E premte, 19.04.2024, 02:46 PM (GMT+1)

Faleminderit

Klina e përkujtoi Gjergj Rrapin në shtatëvjetorin e vdekjes

E premte, 24.07.2009, 08:15 PM


KLINË,24 KORRIK 2009(VushtrriaPress)-Në organizim të Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” të Klinës, si dhe të institucioneve komunale, në Klinë u mbajt një Akademi përkujtimore kushtuar shtatë-vjetorit të vdekjes së prof. Dr. Gjergj Rrapit, i cili ishte profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, shkencëtar, publicist dhe personalitet i dalluar i jetës politike dhe shoqërore në Kosovë. Meqenëse ka lindur në fshatin Stupë të Klinës, ai ka punuar edhe në disa shkolla të kësaj komune.  Në tubimin përkujtimor morën pjesë Ramush Mavriqi, dekan i Fakultetit Filozofik të UP-së, profesorët dr. Prof Anton Kolë Berisha dhe prof. Dr. Neki Juniku, familjarë, krijues, intelektualë, përfaqësues të pushtetit lokal etj. Duke e hapur tubimin, intelektual e krijuesi Mikel Gojani, i cili, ndër të tjera, tha: “Janë të shumta simpoziumet dhe tryezat në të cilat ka marrë  pjesë z. Rrapi, i cili është ndër intelektualët që e ka kualifikuar politikën gjenocidiale të S. Milosheviqit në Kosovë dhe qëndrimet e tij ndaj kësaj politike i kanë përshëndetur prof. Branko Horvat, Rudi Supek, Predrag Matjvejeviq dhe të tjerë. Gjatë viteve të `90-ta, kur angazhimi politik e demokratik bënte jetën shqiptare, formë kjo e zgjedhur për daljen nga ai okupim i hekurt i robërisë, edhe profesor Rrapi u angazhua në jetën shoqërore e politike. Në vitin 1997 është zgjedhur edhe kryetar i shoqatës së Filozofëve dhe Sociologëve të Kosovës. Emri dhe vepra e profesor Gjergj Rrapit do të mbeten të pashlyera në kujtesën tonë dhe  të brazave që pasojnë, të cilëve u  shërbeu gjatë gjithë rrugës së tij jetësore.” Në emër të pushtetit lokal foli nënkryetari i KK Ramiz Rrusta, i cili vlerësoi lart figurën e profesor Rrapit. Ndërkaq, Prend Buzhala, në kumtesën e tij nënvizoi se kjo Akademi përkujtimore përpiqet të japë kontributin e saj modest, për të mos ia lënë harresës figurat tona që kanë luajtur rol në jetën tonë arsimore, intelektuale, shkencore, kulturore, shoqërore, politike dhe kombëtare në gjysmën e dytë të shekullit që e lamë pas dhe në vitet e para të këtij shekulli. “Gjergj Rrapi i takon atij brezi intelektualësh, edukuesish e veprimtarësh shqiptarë të Kosovës, të cilët me punën e tyre të përkushtuar, me kultivimin e mençurisë, dijes dhe shkencës, i kanë zgjeruar e zgjeruar gjithnjë kufijtë e lirisë vepruese e të krijimtarisë mendore. Edhe pas shtatë vjetësh e kemi parasysh personalitetin e tij shumëplanësh: figurën e sociologut e shkencëtarit, aq edhe të vepruesit politik që nga fundvitet ’80 e deri sa vdiq; figurën e publicistit “, tha ai.Për figurën e Gjergj Rrapit, foli edhe Ramush Mavriqi, i cili tha se ai është ndër themeluesit e katedrës së sociologjisë, meqë ishte i pari sociolog me gradë shkencore i Universitetit të Prishtinës. Ai foli për personalitetin e profesor Rrapit si shkencëtar, për përkushtimin e tij për të vërtetën shkencore, për ndihmën e madhe që ua jepte, studentëve, qytetarëve e hallexhinjve të shumtë etj. Profesori i sociologjisë dhe aktori , Ismet Krasniqi, duke e përmendur edhe kontributin e tij në Universitetin e Tetovës, foli për angazhimin politik të Gjergj Rrapit: “Ai u angazhua dhe formoi disa parti politike edhe pse ne  kurrë njërën prej tyre nuk e caktoi veten lider. Më 1992 formoi Partinë  Liberale Shqiptare. Medaljen në skenë të UÇK-së,  kjo parti ndër të parat e njihte si ushtri të veten. Në zgjedhjet e para PLSH në koalicion me Lidhjen e Bashkuar Demokratike,  hyri në zgjedhje dhe prapë prof. Rrapi tregonte se nuk e formoi partinë për të qenë lider, por për t’i ndihmuar proceset demokratike në Kosovë.” Ai përmendi se kryetari i paraluftës i degës së kësaj partie në Klinë, Zahir Agushi, është edhe dëshmor i UÇK-së. Interes zgjoi kumtesa e profesorit të sociologjisë e filzofisë, Pal Canajt, i ciuli foli për vlerat shkencore të veprave të tij, si vepra “Sociologjia”, botim i vitit 1997, “Familjet e mëdha shqiptare” të vitit 1985, e përkthyer dhe e botuar gjermanisht më 2003 nga Kristë Shtufi, “Mbi bashkësinë familjare të Jakajve të Ranocit” “Mbi bashkësinë fam iljareb – tekinë”, “Martesa e shqiptarëve n]ë Kosovë” tezë doktorature, “Atë Shtejfën Gjeçovi – themelues i sociologjisë rurale shqiptare”, Thema nr. 15/1997, etj. Për figurën e tij evokuan kujtime e vlerësime edhe dom Franë Sopi, prof. Dr. Anton K. Berisha, prof dr. Neki Juniku, dr. Ukë Bashota, etj. Mandej pjesëmarrësit kanë shkaur në varrezat e vendlindjes, në Stupë, kanë vënë kurora e dhe kanë bërë homazhe te varri i profesor Gjergj Rrapit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora