E hene, 18.01.2021, 07:41 AM (GMT)

Lajme

Franklin Pierce

E merkure, 27.06.2007, 07:58 PM


Franklin Pierce
Lindi më 23 nëntor 1804 në Hillsboro. I ati kishte marrë pjesë në luftën revolucionare dhe më vonë qe bërë guvernator në New Hampshire. Deri në ditët e sotme është i vetmi president i SHBA prej New Hampshire.U shkollua në një akademi private dhe në Bawdon College, ku u diplomua në 1824. Më pas studioi për drejtësi dhe hapi një zyrë avokatie në Concord, në vitin 1827.

Karrierën e filloi herët në 1827, kur u zgjodh në gjykatën e New Hampshire dhe më pas në Dhomën e Përfaqësuesve të New Hampshire, në periudhën 1829-1833 dhe si zëdhënës në periudhën 1832-1833. Në 1832 u zgjodh si përfaqësues i Demokratëve në Kongres për dy mandate rradhazi në periudhën 1833-1837. Kur hyri në Kongres në moshën 27- vjeccare ishte përfaqësuesi më i ri në kongres, deri në atë kohë. Në 1837 u zgjodh në Senat deri në 1842, kur ai dha dorëheqjen. Gjatë kësaj kohe ai kryesoi Komitetin e pensioneve. Iu rikthye praktikës së avokatisë në Concord, duke refuzuar postin e guvernatorit të New Hampshire dhe postin e prokurorit të përgjithshëm të SHBA-së ofruar nga presidenti James.K.Polk.

Në 19 nëntor 1834 u martua me Jane Appleton, e cila kundërshtonte rrugën e politikanit të zgjedhur prej të shoqit. Kjo situatë familjare e rënduar solli që Pierce të pinte shumë. Ata patën tre fëmijë, të cilët vdiqën gjatë fëmijërisë, dhe nuk arritën të shihnin babanë e tyre president.

Franklin ishte vullnetar gjatë luftës meksikano-amerikane dhe në mars 1847 u bë gjeneral. Pas luftës demokratët e propozuan në zgjedhjet e 1852. Ai u ndihmua nga fakti që nuk ishte shprehur për pikëpamjet e tij mbi skllavërinë. Ai fitoi dhe mori presidencën në një kohë paqeje, kur ishte arritur kompromisi i 1850. Por, pavarësisht se ndoqi programin e presidentëve paraardhës, ai hyri në Shtëpinë e Bardhë me një lodhje nervore, sepse një muaj më parë, pa të vdiste në një aksident hekurudhor i biri 11 vjeccar. Kabineti i tij ishte me njerëz, të cilët ai i njihte dhe të partive të ndryshme, por pavarësisht kësaj, kabineti qëndroi i pandryshuar për gjithë mandatin.

Pierce ngjalli frikë kur ushtroi presion mbi Britaninë, për të hequr dorë nga interesat në Amerikën Qëndrore dhe të bindte Spanjën të shiste Kubën. Por do të ishte dekreti i Kanzas-Nebraska që do të ngjallte polemika, sepse shfuqizoi kompromisin e Missourit dhe rihapi cështjen e skllavërisë. Por ende ai vazhdoi të mbronte skllavërinë. Kështu ai humbi kredibilitetin edhe në jug dhe në veri, duke u bërë presidenti i vetëm deri në ditët e sotme që nuk u rinominua për herë të dytë nga partia e tij. Ai u rendit si politikan i pavendosur, që influencohej lehtësisht, i paaftë për të qënë lider kombëtar.

Pas humbjes ai filloi të pinte tepër. Gjatë luftës civile ai dëmtoi reputacionin e tij duke u deklaruar pro konfederatës.

Vdiq në Concord, New Hampshire në 8 tetor 1869 nga ciroza në mëlci, për shkak të alkoolit dhe u varros në Old Cemetery në Concord.

Në moshën 48 vjeccare ishte presidenti më i ri deri atëhere që mori postin dhe i vetmi që mbajti të njëjtin kabinet gjatë gjithë mandatit. Për herë të parë, gjatë presidencës së tij, u vendos ngrohje qëndrore në Shtëpinë e Bardhë dhe ishte i pari president që solli një pemë krishtlindjeje në Shtëpinë e Bardhë. Është i vetmi president që gjatë betimit tha “afirmoj” dhe jo “betohem”. Emrin e tij e kanë marrë 3 shkolla dhe dy qytete. Pamja e tij dhe personaliteti bëri që të krijonte miq të shumtë, por tragjedia e jetës personale solli që si president të merrte vendime të pamenduara mirë dhe regresive, që solli shumë kritika ndaj tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora