Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luigi Pirandello

| E enjte, 28.06.2007, 08:53 PM |


Luigi Pirandello

Lindi në 28 qershor 1867 në një qytet Chaos të Sicilisë nga një familje e shtresës së lartë. Ai që i vogël u edukua në familje dhe shfaqi interesin për përrallat dhe legjendat. Në moshën 12 vjeçare kishte shkruar veprën e tij të parë. Në 1880, familja e tij u transferua në Palermo. Ai shkoi në Romë për të studiuar për letërsi por u zhgënjye dhe pas një grindjeje me një pedagog shkoi në Bon. Atje mori doktoraturën në vitin 1891 dhe u rikthye në Romë. Kjo është periudha kur ai filloi të shkruante. Në 1903, familja e tij pësoi një rënie financare dhe ai filloi të jepte mësime italishteje dhe gjermanishteje si dhe të shiste shkrime. Me botimin e veprave të tij, fama e tij u rrit, por gjendja familjare ishte e keqe. Gjatë luftës së parë Botërore djali i tij u kap rob, dhe atëhere ai filloi të shkruante drama dhe pjesë teatrale. Në 1919, ai e fut gruan në çmendinë dhe atëhere filloi të distancohej duke u bërë drejtor i teatro D’Arte në Romë me ndihmën e Musolinit.U emërua akademik i Italisë në 1929 dhe në 1934 mori çmimin Nobel për letërsinë. Vdiq i vetmuar në Romë, më 10 dhjetor 1936. Ndër veprate tij përmendim: “Lexclusa”, “Il turno”, “Il fu Mattia Pascal”, “Suo marito”, “Uno nessuno e cento mila”, “La vita che ti diedi”, “Enrico IV”, “Sei personaggi in cerca d’autore”, “Diana e la tuda”, “ Il gioco delle parti”, “l’imbecille”, “Cosi e”, “Vestire gli ignudi” etj.

Gazeta Ndryshe