E merkure, 03.06.2020, 03:23 PM (GMT+1)

Komente

Flet vlonjati Romeo Tushaj, specialist i prodhimit të verërave shqiptare

E enjte, 23.07.2009, 06:31 PM


Romeo Tushaj
Flet vlonjati Romeo Tushaj, specialist i prodhimit të verërave shqiptare me teknologji italiane


Vera shqiptare është si ajo italiane

Nga Albert Zholi

Ka kohë që në tregun shqiptar prodhohet verë nga më cilësoret por, tregu shqiptar kërkon verëra të prodhimit të huaj. Kjo sepse ende egzioston fryma nihikste e prodhimeve vendase dhe pëlqehen prodhimet e huaja. Sot në Shqipëri ka me dhjetra kanitina që kanë të njëtën teknologji të fubdit të prodhimit të verërave si Italia, franca, Greqia megjithatë prodhimi  vendas ende nuk tërhiqet sidomos nga Hotelet luksoze. Mund të thiuhet se, dhe pse me të njëtën cilësi dhe kosto më të ulët, prodhimi vendas nuk ka atë pëlqim nga këto njësi tregëtare konsumi pasi mendohet se sidomos turistët apo frekunetuseit vendas nuk kanë atë siguri apo pëlqyeshmëri ndaj prodhimit vendas Psi reklama nuk është e duhur por edhe pasi egzistojnë prodhues fantazmë të palicensuar që e zbehin besueshnërinë në treg të këtyre prodhimeve pasi bëhen prodhime pa pulla. Në territorin shqiptar ka shuhë kantina serioze të prodhimit të verërave sidomos në Vlorë që po bëjnë përpjekje serioze për të paraqitur në treg verëra nga më cilësoret që konkurojnë me sukses ccdo prodhim të huaj bile dhe nga verërat më cilësore evropiane. Njëri prej tyre është dhe z. Romeo Tushaj nga Llakatundi i Vlorës me të cilin zhvillova këtë bisedë.

Z. Romeo pse ju lindi pikërisht ideja që të investoni në këtë fushë paksa jo shumë të njohur në Shqipëri dhe që kërkon shumë punë dhe kujdes?

Unë jam shumë koshient që ende në Shqipëri nuk ka një konsumator të kënqashëm për të bërë tregëti. Në sisetmin komunist vera nuk konsumohej me shumicë pasi tek ne ka qënë dhe është ende si pije e preferuar dhe tradicionale rakija. Pra, në të gjithë Shqipërinë konsumohet në masë të gjerë rakija dhe vera është lënë si pije e dorës së dytë. Ose mund të them që vera konsiderohet ende si pije e veccantë për persona të veccantë për njerëz që kanë të ardhura. Por emigrimi ka bërë të vetën. Në emigrim shumë shqiptarë jo vetëm kanë mësuar të preferojnë verën si pije por edhe të mësojnë teknologjinë moderrne të prodhimit të saj. Dihet se Franca, Italia, Greqi janë ndër vendet që përdoret vera gjerësisht. Kjo për arsye se kjo pije është më e shëndetshme, më e sigurt për shëndetin, më e ekulibruar për ruajtjen e masës për mos degradim deri në dehje. Në hotelet luksoze apo dhe në lokalet më të mira të këtyre vendeve përdoret gjerësisht verë, bile në shumicën dërrmuese nga gjinia femërore. Pra vera po bëhet një pije popullore sidomos në vendet ku gatuhet dhe përdoret peshku por edhe në vende të tjera që mjekësia bën propogandën e vet për këtë pije jetëgjatësie.

Ju folët për vende të cilat përdoret vera në Evropë dhe teknologjimë e saj. Vetë a keni qenë emigrant dhe a keni parë teknlolgji të prodhimit të verës?

Po. Unë kam qenë emigrant në Itali rreth 8 vjet 1992-2000. Kam qenë pikërisht në Firence në Toskana ku është një ndër kantinat më të mëdha të prodhimit të verëravë në Itali. Një nga këto kantina është dhe ajo “Freskobaldi” një nga kantinat më të vjetra e cila vazhdon prodhimet cilësore të disa lloj verërash që nga viti 1850- në këtë vend ka verëra deri 70 vjeccare.

Ju keni punuar në këtë kantinë?

Po. Për këtë arsye sjell dhe detaje. Ishte një kantinë që nga mënyra e organizimit dhe funksionimit të dukej si një sahat zviceran. Cdo gjë në vednin e dukur dhe në kohën e duhur. Pra eksperienca që fitova ishte ajo e stazhinimit sidomos të vers së bardhë. Kjo kantinë kryen eksporte në të gjithë vendet e zhvilluara evropiane por sidomos në Angli, Gjermani, vendet nordike dhe Amerikë dhë Kanada. Verërat kryeore sihin Toskana,Resling, Merlot, Kabërnet, Trebiano. Në këtë kantinë punova 8 vjet dhe mendova pse të mos bëj dhe unë një kantinë në Vlorë-

Si e morët këtë rrugë?

Qysh në Itali mendova për bimët që duhet të sillja në Shqipëri. Dhë pikërisht solla këto bimë kryesore që përmenda dhe më lart të cilat janë përmiërsuar (Toskana,Resling, Merlot, Kabërnet, Trebiano) nga specialistët e vreshtarisë italiane.

Cfarë përmban kantina si mekanizma të veccantë të prodhimit të verës në mënyrë moderrne?
 
Kryesisht janë filtra, popmpa, termometra, depozita, lëngje të ndryshme fermetimi, elementë steriizimi, duke përfundar me shishet dhe fuccitë.

Cilat janë elementët kryesorë të prodhimit të verës?

Janë shumë që nga koha e perrejes së rrushit, shtypja dhe deri në mimënetin e prodhimit. Gjetja e kohës së ardhjes është momneti më delikat. Aty është dhe mjeshtëria. Pastaj vijnë sterilizimi dhe përgatitja e kushteve për ruajtjen në kushte normale (sipas parametrave që kërkon kjo pije).

Aktualish në Vlorë ka shumë kantina?

Sipas njohjes që kam unë janë 4 të tilla të fuqishme me teknologji perëndimore. Pra Vlora ndoshat është ndër zonat që prodhon verë cilësore por është dhe një nga zonat që  konsumon më shumë verë në Shqipëri. Kjo pasi në Vlorë në periudhën e verës vijnë shumë turistë të cilët e përdorin shumë verën. Në këtë stinë Vlora konsumon verë sa gjithë Shqipëria në një vit. Ardhja e turistëve po përhap dhe një frymë të re tek konsumatori vendas që të konsumojnë verën sa më shumë dhe ne në këtë mënyrë të propogandojmë prodhimet tona.

Ju e kultivoni vetë rrushin?

Sigurisht. Unë kam 2 ha tokë që kultivoj bimët e mësipërme të rrushit. Pra kam bimë të përzgjedhura dhe me shumë kualitet. Njëkohësisht unë porosis shumë kultivues rrushi për një sasi tjetër pasi nga viti në vit janë rritur kërkesat. Porosinë e bëj pasi kam parë llojin e rrushit dhe mënyrën e kultivimit. Rrushin e marrë vetëm nëse përmbush parametrat cilësorë që unë përdor për prodhimin dhe teknologjinë që kam.

Vetë Llakatundi, fshati ku ju banoni dhe ushtrini aktivitetin a ka kushte për  rritjen dhe kultivimin e rrushit ?

Sigurisht. Fshati ynë i ka të gjitha kushtet për kultivimin e rrushit. Toka dhe klima është shumë e përshtatshme. Duhet pasur parasysh dhe ajo që thashë më lart, që bimët i kam marrë nga Italia, farë nga më e mira që përgatitet vera në Toskana.

Po përkrahje nga qevria a e keni paur për këtë ndërmarje?

Me thënë të drejtën edhe kemi pasur. Ndoshta në mënyrë të drejtpërdrejtë jo, por nëpërmjet konkursve për grande. Parvjet u bë një konkurs për një grand japonez për prodhuesit e verës. Ky konkurs përmante mënyrën e prodhimit, kusjtet, cilësinë, sasinë e investimit, sasinë e shitjes, teknologjinë dhe elementë të tjerë të kantinës. Ishin 100 konkurues Fituan vetëm 15 konkurues . Unë isha ndër të parët ku mora si shpërblkim një grand prej 15 mjijë dollarësh. Tani do të zhvillohet një konkurs tjetër dhe besoj do fitoj

Po raki a prodhoni?

Sigurisht. Kjo është pija tradicionale e asaj zone dhe unë prodhoj një sasi të konsiderushme apo më mirë të themi me porosi. Prodhoj raki moskat. Cilësia nuk diskutohet pasi të gjithë klientët kanë ngelur të kënaqur.

Kontakti me Romeon

06840 00 604


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora