Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arbror Sulovari: Pacienti që refuzon kurrën për shpëtimin e tij politik

| E premte, 24.07.2009, 07:53 PM |


PACIENTI QË RREFUZON KURRËN PËR SHPËTIMIN E TIJ POLITIK

Nga Arbror Sulovari

Partitë politike shqiptare me liderët e tyre në Maqedoni kanë probleme të thella për të qenë të pavarur nga strukturat sekrete shtetërore të R.M-së. Si pasojë shqiptarët e Maqedonisë janë kthyer në skllevër modernë të maqedonasve duke u katigoruar si popullsi e dorës së dytë. Gjithnjë e më shumë shqiptarëve po u shtrëngohet lagu pas qafës duke ua zënë frymën. Në çdo fushatë parazgjedhore partitë shqiptare çirren për atdhetarizëm, për flamurin dhe gjuhën shqipe, por sapo hipin në kolltukun qeveritarë ata harrojnë babën dhe nënën që i ka lindur. Kështu ka ndodhur edhe me liderin e ri të PDSH z.Menduh Thaçin i cili kur është në pushtet i intereson vetëm ta ketë mirë me qeveritarët maqedonas duke u strukur në strofkën e tij kafe DORA dhe rreshtuar në orët e vona ata servila që i ka vënë nëpër postet e larta drejtuese të qeverisë. Të padëgjueshmit e PDSH kanë qenë të dënuar të mbeten jashtë listave për karrierë politike. Por pasi e sheh veten z.Thaçi në opozitë luan rolin teatral të patriotit, të shpëtimtarit kombëtare duke u çjerrë dhe duke u shtirur si i pa dëgjueshëm i maqedonasve. Këtë rol teatral ai e bën vetëm e vetëm për tu afruar ndonjë KOCKË maqedonasit. Mendjemadhësia e Menduhit e çoi PDSH që e kishte ngritur lartë z.Arben Xhaferi, në humnerë, duke i larguar një e nga një deputetët si zoqtë e pulës. Arben Xhaferi do të mbahet mend si themelues i PDSH, ndërsa Menduh Thaçi si shkatërrues i saj. Muajt e fundit ka patur tentativa nga politikanë të Kosovës dhe të Shqipërisë për ti pajtuar partitë e vogla shqiptare rreth PDSH, për një opozitë shqiptare të bashkuar dhe të fortë, por këto propozime për bashkim kanë hasur në refuzimin primitiv të z.Menduh Thaçit i cili nuk ka pranuar kurën e shërimit të PDSH për të shpëtuar nga vdekja politike. Pas refuzimit të z.Thaçi për bashkim politik politikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës i kanë kthyer përfundimisht shpinën Menduh Thaçit duke e lënë atë në mendjemadhësinë e tij primitive. Ftohja e PDSH me Tiranën dhe Prishtinën u vu re në inaugurimin e tunelit të Kalimashit të cilin z.Berisha nuk e ftojë atë. Në urimin e vonuar që z.Thaçi i bëri fitores së PD dhe heshtjen e falenderit të z.Berisha. Edhe pak ata miq të PD që ka patur Menduh Thaçi tashmë janë jashtë lojës politike në Tiranë. Por vallë çfarrë do të ndodhi me PDSH dhe Menduh Thaçin?! Meqenëse nuk jemi parashikues, një gjë e dimë se pacienti që refuzon kurën e shërimit vdes. Kështu me dhimbje apo pa dhimbje Menduh Thaçi po e çon PDSH drejtë shkrirjes. Sipas gojëve nëpër kafetë e Tetovës flitet se në tetor edhe një deputet do të largohet nga PDSH duke e kthyer atë në parti pa grup parlamentar. Dhe duke përsëritur historinë mbrapsht ashtu siç e nisi Menduh Thaçi karrierën politike me katër deputet ashtu po e katandis PDSH në katër deputet.