E enjte, 25.04.2024, 09:58 PM (GMT+1)

Mendime

Arsim Halili: Shpërngulja e heshtur plagë e rëndë për Luginën

E hene, 20.07.2009, 07:40 PM


Shpërngulja  e heshtur plagë e rëndë për Luginën

Nga Arsim Halili

Më duhet ta bëjë një analogji  të kësaj  teme, paradoks i ditëve  tona , nuk dua ta luaj rolin as të historianit,e as  të ideologut politik,por kjo gjë duhet të prek në ndërgjegjen e atyre, që e udhëheqin politikën shqiptare. Nëse  jo më larg se  133 vjet u bë shpërngulja e dhunshme e mbi 600 fshatrave shqiptare, nga kjo pjesë Dardanisë, a nuk na duket  ky avaz i vjetër vazhdon edhe sot, pas një shekulli  më shumë, por me metoda tjera. Deri sa gjeografia e jonë është tkurrur në tri komuna, që sot e quajmë herë si Luginë e herë si Kosovë Lindore. A mund të flitet sot për një Medvegjë shqiptare, kur  në të jetojnë më pak se 1000 banorë dhe kjo hordhi, ndodhi në ditët tona të historisë, jo më larg se 10 vjet, dy krahët e Luginës, atje në malet e Gollakut dhe të Karadakut, vështirë se gjen  ndonjë oxhak të ndezur, po edhe në ato pak fshatra mund të numërohen, me gisht familjet qe mund të jetojnë në këto dy anë të malësive, qoftë në Preshevë dhe Bujanoc.
Shqiptarët braktisën trojet e veta,  jo për fajin se nuk deshën të jetojnë, por jeta përplot sfida, kur çdo ditë duhesh të përballesh me diçka që edhe në ëndërr ta shohësh, do të trembesh. Kjo gjë sa do të tinglloj folklorike, por është e vërtetë. Shqiptarët e kësaj pjesë e përjetuan në supet e tyre tmerret e të qenit të robëruar. Sakrifica e kësaj popullate, deri në vetëmohim, për të përballuar këtë odiseadë tmerri, të mos guxojnë t’i   presin mbrëmjet në shtëpitë tyre, nga frika se cila familje, do ta pësonte sot. “Liria në letër”,  a thua e bëri të vetën, që secili shqiptar të jetë objekt i persekutimeve, i torturave,  apo sa për të mjaftuar për të punësuar disa vet në një godinë  komune, thjeshtë sa për të qenë dekor i politikës antishqiptare, që udhëhiqet nga organet qendrore, e që kërkohet të zbatohet nga institucionet lokale. Nëse flasim për mohim të së drejtës natyrore dhe të së drejtës  juridike, duhet   shikohet,  aty ku shqiptarët  në këtë hapësirë e pësojnë çdo ditë, janë pasojat ekonomike, politike, sociale, e kulturore, jo që na bëjnë të ndjemi si qytetar  të dorës së dytë, por as si qenie njerëzore, e mos të flasim për elementin e mbrojtjes së identitetin tonë kombëtar. Nëse kënaqemi me pak ato gjëra, si p.sh: të festojmë festat tona në objektet e mbyllura, nëse kënaqemi me atë, që fëmijët  tanë nuk dëgjojnë historinë e identitetit të vetë kombëtar, ose marrjen  të flamurit  herë në dasmë,  e herë jo nga frika se mund ta pësoj dikush. Me plotë bindje mund ta them se gabojmë nga kjo “liri” e shkruar në letër, e që palët nënshkrues, asnjëherë nuk e vunë në zbatim. Nuk është e gjithë  kjo, kur qindra luftëtar, luftuan për tu ndjerë të sigurt në shtëpitë   e tyre, ata sot duhet ta marrin kokën e tyre në duar dhe të largohen  këmba dorës, për t’i shpëtuar kthetrave armiqësore. A nuk ishte tmerri atyre diteve dimri,  i morën dhjetëra veta  nga Lugina, por a e kuptojmë se çfarë proporcioni është me atë, se sa janë shpërngulur nga ky vend, duke e ditur se mund ta pësojnë edhe këta të rij tjerë të lirë në kuptimin fizik, por në ankth të përhershëm. A nuk dhembë kjo plagë?! A mos vallë mbaroi me kaq?! Kur kuzhinat armiqësore, çdo ditë po përgatisin terrenin, jo për të inskenuar një tragjedi në kurriz të tyre, por në të mirë tyre, një fitore më shumë , më pak shqiptarë në Luginë. Për ngjarje ende të pa verifikuara mirë,  bëjnë kërdi, nëpër shtëpitë shqiptare dhe përsëri një valë ikje  djemve më të mirë,  kjo ndodh  pas luftës, po  ndodhë në ditët tona, kur perëndimi e shpërblen me liberalizëm të vizave, shtetin më jo demokratik  në botë. A nuk duhet të prek në ndërgjegjen e tyre, që bëjnë politikën ditore, që së paku ta ngrsin zërin,  e të thonë: nëse drejtësia evropiane është shpërblyese, e këtyre  padrejtësive,  vallë a kemi drejtë t’i besojmë! Nëse sot,  ne nuk mund të flasim ose mund të jetë vetëm një iluzion, se Medvegja, dikur shqiptare, të kemi përsëri  në duar  atë komunë,  mos harrojmë se shpërngulja, e  sa  e sa njerëzve tanë, që çdo ditë ndodh  edhe në Bujanoc edhe në Preshevë. Kam frikë se mund të jetë drejtësi e vonuar dhe një gjë të tillë nuk dua të lejojmë  si Medvegja. Do të jetë vonë për t’u marrë, disa shoqata me kthimin e të shpërngulurve. Duhet të parandalojmë këtë plagë, për ndryshe mund të na kushtoj të gjithëve, si popull i kësaj etnie.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora