E shtune, 27.11.2021, 06:35 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Përmbledhjedhe Rekomandime, nga tryeza e mbajtur në Gjilan...

E marte, 21.07.2009, 06:20 PM


z.Refik  HASANI dhe  z.Belgzim  KAMBERI ,.moderatori dhe panelisti  nga mbajtja e tryezës në hotelin  Kristal të Gjilanit më 23.06.2009
z.Refik HASANI dhe z.Belgzim KAMBERI ,.moderatori dhe panelisti nga mbajtja e tryezës në hotelin Kristal të Gjilanit më 23.06.2009
Përmbledhje  dhe   Rekomandime , nga tryeza e mbajtur në Gjilan me titull : ,, 23 qershori 2009 -dhjetë vjetë nga zhvendosja masive e shqiptarëve nga Komuna e  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës’’


Më 23 qershor të vitit 2009, ,, Lëvizja për Kthim dhe Integrim - Guri i zi ” , në bashkëpunim me Këshillin për të Drejtat e Njeriut për , Komunën e  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës , kanë organizuar në Gjilan tryezën :  ,, 23 qershori 2009 - dhjetë vjetë nga zhvendosja masive e shqiptarëve , nga Komuna e  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ”. Tryeza përkatëse kishte për qëllim kryesor sensibilizimin e opinionit të brendshëm dhe të jashtëm , lidhur me këtë çështje komplekse . Por edhe identifikimin e problemeve aktuale, të cilat e pamundësojnë kthimin dhe reintegrimin e kësaj kategorie shoqërore  gati se të harruar . Gjatë diskutimeve , pjesëmarrësit e tryezës pasqyruan disa nga problemet me të cilat ballafaqohen mijëra shqiptarë , nga Komuna e  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës  , të cilët u detyruan që të shpërngulen nga shtëpitë e tyre, e që tani jetojnë në Kosovë. Vetë fakti se sot nuk ka të dhëna të sakta për numrin e vërtetë të kësaj kategorie shoqërore është një tregues i mjaftueshëm që dëshmon se duhet të ketë një kujdes më të madh nga ana e institucioneve dhe aktorëve përgjegjës për këtë çështje.
Pjesëmarrësit dhe organizatorët konstatuan se ekzistojnë pengesa serioze për kthimin dhe reintegrimin e shqiptarëve nga Komuna e  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës , që jetojnë në Kosovë. Si një nga mangësitë thelbësore aktuale është identifikuar mungesa e projekteve dhe e strategjive konkrete gjithëpërfshirëse. Për më tepër, mungesa e sigurisë në lëvizjen e lirë dhe mungesa e ofertave konkrete për siguri minimale ekonomiko-sociale, si dhe problemi i pazgjidhur politik konsiderohen , po ashtu sikur pengesa që e pamundësojnë nismën konkrete të ecurisë së një procesi të qëndrueshëm të kthimit dhe reintegrimit të shqiptarëve të shpërngulur dhe të dëbuar  nga Komuna e  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës .
Pjesëmarrësit e tryezës ,, 23 qershori 2009 - dhjetë vjetë nga zhvendosja masive e shqiptarëve , nga Komuna e  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ” , kishin një pajtim pothuajse konsensual lidhur me nevojën e një përkushtim më të madh nga ana e qeverive shtetërore dhe lokale, por edhe nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Mendohet se kthimit dhe reintegrimit duhet t’i paraprijë krijimi i klimës pozitive përmes një vullneti më të shprehur politik nga ana e vendimmarrësve. Në fund, pjesëmarrësit e tryezës kanë paraqitur një sërë rekomandimesh:
     Për partitë politike shqiptare dhe institucionet e pushteteve vendore  të  Komunës së  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës  .
Të kenë qasje statutare për këtë kategori shoqërore;
-    Të inicojnë dhe sensibilizojnë çështjen e shqiptarëve nga Komuna e  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës të cilët janë shpërngulur dhe dëbuar nga shtëpitë e tyre që nga viti 1990 , me theks të veqantë të zhvendosurit pas qershorit 1999 .  
-    Të themelojnë struktura institucionale që do t’i trajtonin ekskluzivisht çështjet e kthimit dhe integrimit të shqiptarëve të shpërngulur dhe të dëbuar nga shtëpitë e tyre, ashtu si dhe të qytetarëve të kombësive të tjera . Kjo strukturë do të mund të ishte edhe adresa e kontakteve reciproke midis tri komunave dhe qeverive të Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
                                                     Për Qeverinë e Republikës së Kosovës:
-    Regjistrimi i kategorisë së të zhvendosurve në Kosovë, në një rubrikë të veçantë të evidentohen të gjithë të zhvendosurit shqiptarë që janë të ardhur jo vetëm nga Komunat e  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës , por edhe të zhvendosurit e tjerë shqiptarë nga Komunat e tjera të Republikës së Serbisë.
-    Hartimi i projekteve konkrete për çështjen e strehimit dhe zgjidhjen e problemeve të shumta administrative të shqiptarëve të nga Komuna e  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe nga qytetet e tjera të Republikës së Serbisë, që jetojnë aktualisht në territorin e Republikës së Kosovës .
-    Themelimi i një organi shtetëror, që do të trajtonte dhe përshkruante gjendjen sociale të shqiptarëve të tri Komunave  ; që jetojnë aktualisht në territorin e Republikës së Kosovës;
-    Hartimi i të dhënave të sakta për numrin e shqiptarëve të tri Komunave , që jetojnë aktualisht në territorin e Republikës së Kosovës .
-    Njohja e statusit të refugjatit, të qëndrimit të përkohshëm , për shqiptarët  e Komunave të lartë cekura , që jetojnë aktualisht në territorin e Republikës së Kosovës .
                                                  Për  Qeverinë  e  Republikës  së  Serbisë :
-    Që të pranohet edhe zyrtarisht nga organet shtetërore të Republikës së Serbisë se ka të zhvendosur shqiptarë jo vetëm nga nga Komuna e  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ; por edhe nga qytetet e tjera të Serbisë.  
-    Krijimi i metodologjisë për reintegrimin e kësaj kategorie shoqërore përmes programeve strategjike;
-    Organizimi i një konference donatorësh;
-    Caktimi i një shume financiare nga fondet shtetërore për kthimin dhe reintegrimin e shqiptarëve  .
-    Ndihmë të posaçme financiare në rindërtimin apo ringritjen e pasurisë së shkatërruar .  
-    Krijimi i Komisioneve që do t’i trajtonin rastet e konfiskimit apo marrjes së pasurisë së patundshme;
-    Hapja e vendkalimit administrativ me Kosovën në Komunën e Medvegjës, në vendin e quajtur  “ Kapi ”,  ashtu që të lehtësohet qarkullimi i mallrave dhe liberalizimi i kalimeve ndërkufitare për  të gjithë qytetarët .
                                                         Për  faktorin  Ndërkombëtar
-    Që ta inkurajojnë Qeverinë e Republikës së Serbisë drejt pranimit zyrtar të realitetit që ka të zhvendosur shqiptarë jashta  Republikës ës Serbisë .
-    Të regjistrohen dhe evidentohen saktësisht numri i të zhvendosurve shqiptarë dhe të ndihmohen në forma të ndryshme, përmes projekteve me organizatat e huaja për ndarjen e mjeteve për kthim dhe reintegrim.
                                                                Për mediat dhe    Shoqërinë  Civile
-    Lobim dhe sensibilizim të opinionit publik në favor të krijimit së klimës pozitive për kthimin dhe reintegrimin e shqiptarëve nga Komuna e  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës; që jetojnë aktualisht në Kosovë  .
-    .Në fundë të ksaj tryeze u ra dakord nga të pranishmit se kjo tem është paksa e vonuar  . Të organizohen tryeza dhe debate më të shpeshta për diskutim me  tema të ngjashme edhe në Prishtinë , Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë .

KËSHILLI PËR TË DREJTAT ENJERIUT       LËVIZJA PËR KTHIM DHE INTEGRIM GURI I ZI” Gjilan, Kosovë   ,                                                                                                                                                                    ODBOR  ZA LJUDSKA PRAVA                                                         ruga ,,Skënderbeu “”, nr.80  (Përballë Hotelit “Kristal”)      TEL.044 249  866     /   0280 322 670                                                                 
COUNCIL FOR HUMAN RIGHT                                   
K.Petroviq, nr.II/ 36             
17520 Bujanoc,Serbi                                                                                                               
Rr Ramiz Sadiku, 50
17523 Preshevë, Serbi
Tel/fax: +381 (0)17/653 – 981 /  + 381 (0) 63-7 797 570
E-mail: lki_gurizi_gjilan@yahoo.com , belgzim@hotmail.com , refik.hasani@yahoo.com      Gjilan  -  Preshevë, .. Korrik  2009 .
z.Refik HASANI ,  Lëvizja për Kthim dhe Integrim  ,, Guri i Zi” , Gjilan
z.Belgzim  KAMBERI , Këshilli për të Drejtat e Njeriut për Komunën e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora