tezën absurde se Kosova është tokë aserbe dhe pse banohet nga shqipatrë. Lobi serb është i fuqishëm. Ai ka mbledhur rreth vetes intelektualë të njohur që për intersat kombëtare kane humbur dicka nga personaliteti i tyre në shërbim të cështjes kombëtare, ndërsa me ne janë historia dhe nuk kemi chumbasim, sepse propogandojmë vetëm të vërtetën, atë cka tani që edhe vetë bota e sheh si padrejtësi historike. Ne ndoshta jemi i vetmi komb në botë i ndarë në 5 shtete. Kur ua spjegom miqve të tu të huaj me argumenta ata ngelen pa gojë.

Cilat janë detyrat kryesore të Kongresit të dytë?

Së pari Kongresi do të dali me një Platform të qartë, me një platfomë ku do të përcaktohen detyrat dhe objektivat që do të arrijë Lidhja deri në Kongresin e tretë. Kongresi i dytë është Kongresi i ringritjes, i trokitjes në ndërgjejgjen kombëtare të vdo shqipatri kudo në botë që të gjithë bashkë do të jemi më të fortë, se zëri i përbshkët do na e lehtësojë dhembjen e padrejtësive historike dhe do të na japë më shumë forca për të realizuar ëndrrën shumë shekullore për të parë një realitet- Shqipërinë natyrale. Një dimër në atdhe është më i mirë se 100 pranvera në dhe të huaj. Ne në gjrin tonë drejtues duhet të mbledhim sa më shumë intelektualë, patriotë të ndershëm, idealistë, njerëz këmbngulës, të cilët të punojnë me moton “Kush punon për atdhe, kryen një vepër të nderuar dhe të shenjtë”. Së dyti ne duhet të krijojmë një gazetë, revistë apo radiotelevizion e cila duhet të jetë zëdhënësja dhe promotore e cdo ngjarjeje në diasporë dhe në atdhe ku nëpërmjet informacionit masiv dhe të saktë, ne duhet të reflektojmë dhe të bëjmë prezent mendimet, projektet tona në interes të cështjes kombëtare. Pa një informacion të vazhdueshëm dhe koherent lidhjet tona do të jenë sporadike, pa ritëm. Pa një media (gazetë, radio TV) të tillë puna do të duket e vakët dhe sensibilizimi i opinionit do të jetë pa efektivitetin e nevojshëm. Kjo do të bashkrendohet me një Zyrë të LSHB-së në Tiranë e cila do të kryejë bashkerndimin dhe lidhjet e përdotëshme me cdo organizatë kudo në botë.

-Si do të jetë bashkveprimi i Lidhjes Shqiptare në Botë me Politikën Shqiptare në vecanti por edhe me partitë e tjera Politike në Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi?

-Mardhënie korrekte. Mardhënie pune pa dallim apo në mënyrë të njëanshme. Intersat Kombëtare janë mbi interesat politike. Politka shumë herë është cështje e ditës, e ezaurueshme brenda një 24 orëshi. Partitë poltitike ndryshojnë pushtetet. Kombi, atdheu ngelet një. Qeveritë nuk numërohen. Kur Lidhja është e njëanshme, në shërbim të një apo tjetre partie ajo e humb funksionin, ajo zhvishet nga qëllimi i saj fisnik për bashkim kombëtar pa dallim bindejeje fetare, politike apo krahime. Ne do të bashkpunojmë me cdo qeveri vetëm në interes të cështjes Kombëtare pa asnjë kompromis. Qeveritë janë të përkohshme ndërsa Lidhja Shqiptare në Botë është e përjetshme. Lidhja i përket atdheut, jo simpatizantëve apo militantëve partiakë. Në të gjitha qeveritë ne do bejmë prezente, mendimet tona, projektet tona, krijimet tona, aktivitetet tona, që atdheu ynë të marrë sa më shumë emër në botë, të vijnë sa mës humë turistë, të bëhen sa më shumë aktivitetem të ketë sa më shumë punë, ujë, drita, mirkuptim. Unë në jetë i përmbahem një thënie të V. Belinskit të madh të Rusisë “Ai që nuk i përket atdheut, nuk i përket as njerëzimit”.

Ku e ka shtrirë veprimtarinë e saj LSHB, sot “

Në të katër anët e globit. Ne kemi organziatat e LSHB në Itali, në Gjermani, në Rumani, në Amerikë, në Greqi, në Francë, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Suedi, Zvicër, Turqi, Angli, Kanada, pra në rreth 28 vend të botës. Kjo për një kohë të shkurtër. Rruga duket e mbarë dhe e qartë. Ju vini shpesh në Shqipëri, si e shihni të ardhmen e saj: Qysh nga viti 1992 thuajse vij shpesh në Shqipëri. Shqipëria po pëson ndryshme cdo vit. Kjo në sensin pozitiv. Un jam biznesmen, dhe e shih me shumë vëmendje mënyrën e funskionimit të biznesit shqiptar. Aktualisht Shqipëria duhet të punojë shumë për turizmin. Jo, për këtë duhet të punojmë të gjithë. Shqiëpria ka vende të virgjëra turistike, vende të cilat bota u kërkon por nuk i gjen apo nuk i ka. Për shembull unë banoj në Drubovnik, aty për dy vjet turistët shqiptarë kanë marrë vlerësim të vecantë për frekuetnim dhe për sjellje. Nuk do të ishte mirë që turistë të tillë nga Kroacia të frekuentonin Shqipërinë?

-Dy vëllezër në shërbim të cështjes kombëtare. Në shërbim të kësaj cështjeje ju keni vënë shumë nga kursimet tuaja.

-Dikush do ta bënte si fillim. Në mos ne, dikush tjetër. Rruga është e gjatë dhe besoj ata që do na ndjekin do jenë të shumtë. Cdo nismë e ka një fillim. Rëndësi nuk kanë personat por cështja. Sidomos me trashëgiminë e brezave. E ardhjma e një kombi është e lidhur ngushtë me edukimin që merr rinia.

Kur flitet për cështjen mbarë kombëtare nuk mund të lihet mënjanë dhe diaspora e hershme shqiptare arvanitasit e Greqisë dhe arbëreshët e Italisë. Cili është mendimi juaj për ta ?

Kushdo që e ndjen veten shqiptar dhe e thotë me bindje dhe ndërgjejgje këtë fjalë magjike është i mirëpritur në gjirin tonë. Ne kemi një status, kush i përgjigjet atij është gjithmonë mes nesh. Dhe i barabartë. Një ndërgjegjësim i tillë është për tu lavdëruar. Shqipërinë na e kanë bërë të vogël por shqiptarët janë shpirtmëdhenj.

Si e mendoni të ardhmen e LSHB-së

Ne do të forcojmë organiztatat e ngritura nëpër botë dhe do të gjurmojmë komunitete shqiptare në cdo vennd të botës, aty ku nuk jemi prezent.Eshtë një punë që do investim në kohë , do këmbëngulje, seriozitet, përkushtim. Dhe midis nesh ka shumë të tillë që unë i kam përmendur më lart.. Fillimi duket i mbarë. Mendoj se do të gjejmë hapësirat dhe mbështëtjen e të gjithë diasporës në këtë nismë me karakter thellësisht kombëtar. Kemi të dhëna se diaspora shqiptare është përhapur në 62 vende të botës. Par afërsisht në gjithë globin.

Cfarë do të veçonit?

-Të gjithë duhet të punjmë për atdheun. Askush të mos mendojë se nuk ka vend për mua. Ne aty ku punojmë dhe jetojmë në cdo vend të botës duhet të flasim për atdheun, bukuritë natyrore, mikprtijen që po humbet në shoqërinë e sotme mbarë evropiane, për resurset turistike të jashtzakonshme, për klimën, për figura të shquara si Skëndërbeu, Nënë Tereza , Ismail Kadare, figura të cilat diskutohen dhe njihen në cdo vedn të botës. Kështu ne kemi bërë shumë dhe pse duket e vogël . ne kemi cfarë ti tregojmë botës, pasi deri tanimë kemi heshtur. Njerëzit mësojnë duke mësuar të tjerët, Dëgjimi është fillimi i cdo urtësie. Atdheu dhe nëna nuk harrohen. Apo më mirë ta mbyll me fjalët e Sami Frashërit “Patriotizmi tregon vlerën e një njeriu”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora