E enjte, 18.04.2024, 02:21 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Sërish për Presidentin Rugova

E premte, 24.07.2009, 10:00 PM


Sërish për Presidentin Rugova

Nga Halit Bogaj

Ky tekst është analog me telegrame të shumta nga mbarë diaspora jonë e shpërndarë e cila përherë i ka sytë të kthyer kah atdheu dhe bashkëjeton me vuajtjet, vështirësitë dhe përparimet tona të pasluftës për të cilat ka kontribuar edhe ajo duke u ndihmuar pa kursyer të afërmve të tyre dhe atdheut të robëruar. Diaspora jonë në dy dekadat e shkuara ka qenë vazhdimisht aktive që ky popull të mbijetonte luftën e vetë të tmerrshme politike dhe sociale duke ndarë një pjesë nga të ardhurat e veta të fituara me mundime të mëdha, ngase të gjithë e dinë se sa është vështirë të fitohet paraja në Perëndim. Ky popull do t’i  jetë përherë mirënjohës botës sonë të shpërndarë e cila vazhdimisht i ka të kthyera shikimet kah atdheu i tyre dhe dëshira e madhe për Pavarësi sa më të  shpejtë për të cilën punoi  aq gjatë  presidenti ynë i ndjerë Ibrahim Rugova me emrin e të  cilit janë të lidhura të gjitha arritjet dinamike të këtij vendi. Ky popull e dinte fare mirë se kush ishte në të vërtetë Presidenti i tyre i adhuruar të cilin e kishte dërguar vetë Zoti për ta udhëhequr këtë popull të privuar nga liria dhe nga e drejta për jetë. Edhe diaspora e di fare mirë se Rugova bënte luftë të pakompromis që me mjete paqësore të  zgjidhej çështja jonë ngase ishte shumë lehtë  që populli të  futej në luftë por si të  dilte prej saj në një kohë  kur Serbia kishte potencial kolosal për të granatuar, bombarduar dhe djegur çdo shtëpi të  Kosovës dhe të teritoreve ish jugosllave, ashtu siç bëri me të vëretë, duke i ndezur edhe mbi 125.000 shtëpi shqiptare edhe në majat më të larta të vendit tonë.Populli  dhe diaspora e dinin fare mirë se Ibrahim Rugova ishte ai që e ruajti substancën tonë të pambrojtur kombëtare të cilën donte ta shfaroste armiku ynë  shekullor, por edhe disa të tjerë donin të  na fusnin në luftë siç ishte Tugjmani dhe Liga patriotike e Bosnjës. Tugjamin kurrë nuk ia fali Rugovës të  cilin nuk mundi ta mashtronte dhe ta fuste në luftë po  atë  vit kur hyri edhe Kroacia. Ne me veshët tanë  e kemi dëgjuar edhe ’’Ligën patriotike’’ të Bosnjës kur në një emision të natës disa përfaqësues të saj  thanë: ’Ne kemi menduar se edhe ata atje poshtë në Kosovë do ta fillonin  Luftën kundër Serbisë, por ata nuk  e filluan’’. Domethënë kishte shumë të  tillë  që shpresonin se Dr.Rugova do ta merrte popullin e vetë në  qafë për ta filluar luftën pa snjë armë, ngase edhe Bosnja e kishte një lloj armatimi nga Mbrojtja territoriale kurse Serbia shumë vite më herët  e çarmatosi popullin tonë të  cilit ia mori edhe pushkët  e gjuetisë dhe për një  revole të gjetur shqiptarët i dënonte me nga 10 vjet burg të rëndë.

Për këto dhe shumë  arsye të tjera populli ynë e respektoi, e nderoi dhe e çmoi Dr. Rugovën dhe filozofinë  e tij paqësore e cila e mahniti botën mbarë dhe ai nuk u quajt rastësisht ’’Gandi i Ballkanit’’ aq më tepër kur Gandi ynë kishte të bënte me një armik tepër barbar, kurse Gandi indus me një okupator tjetër shumë të civilizuar i cili nuk  shkonte përtej normave njerëzore. Gandi ynë e kishte shumë më  vështirë se gjithkush tjetër edhe për shumë  arsye. Dhe është çudi  e madhe se si kishte mundësi që pas vetes ta mbledhte mbarë popullin për vite të tëra , dukuri kjo  e cila nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë  shqiptare. Edhe këtu duhet mbiçmuar aftësinë e tij prej lideri të urtë i cili  e njihte për mrekulli popullin  e vetë por duhet admiruar edhe popullin tonë  që i shkoi prapa liderit të tij karizmatik të  cilin e njohu dhe e testoi  edhe mbarë bota demokratike e cila i doli  atij në ndihmë në  ditët më të  vështira kur rrezikohej ekzistenca jonë nacionale të cilën donin ta çrrënjosnin çetnikët e të gjitha ngjyrave, të cilët  edhe sot nuk  shohin vetveten dhe të kaluarën e tyre barbare, që kishin ushtruar gjenocid mbi popujt e tjerë e mbi shqiptarët posaçërisht.Dhe kush do të besonte se Serbia do të bombardohej pikërisht për Kosovës!? Këtë nuk e kanë besuar as optimistët dhe analistët më të mëdhenj, por kjo është edhe meritë e kokëfortit Millosheviq i cili tani gjendet me banim të përhershëm në Hagë, bashkë me maniakun tjetër Vojisllav Sheshel i cili me çmendurinë e vetë totale aktivisht merret me nervozizmin e trupit gjykues duke u thënë atyre llojlloj fjalë të ndyra, por edhe duke e ditur se nuk ka çka humb më tepër.

Përkitazi me vdekjen e Dr.Rugovës ky popull dhe familja e tij morën telegrame të shumta nga shumë burra të shquar shtetërorë të cilët  e kuptuan fare mirë se kush ishte ai njeri i cili popullin e vetë e nxori në  dritë të vërtetë dhe drejt aktit final të Pavarësisë formale të vendit të vetë të dashur. Kjo u pa edhe me rastin kur na informoi  se ishte i sëmurë nga kanceri, duke mos u brengosur fare për vetveten por për Kosovën e tij të  shtrenjtë me të cilën ishte mishëruar sëtepërmi dhe në mënyrë të pashkoqur. Ai na bëri të gjithëve të njohur në  botë dhe krenarë që jetuam në kohën e tij  të  ndritshme, por edhe të mundimshme në të cilën ndanim të mirën dhe të keqen dhe të gjitha vështirësitë e paraqitura para nesh. Dr.Rugova përjetoi dhimbje të shumta duke iu vrarë edhe disa bashkëpunëtorë të tij të ngushë dhe luftëtarë të denjë të  çështjes sonë madhështore kombëtare, si Fehmi Agani, Latif Berisha, Xhemajl Mustafa, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Tahir Zema, Komandant Drini, e shumë  të tjerë që ishin të lidhur ngushtë me figurën poliedrike të të tij dhe me ardhmërinë e ndritur të popullit të tyre dhe të familjeve të veta.


(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora