E premte, 19.04.2024, 11:06 PM (GMT+1)

Mendime

Abas Fejzullahi: Administrimet në Kosovë gjatë periudhës 1999-2009

E premte, 24.07.2009, 06:24 PM


Abas Fejzullahi
Abas Fejzullahi
ADMINISTRIMET NË KOSOVË GJATË PERIUDHËS 1999-2009


Nga Abas Fejzullahi

Çështja, e administrimit në Kosovë pas hyrjes së forcave të NATOS, është mjaft e ndërlikuar dhe kompkekse, që don një studim dhe analizë të hollësishme , për të ardhur në përfundim, se cilat kanë qenë efektet pozitive dhe negative të kësaj periudhe tani më 10 vjeçare .
Se është tejet e ndërlikuar dhe komplekse të trajtohet kjo temë, dëshmojnë këto të dhëna:
Në Kosovë pas 10 qershorit 1999 kur forcat  NATOS detyruan Serbinë të nënshkruan marrëveshtjen për tëheqjen e forcave ushtarake dhe policore dhe shumë formacione tjera paramilitare të gjitha të koordinuara nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit,thënë troq, në Kosovë vërshuan organizata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare , nga vende të ndryshme si  edhe themelimi i organizatave vendore gjatë qeverisë së përkohëshme pas lufte , gjeten terreninin për të vepruar e  administruar  secili në mënyrën e vete , ashtu siç u duhej dhe u përshtatej, pa i dhënë llogari e përgjegjësi askujt, për të gjitha veprimet  e bëra pozitive apo negative , që mund të themi se që të dya kanë qenë të pranishme, por fatkeqsisht kjo e fundit me përmasa shumë më të mëdha dhe shqetsuese ..!
Zyrtarisht për  administrimin e brendshëm civil, nga KS të OKB u emrua UNMIK-u, që erdhi pa ndonjë vështërsi në të gatshëm dhe u ulë këmbkryq në Kosovën hallemadhe,me fjalë e premtime për ndihmë Kosovës sa që shumica  mendonin se për një kohë të shkurtër Kosova do të lulëzojë në të gjitha drejtimet…Fttkeqsisht ndodhi e kundërta  dhe shumica që fillimisht e mirëpriten UNMIK-un, jo vetëm se u zhgënyen nga administrimi i tyre me rregulloret e tyre të përgjithësuara , të pa përcaktuara dhe shumkuptimshe, sa që s`kaloj shumë kohë dhe u vërejt  se administrimi i ushtruar  nga UNMIK-u dha këto rezultate për  10 vite:
Me këtë rast po i përmendim vetem disa  nga  shumë prej tyre.  
•    Mblodi rreth vetes punetor vendor të dëgjueshëm i pagoi mirë dhe i shërbyen për mrekulli, jo për të mirën e Kosovës dhe  zhvillimin e saj ekonomik,politikë  e demokratikë…!
•    Jo vetem që lejoj por ishte edhe bashkëpjesëmarrës me vendorët( e uritur për pasuri) që të lulëzoi krimi i organizuar ekonomik dhe politikë pa u penguar fare, korrupsioni shtriu rrënjet në të gjitha fushat e jetës shoqërore  epolitike në Kosovë…
•    Unmiku vepronte dhe punonte me ligjet e Serbisë dhe isht administratë civile ndërkombëtare e cila  bëri diskriminimin (siç e quanin dhe e pranonin edhe vet,si diskriminim pozitiv,xhevahir i ri i ndërkombëtarëve, duke i përkdhelur 5% serbë kolonizator të Kosovës, duke krijuar enklavat dhe strukturat paralele sipas planit dhe kërkesave të Serbisë…
•    Unmiku  përkrahte hapur veprimet e kriminelve Serb në Mitrovicën e veriut dhe bëri ndarjen e saj për qëllime që tani më po dihen e shifen haptas…
•    Vuri  standarde për Kosovën  e lehtsime për Serbin, gjë që do të duhej e kundërta…!
•    Kontrollonte  doganat dhe ato i bëri jo për ta ndihmuar ekonomin e Kosovës por të Serbisë dhe Maqedonis duke u bërë lehtsime ndërsa Kosovës duke i vu  kushte  e standarde…!
•    Në vend se të ndihmon zhvillimin ekonomik dhe punësimin, ndodhi e kunderta  dhe pothuajse për 10 vjet administrim papunësia kalon mbi 60% dhe varfëria tek shtresa e gjërë e popullatës ka arrijtur në skajshmëri…!
•    Vetvrasjet si fenomen i pa njohur më parë në Kosovë tani janë jo vetem shqetsuese  por edhe tmerruese.
•    E rjepen pasurin  e mbetur të Kosovës në forma dhe mënyra të ndryshme si me enrgjitikën ( më shumë në terr se me dritë,dhe drejtime tjera administrative ku ndërkombëtarët  u majen  edhe me rrogat e tyre të mdhaja edhe nga burimet tjera pa u ngopur kurr dhe në këtë mënyrë krijuan një burokraci dhe korrupcion trishtues…si të ndërkombëtarët dhe vendorët..!
•    Unmiku fliste dhe përfaqsonte Kosovën jashtë vendit, ashtu siç donte dhe i përshtaej për jetëzgjatjen e tij në Kosovë, për interesat dhe përfitimet e tyre e për varfërimin e Kosovës.
•    Vendorët  s`kishin kurrfar kompetencash, ndërsa  ngarkoheshin me përgjegjësi …edhe për gabimet  që i bënte me qëllim e vetdije, vet administrata e UNMIK-ut!
•    Unmiku ishte  dhe shërbente për stërzgjatjen e zgjedhjes së statusit të Kosovës, mu ashtu siç kërkonte serbia  sa që ende sot e kësaj dite jo vetem që se njef pavarësinë e Kosovës, por bashkëpunon me strukturat paralele serbe të krijuar në Kosovë me bekimin e Serbisë  dhe vet UNMIK-istanit të famshëm.
•    Për të gjitha këto dhe shumë që s`po i përmendim me këtë rastë, shpeshëherë vendorët  fillimisht  besa edhe deri në fund e lavdronin  UNMIK-un -ndërsa Serbia  e kritikonte-edhe pse bashkëpunonte me te e per vete, ndërsa tani Serbia e lavdron dhe kërkon që UNMIKU të qëndron, e vendoret kur e panë sherrin që ka bërë e që po bënë, kërkojnë të largohet, por shumë me vonesë e me shumë pasoja.. dhe pa ndonjë efekt konkret për largim…!
•    Lidhur me të gjitha këto veprime të dëmshme ,s`janë pa faj edhe klasa politike vendore, e cila gëlltiti dhe po gëlltit çdo propozim të ndërkombëtarëve dhe bëri aq shumë kompromise  sa që jo vetem që janë të dhimshme siç e prnojnë edhe vet por e dhe me pasoja  afatgjate për të ardhmen e Kosovës.
•    Ndërsa Organizata të ndryshme humanitare qeveritare dhe jo qeveritare,nderkombëtare  apo vendore , ka pasur me  qindra e mija  dhe secila ka vepruar  në mënyren e vete dhe format e tyre të përshtatshme sa që analiza të hollësishme per rezultatet e tyre pozitive  apo te kundërtën ende në mënyrë zyrtare  sjanë të njohura, mu ashtu si edhe të UNMIK-ut, që do të thot, kjo temë është shumë interesante dhe me rëndësi si për trajtim dhe hulumtin,në mënyrë të hollësishme dhe serioze per të nxjerrur një përfundim , perafërsisht real, në os  qoft  edhe katastrofal…?
•    Kjo barrë dhe detyrë duhet,  t`i takoj institucioneve të caktuara të Kosovës, duke zgjedhur  ekip punues për t`i hulumtuar, studiuar, zbëthyer e analizuar në hollësi e thellësi, këtë periudhe të shumë administrimeve në Kosovë brenda këtyre 10 vitesh, në mënyrë të pa anëshme pa pasur kurrfar trysnie nga asnjëfaktor i brendshëm politik dhe i jashtëm,por me punë sistematike ndergjegje e përgjegjësi të lartë, të paraqesin e shkruajn të vërtetën, por edhe të gjithë atyre që tregojnë interesim për të gjurmuar dhe hulumtuar  në këtë drejtim…
•    Si përfundim:
•    Me vendosjen e UNMIK-ut në të gatshëm, në Kosovën e pasluftës, pa mundë e sakrificë, sepse mundin dhe sakrificën e bëri NATO dhe populli i Kosovës me bijtë e saj të UçK-së, gjëja për të administruar sipas rregullave të saja dhe ndihmuar në bërjen e themelimin e institucineve shtetërore. UNMIK-u në mënyrë mjeshtrore me dredhi e ndërskamca, me premtime të mdha, filloj jo për të bërë institucionet, por për t`i zhbërë edhe ato të cilat me gjakë e sakrificë ishin krijuar pas referendumit popullor për pavarësi të viteteve 1990-ta dhe shpalljen e Kosovës Republikë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në Kaçanik- që njifet si Kushtetuta e Kaçanikut.Aso kohe ju dha urdhër Kryetarit të parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës , që në afat prej 30 ditësh t`i shuan së ekzistuar institucionet e Kosovës Parlamentin , dhe organet  e qeverisë..i!? Kështu dhe u bë falë gabimeve të vendorëve që mendonin se tani do marrin pushtetin dhe i mohonin  institucionet  që vepruan dhe punuan aq sa munden nënë okupimin serb pothuajse 10 vite me rradhë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora