E enjte, 04.06.2020, 10:01 PM (GMT+1)

Komente

Shpejtim Hyseni: Fytyra e vërtetë e Evropës

E merkure, 22.07.2009, 07:27 PM


Fytyra e vërtetë e Evropës

Shkruan Shpejtim Hyseni

Sa për fillim të këtij shkrimi, unë po citoj pjesën më të rëndësishme të deklaratës së ish-përfaqësuesit të lartë për Bosnjën, Christian Schwarz Schilling, dhënë gjatë një interviste për gazetën gjermane Bild, ku, në mënyrën më të drejtë të mundshme, ka kritikuar BE-në, lidhur me përjashtimin e Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës nga procesi i liberalizimit të vizave. Fjalët e më poshtme, të thëna nga ky diplomat europian, e arsyetojnë më së miri, titullin e shkrimit në fjalë. Në mes të tjerash, ai thotë: "Heqja e vizave për Serbinë, është turpi më i madh i BE-së deri më tani. Me këtë veprim, BE-ja po shpërblen vrasësit e Srebrenicës, që kryen gjenocidin më të rëndë pas Luftës së II-të, Botërore në Evropë". Fjalët e diplomatit në fjalë, vërtet s’donë edhe shumë koment, ato e thonë troç, politikën diskriminuese evropiane ndaj popujve të Ballkanit, me disa dallime. Diskriminimi ‘demokratik’, që i bëhet shteteve me popullsi shumicë myslimane, nuk është edhe i rastësishëm, por është një sinjal i qartë se, Evropa dhe evropianët, janë ende të mbushur me fobinë e tyre në mënyrë krejt të gabueshme për Islamin dhe myslimanët dhe kështu, ata shkelin edhe vet parimet e tyre, për barazi racore, fetare e kombëtare dhe në flagrancë shkelin nenet e tyre që i sanksionojnë diskriminimet e lartpërmendura, por ajo çfarë BE-ja, e shkel me dy këmbë, është edhe e drejta e qarkullimit të lirë, për njerëzit dhe mallrat, e kjo shkelje e freskët dëshmohet me ndalimin e qarkullimit drejt Evropës së lirë dhe demokratike të shtetasve të Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjës. Dikujt edhe mund t’i duket çmenduri, ky vlerësim i imi se, këto shtete, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja, u lanë jashtë Evropës, pikërisht për shkak të bindejve të tyre fetare myslimane, por ja, që e vërteta dhemb, por megjithatë kjo është arsyeja e vetme pse pikërisht ne myslimanët u lamë jasht Evropës, pavarsësisht faktit se jemi pjesë e saj. Për ta arsyetuar pohimin tim të sipërpërmendur, se ne u lamë jashtë BE-së, m’u për shkak të fesë, merrni shembull konkret shtetin turk, shtet ky i cili rrugëtimin drejt Evropës e ka nisur qysh në vitet e ’70-ta, duke i plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara dhe vëna nga BE-ja, por shtet ky i cili, pikërisht për shkak të shumicës myslimane, haptas i refuzohet hyrja në BE. A nuk bie ndesh Evropa edhe në këtë rast me me parimet e saj, në të cilat parime thuhet se, nuk ka dallim racor e fetar brenda për brenda shteteve të BE-së? Po qe besa, ky parim shkelet nnjëzëri, kur janë në pyetje myslimanët, përkundër atyre pak zërave që reagojnë në mbrojtje të këtyre parimeve demokratike dhe liridashëse. Çështjet e brendshme shtetërore si; ekonomia, korrupsioni, krimi, kontrolli i kufijve, e të tjera çështje si këto, nuk mund të plotësohen as edhe nga një shtet i vetëm në Botë, përfshirë edhe shtetet e Evropës sepse edhe në këto shtete ka korrupsion, krim t’organizuar, probleme ekonomike, moskontroll të plotë të kufijve, etj, atëherë, si po u kërkokan të plotësohen kushtet në fjalë nga tri vendet me shumicë myslimane, kurse për shtetet e tjera jomyslimane, si Serbia, shkaktare e të gjitha luftërave në Ballkan, ku humbën jetën mijëra njerëz, shumica myslimanë dhe e cila edhe zyrtarisht i fshehë dhe mbronë kriminelët e luftës, Maqedonia e cila bën shkeljen më të madhe të të drejtave të njeriut në Ballkan, e në veçanti dhe me theks të veçantë të shqiptarëve, si dhe Mali i Zi, shtet ky i pavarësuar, jo shumë vite më parë se Kosova, ende s’e ka të definuar me status gjuhën zyrtare të vendit dhe nuk i ka të rrëgulluar kufijtë me shtetet që e rrethojnë, përfshirë edhe Kosovën, nuk u vihen kushte të tilla, por u ofrohen lehtësime, duke e shpërblyer krimin e tyre me hapje kufijsh, krejt kjo në emër të ‘demokracisë’ dhe qarkullimit të lirë. A thua i njëjti qarkullim i lirë s’po vlejka edhe për Shqiptarët dhe Boshnjakët, apo ne jemi të caktuar për eksperimente evropiane dhe si të tilla edhe duhet të viktimizohemi, në emër të lirise dhe demokracisë evropiane, sa herë që ato duhen testuar? Vërtet, a ka turp më të madh për Evropën dhe evropianët, se sa, të shpërblesh kriminelin, për krimin e bërë kurse viktimën ta viktimizosh edhe një herë? Kjo, le të mbetet për t’u parë në të ardhmen. Le të presim dhe le të shohim, nëse evropianët po i thërrasin mendjes dhe logjikës së tyre të shëndosh, nëse ky turp do të prek ndërgjegjjen e tyre dhe gabimin e bërë, ta korrigjojnë me futjen në këtë liberalizimin vizash edhe për myslimanët, pa dallim kombi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora