E premte, 29.03.2024, 01:16 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Busheku me ujin e freskët vendi I përzgjedhur për të festuar

E hene, 03.09.2007, 06:23 PM


LEDIA LLESHI

Shushica, çdo 18 gusht pret emigrantët në festën e saj të Verës

Kryekomunari Lutfi Lala: ne do ti japim kësaj zone gjallëri dhe zhvillim

ELBASAN-nisur nga historia e zonës së Shpatit dhe sidomos nga kthimi I emigrantëve, Komuna Shushicë ka vendosur të përdorë pikën turistike të Bushekut për të festuar ditën e përcaktuar si festë lokale,18 gushtin. Qindra banorë të zonave, grupe artistike të veshur me kostume popullore si dhe mjaft qytetarë të ftuar nga qyteti I Elbasanit kanë kremtuar këtë festë të parë të këtij lloji të vendosur nga vetë komuna. Mes këngëve, valleve, ujit të ftohtë të burimit të Bushekut si dhe mes birrave dhe ushqimeve tradicionale të gjithë kanë festuar sëbashku duke u freskuar sado pak në këto ditë të nxehta vere. Ndërsa në kohë të lashta kjo pikë do të kujtohet si ndalesë e karvaneve që kalonin nëpërmjet via Egnatia tashmë komuna Shushicë ka vendosur ta kthejë edhe në një vend ku mund të argëtohen jo më vizitorët por vetë banorët e zonës. Në këtë festë ishte e ftuar deputetja e zonës Valentina Leskaj, kryetarë të komunave dhe bashkive dhe përfaqësuar të artit e kulturës. Po kështu janë ftuar edhe këngëtarë të njohur që me muzikën e tyre I dhanë më shumë gjallëri kësaj feste të parë të këtij lloji. Gaani Ruda, banor I zonws thotw se kjo ditw wshtw mjaft e bukur dhe njw ide e goditur e komunws shushicw. Kjo komunw me gati 11 mijw banorw ka tw zhivilluar bujqwsinw, vreshtarinw dhe blektorinw. Kryetari I komunës Shushicë Lutfi Lala thotë se ka menduar me anë të këshillit të komunës që të vendosë datën 18 gusht jo rastësisht. “shumica e familjeve kanë ndonjë pjestar jasht vendit në emigracion. Pjesa më e madhe e tyre janë kthyer në këtë ditë që ne kemi zgjedhur. Edhe pse kjo ditë ka lidhje edhe me kontributin patriotic të luftëtarëve të shpatit për të mbrojtur trojet ne kemi menduar që mund ti shërbejë më shumë familjeve të komunës shushicë për të festuar kthimin e njerëzve të dashur dhe festimin sëbashku me ta. Komuna nuk ka harruar edhe traditën folklorike të zonës po kështu edhe miqtë e saj që kanë ndihmuar në realizimin e projekteve në ndihmë të komunitetit nuk kish sesi të mungonin në këtë ditë. Ne do të mundohemi që me fondet që kemi në dispozicion të pastojmë dhe të reabilitojmë pikën e Bushekut që kjo e fundit ti shërbejë edhe vizitorve por më shumë banorëve të zonës të cilët pas halleve dhe problemeve të përditëshme meritojnë që të shplodhen në hijen e lissave dhe buzë ujit të ftohtë që rrjedh mes shkëmbinjve prej shekujsh. Po kështu kjo ditë meriton që të festohet çdo vit. Kjo ishte një iniciativë e parë dhe ndoshta jo aq shumë e organizuar por ne do të kontribuajmë çdo vit për të bërë të mundur që 18 Gushti të shëndërrohet në një festë lokale për komunën tonë. Me anë të kësaj feste do të presim emigrantët, do të vlerësojmë verën me bollëkun e saj dhe do të argëtohemi sëbashku. Uroj që e gjithë komuna të zbresë në pikëne Bushekut dhe të gëzojë nga kjo ditë e bukur e fundit të Verës”. Të rinjtë kanë vazhduar të këndojnë e kërcejnë këngët popullore deri pasdite vonë. Të moshuarit kanë shijuar drekën e shijshme buzë ujit të ftohtë ndërsa fëmijët janë kënqur duke u endur mes lisave shekullorë që mendohet të jenë mbjellë atje gati 5 shekuj më parë. Tashmë komunat janë duke krijuar mundësi që nëpërmjet festave lokale të mbledhin banorët dhe të krijojnë një identitet nëpërmjet decetralizimit të pushtetit vendor duke patur edhe festwn e tyre.

Gojëdhënat që ruhen sot në popull thonë se rrepwt e Bushekut janë mbjellë nga ushtria turke në kohën e Sulltan Mehmetit të dytë (Fatihut) gjatë luftës së Bushekut dhe nuk qenë veç hunj që shërbyen për të lidhur kuajt. Jetëgjatësia e tyre është më shumë se 5 shekuj. Gojëdhëna thotë se “Fatihu nga Krepi I Gurabardhit dhe shpatarakët nën komandën e Petro Kapedanit nga maja e Shijonit në krep të Shelcanit rrifeshin me top dhe bajshin luftë. Tyke iu futën shyshoqit u qepën e përfytren ke Druja e madhe në Mlizë, e aty u ba nji gjak aq I madh….bani shumë kohë që dilte një dritë e madhe nga trupat sa dukesh deri në Shelcan. Si u thynë, Fatihu u tërhoq e nguli në Bushek”. Sipas kronikave të shekullit XV në Bushek janë bërë dy beteja të përgjakshme. E para në vitin 836 të Haxhrit 1432. në këtë betejë 10 mijë suhtarë turq nën drejtimin e e Ali bej Evrenozit, biri I sanxhakbeut të tokave shqiptare u mundën nga ushtria shqiptare e udhëhequr nga Gjergj Arianiti. Beteja e dytë është bërë në vitin 871 (1466). Këtë herë ushtria udhëhiqej nga vetë Sulltan Mehmeti. Ushtria e Shpatarakëve siç thotë gojëdhëna tek Druja e Madhe në Mlizë udhëhiqej nga Petro Petroshi nga Shelcani.

Në një document të kohës nga kronikanët turq është përmëndur sulmi nëq dy drejtime kudër luftëtarëve të Shpatit. Pas kësaj lufte që në bazë të kronikanëve të kohës edhe u pushtua edhe nuk u pushtua në vendin e shqiptarëve pranë Buzurzhekut ushtria turke bëri një kështjellë. Asaj ia vuri emrin Elbasan. Pas ndërtimit të kalasë së Elbasanit Busheku si fshat nuk përmëndet më në kronikat turke. Dikur Buzursheku popullonte kështjellën e re por më pas banorët e Kalasë vendosën ta përdorin si pikë turistike pë rujin e ftohtë rrapat gjigandë. Teferiçi I bukur ka tërhequr gjatë shekujve të pasur e të varfër, të krishterë e myslimanë. Ndërsa banorët e shpatit populluan kalanë e re pas disa shekujsh banorët e Kalasë u kthyen në Bushek duke shijuar freskinë e kësaj pike turistike që duhet mbrojtur.

Vizitorët

Ndodhet vetëm 6 kilometra nga qyteti I Elbasanit dhe vetë elbasanasit e kanë quajtur shumë kohë më parë Teferiç pasi ishte një nga vendet kur të pasurit zgjidhnin të kalonin ditë pushimi e pikniku sidomos në festa tradicionale. Ullishtat, Krasta e Busheku ishin vendet ku I gjeje elbasanasit që në fillim shekullin e 20 por edhe më parë. E kthyer në një pikë turistike për ujin që buron në çdo stinë midis shkëmbinjve dhe rrapat shekullorë ky vend I bekuar nga natyra për freksinë e verës vazhdon të vlerësohet nga njerëzit megjithëse për shkak të pronësisë askush nuk ka vënë më dorë në këtë vend që njihet edhe nga historia. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora