Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Vuniqi: Jeta është për të dhënë jo për të marrë

| E enjte, 23.07.2009, 09:00 PM |


Jeta është për të dhënë jo për të marrë

Jean Valjean: "Life is to give not to take" - "Të mjerët" Victor Hugo

Misioni i Evropës është në Kosovë, por realisht Kosova po largohet nga BE-ja

Nga Agim Vuniqi

Politika e jashtme e Kosovës ka hasur në ngecje, jo vetëm për shkak të neglizhencës së MPJ-së por edhe për shkak të mos funksionimit të Agjensisë kosovare të intelegjencës; tash për tash është emruar vetëm shefi i saj Bashkim Smakaj. Vështirësitë janë të ndryshme, disa nga to edhe të pakapërcyeshme, meqë Kosova është pranuar vetëm nga 62 shtete, deri më tash, por nuk janë vu marrëdhënit diplomatike me të gjitha ato. Ndërsa MPJ është çështje në vete, aq shumë u vonua në përzgjedhjen e 18 ambasadorëve, procedura nuk ka përfunduar tërsisht, ata po presin dhënjen e "mendimit" nga shtetet në të cilat do të vendosen ambasadat, pse a nuk kishte dhjetësha e mëhershme pajtueshmërinë , a duhet edhe njëherë të kalohej në këtë fazë? Ministri i Punëve të Jashtme i cili kishte shfrytëzuar më heret piknikun diplomatik në ndërtesën e New Yorkut për të pirë kafe me ambasadorët e dhjetra shteteve në këthinat e ndërtesës shumëkatëshe të OKB-së, i kishte bërë për të qetësuar oponentët politikë, për të heshtur zërin e opozitës por edhe për t'i përmbushur dëshirat e saj se është duke lobuar. Çuditërisht MPJ, e cila ka filluar procesin e zgjedhjes së ambasadorëve, proces i cili është bërë përmes konkursit, është zhvleftësuar tërsisht, dhe ka qenë një ndër gafet e diplomatëve të papërvojë të Kosovës, është shndërruar në byro për punësim, nuk është shfrytëzuar institucioni i rekomandimit, por nuk është studjuar as e kaluara e tyre. Nuk është kjo gjëja e vetme, por MPJ, as që ka njoftuar shumicën e kandidatëve për rezultatet e konkursit, kandidatëve nuk u janë spjeguar arsyetimet, por ç'është edhe më keq shërbimi administrativ i MPJ u jepte informacione të llojllojshme, pra mungonte serioziteti në punë. Sa kanë qenë përmbushjet e kritereve të përcaktuara për t'u stolisë me karrikën e ambasadorit të mjaftueshme në krahasim me kriterin e e lojalitetit partiak, apo edhe lidhjeve me udhëheqësit vendor veç po shihet, menjëherë pas publikimit të listës jo-zyrtare. Një gjë duhet të qartësohet se MPJ nuk është agjension për regrutimin e të rinjëve të cilët menjëhërë pas kryerjes së studimeve pa ndonjë përvojë në diplomaci shkelin në shkallët e zyrës së diplomatëve, të cilët do të duhej të ishin me eksperiencë, bile të kenë përvojë politike. Nuk është i mjaftushëm vetëm kriteri i "përkthyesit" , sa janë të rëndësishme miqësitë e ndërtuara më heret. MPJ e udhëhequr nga Skender Hyseni nuk ka për çka të përmendet, nuk ka ndonjë sukses që e veçon atë si ndonjë diplomat të zhdërvjelltë. Gabimi qëndron se ai nuk ka bërë asnjëherë ndonjë kontakt me grupet lobuese të shiptarëve në perëndim, të cilët janë një potencial i pashterrur jo vetëm i dijes, por edhe i fuqisë votuese, shiqoni faktin turqit kanë 20 parlamentarë në parlamentin Evropian edhe pse ata nuk janë anëtarë të BE-së. Sa herë ka dërguar misionarët e vet Hyseni në perëndim për t'u takuar me intelektualë, veprimtarë, të cilët kanë përvojë për vendosjen e takimeve të niveleve të larta, fundja edhe mobilizimi i diasporës dhe shtytja e tyre përmes fuqisë së votës mund të bëjë ndryshime. Deri sa shumë shtete kanë zgjedhur këshillat për diasporë, nuk ka pasur ndonjë takim që ka shkuar përmes MPJ-së, e them këtë ngase mërgimtarët shqiptarë kanë ndihmuar diplomatët e Kosovës, kur Kosova nuk ishte në hartën politike të Evropës, por edhe ata të Shqipërisë, në mënyra të ndryshme sidomos viteve të 90-ta, kur fitoi demokracia shqiptare, kam qenë edhe vet dëshmitarë i kohës në Zvicër kur u pat vendosur ambasadori i demokracisë së re shqiptare z. Gazmend Tyrdiu, atëherë kishte kontakte të shpeshta edhe me zyrtarë të tjerë të MPJ, si Arian Starova etj...Dosido, ambasada dhe ambasadori, kanë detyrat e tyre të përditshme, të zgjidhjes së problemeve të mërgimtarëve, ndonjë takim me zyrtarët në shtetet ku gravitojnë ata, por pa pasur terrenin e përgatitur nga diapora ata janë vetëm një shkumë sapuni në basen, asgjë më shumë.

Pas deklaratës që komisioni i BE-së ka rekomanduar që Serbinë , Malin e zi dhe Maqedoninë do t'i fus ne listën e bardhë të Shengenit, jashtë saj mbetën Shqipëria e Bosnja, ndërsa Kosova ka humbur hapin për shkak se nuk ka përparim në lëminë e sigurisë së dokumenteve sidomos të pasaportave biometrike, kontrollit të migrimeve ilegale përfshirë edhe "read-misionet" të rendit publik dhe sigurisë, të punëve të jashtme dhe të drejtave themelore. Sigurisht që vizat nuk do të zhduken vet-vetiu, ngase për këtë duhet kryer detyrat e parashtruara, edhe pse është përfolur shpesh që Kosova ka përkrahje nga Brukseli. Shtrohet pyetja a ka plotësuar Kosova kriteriumet e planit ("roadmap") për liberalizimin e vizave dhe a ka pasur ndonjë plan për zbatimin e kritereve, bile edhe kontaktet ishin shumë të rralla me zyrtarët e BE-së në Bruksel. Do të ishte disi e kapshme po të ishte bërë ndonjë planifikim fazor, atëherë opinioni më lehtë do të përcillte përmbushjen e detyrave nga qeveria. Si duket në këtë fazë nuk ka qenë edhe synim i qeverisë përmbushja e obligimeve për t'u bërë kandidatë për liberalizimin e vizave, jo për faktin që Kosovën nuk e kanë pranuar pesë shtete të BE-së, meqë përmbushja e kriteriumeve i bind partnerët por edhe shtetet tjera edhe për pranim më të hovshëm të Kosovës. Kosova në këtë drejtim as që është afër; ka vende që po tregojnë shenja dyshimi për kapacitetet qeverisëse, se a do të plotësohen kushtet për liberalizim të vizave as që kishte ndonjë parashikim . Atëherë do të duhej të bëheshin edhe licitimet kohore për të ardhmen dhe, sigurisht që do të kalojë goxha një kohë për ndonjë ndryshim cilësor, ngase nuk ekziston vullneti politik. Nuk është bërë publike sa kritere duhet përmbushur Kosova për të hyrë në mesin e shteteve që do të përfshihen për liberalizim të vizave, pra as që është bërë ndonjëherë pjesë e debatit më serioz, thënë shkurt nuk ka ndonjë bisedë për përcaktimin e përmbushjes së kritereve, përveq atyre që janë përgjithësuese, tjetër është vurja e kontakteve me komesionerët e BE-së si Zhak Baro, për rend publik dhe drejtësi dhe ai për zgjërim Olli Rehnin, për kriteriumet që do të duhej të përmbushte Kosova. Pra së pari duhet të zhvillohen bisedimet teknike para se komisioni evropian të jap rekomandimin që të shkohet në procedurën për të futur Kosovën në listën e bardhe të Shengenit. Dhe pa hyrje në bisedime teknike as që do të ketë ndonjë vendim të BE-së.

Kosova ka filluar që moti me përmbushjen e standardeve, dhe atë para hyrjes në bisedime për statusin e Kosovës, por edhe pas bisedimeve, duke ua vizatuar liderëvë kosovarë planin-"road map-ën", të cilët asnjëherë nuk e kundërshtuan, por iu përmbajtën rigorozisht, përfundimisht edhe marrëveshja e Ahtisaarit ishte rrugë udhëzimi i evropianëve. Serbia që nga fillimi kishte kundërshtuar të gjitha inciativat e mundshme, ajo përfitoi nga frenimi i proceseve integruese të Ballkanit, deri sa zhvillonte bisedimet teknike, ajo pengonte funkcionalitetin e institucioneve kosvare, aq shumë saqë ndau teknikisht Kosovën, duke ia lënë si zorrë qorre veriun e saj. Liderët kosovarë kishin të veshura vazhdimisht fanelat e vullnetarëve, dhe çdo rekomandim të diplomatëve evropianë përpiqeshin ta mbështetnin.. . Sigurisht që deri te bisedimet nuk vihet pa treguar vullnetin politik, por edhe puna që duhet kryerë, nuk ka pasur ndonjë vlerësim nga Rehn, por as që është shqyrtuar ndonjëherë pozicioni i Kosovës për liberalizim të vizave, nuk kishte as ndonjë procedurë por as pëlqim i shteteve anëtare për Kosovën, deri sa Serbia kishte 42 kriteriume për përmbushjen e hartës së rrugës për të liberalizuar regjimin e vizave. Një ndër to ishte edhe bashkëpunimi me gjykatën e Hagës, edhe pse që nga fillimi kishte si kusht dorëzimin e Mlladiqit dhe Haxhiqit, nuk ndodhi asnjëra, përkundrazi në opinion dolën inqizime që tregonin rahatinë e kriminelëve të luftës të cilët shkatuan gjenocid të përmasave të mëdha, më të mëdhat që njeh njerëzimi pas Luftës së Dytë Botërore. Një gjë që tërheqte vëmendjen ishte se Sebia po shpërblehej për punën e Minsitrisë së punëve të brendshme dhe të drejtësisë, duke ndjekur përmes Interpolit liderët kosovarë, ndërsa Kosova kishte dështuar me disa skandale, atë të burgosjes spektakulare të tre agjentëve të BND-së, pastaj ai i rrëmbimit të dëshmive në zyrën më të ruajtur të PK-së, a nuk janë këto dyshime të mjaftueshme për efektshmërinë e institucioneve kyqe të sitemit, dhe si ishte e mundur që me këto skandale nuk u mor qeveria për të caktuar detyrat që duhet kryer, a nuk ishte kjo mungesë e vullnetit politikë. E si mund të flitet atëherë për ndonjë kooperim me Këshillin e Evropës, edhe pse EULEX-i kishte ardhur edhe për këtë qëllim, që do të thotë se misioni i Evropës është në Kosovë, realisht Kosova po largohet nga BE-ja, e çfarë faji kanë banorët e Kosovës, të cilët po ndëshkohen për shkak të luhatjeve të BE-së, e cila jo që po shpërblen përmbushjen e udhëzimeve të deritanishme, por po shkel përpjekjet e qytetarëve kosovarë, të cilët faktikisht janë ata të cilët ruajtën paqen në Kosovë, por edhe më gjërë. Si duket mësimi që u dhanë zyrtarët e BE-së është krejt i ndryshëm çka bënë ata. Shoqëria civile deri më tash inerte, po del me qëndrime dhe kërkesa atëherë kur çdo gjë u kry, a nuk ishin ata më heret të alarmuar për këtë, kur nuk ka pasur asnjë takim me komisionerët e BE-së, e si do të përfitonte Kosova nga liberalizimi i vizave kur nuk ishin përcaktuar as kriteriumet, por as nuk kishte bisedime teknike për këtë qëllim. Qysh heret është kuptuar se njëri ndër kushtet kyçe është edhe çështja e pasaportave biometrike, por askush nuk çante kokën, as ministri i rendit nuk lodhej për këtë, por as derjtësia as që bënte ndonjë përpjekje në këtë drejtim.