E merkure, 24.04.2024, 11:56 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Elshani: Heronjët, Martirët janë pronë e popullit

E shtune, 25.07.2009, 12:31 PM


TË PËRKUJTOSH HERONJËT, MARTIRËT ËSHTË IMPËRATIV KOHE SEPSE KËTA NUK JANË PRONË E AS NJË PARTIJE, POR JANË TË POPULLIT
 
Dhe, para së gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë
dhe mos e harroni atë kur të jepni mendimin tuaj!
Hasan Prishtina
 
Nga Halit Xhemë Elshani

Injorimi me apo pa vetdije nuk i benë nder: komunës, fshatit, partis as autorit ! A është kjo lojë më LDK-ën e Istogut,a është kjo lojë më gjakun e derdhur,a është kjo njihilizëm i llojt të vet më deshmor,martir,të zhdukur e të kindapuar,a është kjo çmenduri e çyqës,zog i nemur që shumë kohë rrinë në sheher,në kafehane e nuk del në fshat me pa varre,lapidar,nëna e fëmij më zemër të thyer dhe me krenari i bejnë ballë gjith kësaj padrejtësie njërëzore...
Mjaft diferencime e lëndime kemi pasë në të kalurën,stop kësaj dukurie të shëmtuar moniste, edhe në “Varrët e përbashkëta”edhe me deshmor e martir të luftës se UCK-ës!?
 
Lexues të nderuar ky shkrim dhe shumë shkrime tjera rreth këtyre Deshmorëve e Martirve qe do të bejmë fjalë më posht nuk ia kanë mbush mendjën një ish komunisti të privelegjuar,një gazetari më përvojë te madhe në gazetari sidomos mbahët mend për denigrimin dhe kualifikimin qe i bënte n’atë kohë Demostratave të 81,një intelektual i kësaj ane qe këto ditë e shkruen Librin e dytë për Istogun,me të njatin titull:”Varrët e Përbashkëta”,Prishtinë 09.Fatkeqesisht edhe kësaj rradhe pa turp ben gabime rradhazi autori Rrustem Rugova si në librin e parë.Në vënd qe te vetdijesohët dhe pse jo të ndergjegjësohët, ai vazhdon me avazin e vjetër thuese nuk ka ndodh më keqja këtij populli e kësaj komune.
Nuk është i sinçert konstatimi se i kanë mungue dokumentacioni,deshmitarët,por është margjinalizimi dhe diskriminimi i shumë ngjarjeve.Në librin e parë i është tërhjek vërejtja gojore dhe më shkrim në”Rilindja”,por vërtët i ka lanë anësh me dashje apo ...Ajo qe ka mbetë anesh thekson në faqen 10 të librit dytë është si pasojë e mungesës e dokumenteve!?Kjo nuk qendron për arsye se sidomos prej luftes se fundit janë shkrue shumë feltone,libra,manefestime,janë ngritë shumë lapidar,janë shpallë shumë heroj,deshmor,...por autori nuk i ka përfillë,as nuk i ka konsultue.Andaj të kota janë fjalët :”Prandaj u jam mirënjohës të gjith atyre qe me dokumente,deshmi,fakte e të dhena të caktuara do të më ndihmojnë ta bejë sa më komplet këtë kontribut timin modest”.Vërejtjët dhe sygjerimët në librin e parë nuk i ka përfillë.Po ashtu edhe në librin e dytë ben lëshime të rënda materjale,sasiore dhe kualitative.
Mos përcjellja e literaturës,konsultimi i një mori faktësh ka bërë qe ky libër të jëtë i mangët dhe jo gjithpërfshirës
 
ETIKA E GAZETARIT NË PESHOJË, TANI EDHE ETIKA E SHKRIMTARIT NË PESHOJË
 
Vitin e kaluar gazetës”Rilindja” i ofrova një shkrim me titull:”Terrori shtetror ndaj një fshti kosovar”,të komunës Burimi(Ish Istogu) me tetë fotografi të cilat u skenuen për t’u berë gadi për shtyp;
Ishte një shtatori kur u zbuluen dhe u identifikuen martirët qe u  msakruen pa mëshirë,me mjete luftarake të ftofta:thika,sharra,armë zjarri me fyshek “dum dum”etj.
Janë gjetur kufomat e njerëzve të damtuar mizorisht pjesë pjesë,të pa vorrosura,,të shkatrruara nga çmenduria barbare e pirromatëve  serbo-çetnik! Në artikull në mungesë të fakteve tjera behej fjalë për familjët: Grabovci, Elshani, Husaj, Mavraj, Derdallaj etj. Ishin këto shenimët e para për momentin tragjik  qe pësuen këto familje,sepse në Dasam(Ish Saradran) janë vrarë e masakruar afro 150 veta nga shumë anë të Kosovës.
Kjo ngjarje mjaft tronditse,u deshmue nga deshmitarët e tribunalit të Hagës,ekspertve dhe familjarët.Fatkeqesisht ka shumë varre massive të pa hapura,ndoshta edhe një kohë të gjatë nuk do të zbulohën e identifikohën afro 7 mij shqiptarë,një pjesë e të cilëve dergjen nëpër kazamatët famkeqe serrbe;
Por le ti kthehemi për një çastë etikës se gazetari Rrustem Rugova me një përvojë të gjatë si gazetar professional,pak sa më vonesë por,ja rrealiteti i hidhur është i tillë!?
Dje vajta në gazetën e mirënjohur »RILINDJA » për të kërkuar artikullin i cili në fakt nuk ishte botuar.Ironi e kohë është ,Ironi e kohës,etikës se gazetarit qe i kishte ranë ra dorë,si vendas dhe njohës i asaj ane,nga ana e gazetarës qe ia kishte dhënë  ta pregadis dhe bashkë me fotografi të skenuara ta lëshoj për botim.Gazetari në fjalë e mban afer vehtës një muaj,dhe më pastaj e njofton kolegën e vet se ky artikull ka dal në gazetën”Bota sot” nga korrospondenti i Brukselit,z.Halit Elshani dhe nuk ka kuptimtë dale ai me shkrim sepse do të ishte një llojë plagiati!?
Ky gazetar i njohur më shkrimët e veta  në vend qe të përmisoj apo të shtojë diq në favor të lehtesimit të dhëmbjeve të familjeve të dametuara .Hamendet nga monopoli qe ka pasë por edhe nga interesi i pa prekshmerisë.Nuk e lëshon në shtyep, sepse në at artikull e kam përmend si vijon:”Bajrami i takonte Levizjësper çlirimin e Kosovês dhe bashkimin e trojeve shqiptare,ky deshmor I pa shpallur u hesht më shumë se 50 vjet dhe për çudi Rrustem Rugova ,në librin e botuar për masakrën në Kullat e Popit,në komunën e Istogut,nuk përmend fare Bajram Met Grabovcin,”Bota sot”,faqe 18,date 31 dhjetor 1999,pa fotografi,nga se mbetën në teknikën e “Rilindjës”.
Nga kjo familje patriotike u masakruen:Dina qe u rrit jetim,Xhaferi me Miradin nga tê njatit barbar,,pra u përserit historia e gjenocidit serbo-sllav  ndaj shqiptarëve siq u ndodhi edhe familjës Rugova,e shumë e shumë familjeve vetem se ishin shqiptar dhe kërkonin të drejtat e veta kombetare.Lirinë dhe pavarësinê sit ê gjith popujt e botës.
Se është etika e gazetarit në peshojë, flet edhe njê e dhënë.
Gazeta komunale”Gurrat e Bardha”në pjesën ku benë fjalë për Saradranin, nuk i evidenton martirët e familjës:Grabovci:Din B;Grabovcin,Xhafer M.Grabovcin,Miradije M;Grabovci,Elshanaj:Hasan R;Elshani,Muharrem R;Elshani,Niman R.Elshani,Avdyel I.Elshani,Myhedin D.Elshani,Shemsedin D.Elshani dhe Nexhmedin D.Elshani,Kreshnik Husaj etj.
Pasë kater muajsh të rivarrimit të tyre gazeta komunale”Gurrat e Bardha” nr;22,dhjetor 1999.Nese nisemi nga një parim –thenje filozofike:”Nese informoj drejt,më ndihmo,nëse gaboj me korigjo”
 
Fusnotë
Prishtinë 1 qershor o2
Halit Elshani,Faqja e hapur,04 qershor 02
PS:Shkrimët në kêtë faqe botohën,ashtu siq sillën në “Redaksi”
 
Faksimil i gazetês ”Rilindja”,04.qershor 02
Pa pretendue qe te bejë nje rezime të ketij libri,bie fjala në faqën (239-254) po permendi shkarazi:në mësin e 300 të vrarëve,të plagosurve dhe të humburve,nuk i përmend  Deshmorëte as martirët e Istogut ,tani Burimi,nuk i përmend fare as emrat e Deshmorëve,e martirëve të laxhës Elshani të Dasamit(ish Saradranit),as te plagosurit!?

Këta emra i ka sistematizue prof.Dr.Sylë Dreshaj në librin e vet”Levzja e përgjithshme e shqiptarëve në luftë për pavarësi në Kosovë”(UCK-eja dhe lufta e saj heroike kundër rexhimit pushtues serrb,sipas shtypit ditor dhe përiodik dhe revistave të ndryeshme në gjuhën shqipe dhe të huaj), Pejë 2002.
 
Në faqën 124  të këtij libri është lista e deshmorëve të komunës se Istogut(47).Në vazhdim në kapitullin:”Historia qe flet” është dhënë Struktura e të vrarëve,të zhdukurve dhe të plagosurve të Komunës se Istogut:Të vrar 175, të zhdukur 43,të plagosur 62.Po ashtu në faqën 131,nënë numrin rendor(322-330) janë ata të vrar e  të plagosur nga Saradrani,të cilët nuk i ka përmend fare,z.Rrusta!?.
Po ashtu në Librin e Ibrahim Kocit:”Gjenocidi serrb në Kosovë në prag të shekullit XXI”,Prishtinë,Koha Ditore,2000,në faqen 321 i ke me emer dhe mbiemer të rënët në Saradran më 08  maj 1999.
Mungesa e konsultimit të këtyre dy burimeve oficiele ka qenë e pa shmangshme,e mos të flasim për listat e Keshillit per të Drejtat dhe Lirit e njeriut-dega në Istog.Ka edhe shumë burime tjera të cilat nuk i ka shfryetzue apo nuk ka desht,sepse në punën tande shumvjeçare segregcacioni ka qenë mënyra e veprimtaris tuaj dhe për at edhe ke marrë shperblim!Andaj:”
Kopërtina e librit kontestuës 09
Futja e këtyre kategorive në një grup në njivel të komunës është thjeshtë një degradim i lloit të vet.Është një papërgjegjsi tipike gazetareske të  një ploje e shumë të tjerave që më parë është dësht të shkruajsh për to në vazhdime dhe tek pastaj të fitosh kredibilitët qe të shkruajsh libër,është dasht të jesh gazetar i luftës që të fitosh të drejt qe të shkruajsh,  është desht që ti vizitosh shum institucione jo qeveritar, familje apo të gjitha,se paku lapidaret e tyre, është desht të jesh me popullin dhe hallët dhe padrejrsit qe i behën akoma këtij populli shumë të vujtur,...

Andaj të kota janë fjalët :”Prandaj u jam mirënjohës të gjith atyre qe me dokumente,deshmi,fakte e të dhena të caktuara do të më ndihmojnë ta bejë sa më komplet këtë kontribut timin modest”.
Ku ke qënë...,apo ku ishte ajo penda e jote,ajo dhurata qe ta patën nda në kohën e monizmit.
Mëndojë se ky grumbullim emrash është i pa presedncë në historin e ndonjë libri jo vëtëm të në,ndoshta kjo ndodhë vëtëm të në! Si ka mundësi të futën në një grumbull: Deshmoret,përkatesisht të vrarët,sepse deshmorët nuk i përmend në kapitullin:”Të vrarë,të zhdukur,të plagosur dhe të burgosur nga serbet”.Klasifikimi i të vrarëvë nuk ka mund të jetë bashkë me të plagosurit dhe te pa gjeturit apo siq shkruen ai të humbur dhe të burgosuritt.Të gjithë të burgosurit kanë qenë të kindapuar.
Nuk mund të degradohën në këtë mënyrë  luftetarët e lirisë e posaqerisht deshmorët.Mu kujtue ca vargje të profesorit të nderuar Sylë Dreshaj;
”O zot,shpetona nga marrezitë,sepse këtu mshifët padrejtësia,... për të vazhduar,
”o zot! Dikend e ke krijue të bukur e të mirë,dikend të çoroditur dhe genjeshtar,...ne e kemi çoroditur embrionin e kësaj toke”.
Poashtu edhe përjashtimin e arsimtarëve e shef vëtëm nga shkurtpamesia dhe ndoshta pa dija, megalomanija se është dikushi dhe po pren ashtu si ka veprue në të kaluerën, i konvenon atij dhe çordës se tij të prisht edhe sot e kësaj dite!?.
Ish drejtori i shkollës”Hysni Zajmi” në Vrellë,Selim Elshani ka qenë i përjashtuar për shtatë vjet,me të vetmin gjynah se nuk ka qenë:lojal,dhe  antar i LKJ!?Dhe pasi i fiton të gjitha procedurat gjyqsore,njerëzit tuaj nuk e lan të kthehët në vendin e vet të më parshëm në Vrellë dhe as per arsimtar!?
Poashtu kryeplaku i fshati, mësuesi i pare i Saradranit,Xhemë Elshani qyesh me 1946 është largue nga procesi mësimor me dekret nga Beogradi.

Mirënjohje mësuesi i parë në Saradran
Mirnjohje nga shkolla si mësuës i parë qe nga viti 1946,i cili me dekret nga Beogradi u suspendue pa të drejt ushtrimi të profesionit të mësuesit.

Pra nga kryeplaku u ndrrue për shkak të ndrrimit të sistemit,nga mësuesi i parë u shkarkue me Dekret nga Beogradi si i pa përshtashëm politikisht sepse rrjedhte prej një familje “Rraksionare”,të cilët nuk e kishin ndihmue LNC,u shkarkue nga zyrtari-nëpunsi në komunën e po sa formuar nga ana e kryetarit të atëhershëm,një injorant analfabetisit Ramë Ali Demaj(Shif nënshkrimin me gisht).

Dhe u detyrue të punojë në manefakturën e Xhemajl Fejzez në Radac.Manefaktura e parë e dyerve dhe dritareve shumë të kerkuara n’at fazë të zhvillimit shoqroro-ekonomik.
Pas kësaj Xhema ndertoj një mulli dhe aty e kalojë fundin e jetës se tij.
Këto e shumë gjera sigurisht nuk t’i ka servue Komisioni... sepse atëherë nuk ka pasë këso komisionesh partiake..
Për këto dëshmi ke pasë librin e parë të Tahir Berishës:”Emrat qe nuk harrohën”,faqe 250,Prishtinë 1994.
Andaj pyes çka të paska mungue,cilat deshmi,cilët dëshmitar,cilat dokumente!?
Verja gisht e kryetarit analfabet
Verja gisht e kryetarit analfabet
Gjurmëve të kësaj padrejtsie vajta ne komune,aty bisedova me përgjegjsin e këshillit për informim të LDK-ës,zotriun H.B,i cili me keq ardhje më tha:nuk besoj se  atij raporti i mungojnë këta emra qe i shkrojë në insistimin tim,babajn e këtyre tre djemve të tij të vrar e njof,e njof qe besa Dautin,por pasi at raport e ka nenekryetari i komunës,te cilin e pritem per me shume se dy orë e nuk erdhi!

Por për mue bizeria më e madhe është se ai na qenka bazue në: “Sipas Komisionit për  informim të LDK-ës,të kësaj komune siq shkruen në faqen 239.Kësaj rradhe ai e fut në lojë Komisionin thuese pushteti komunal dhe më gjerë paska evidencë vetëm për antarët e LDK-ës qe janë perfshi ne mesin e 300 vetave.Ka nga ta se kanë qenë dikur antar të LDK-es..Aty ka edhe të partive tjera dhe nuk ndahën në baza partiake ata qe derdhën gjak për atdhe,ata qe u përsekutuen,ata qe u plagosën,ata qe janë të zhdukur,ata qe kanë qenë të kindapuar,po e them sepse autori nuk e permend fare të kindapuar,por të burgosur!?Dihët fare mirë se të gjith kanë qenë të kindapur,janë mbajtë në burgje pa kurrfar procedure,pa kurrfarë të drejte.Libri është dokument.Te thuesh të burgosur dmth ka pasë një procedur,ka egzistue një faj!?Jo m ore... shqiptarët kanë qenë të kindapuar dhe të privuar nga të gjitha të drejtat dhe lirit e njerut.Shif feltonin në 11 vazhdime:”Ditari i një UCK-sti” në gazetën ”Bota sot”(11.04-21.04)2009
Dekreti nga Ministria e Arsimit, Beogradi 1948
Dekreti nga Ministria e Arsimit, Beogradi 1948
Nga Këshilli-përsoni i komunës shkova tëk ministria e arsimit,edhe aty nuk gjeta kurrfar shenimesh per arsimtar të perndjekur dhe të përsekutuar.Vajta ne Gjimnazin”Haxhi Zeka” me gjetë ndoj kolegë.Aty gjeta shum të indinjuar reth librit në fjale,ata shprehën mos pajtime dhe thanë se ajo është pregaditë siq thuhët nga kabineti,jo nga baza!?.Dhe vazhdova në shoqta të Luftës.Aty u njoftova me:Sefedin Salihaj,kryetar i Shoqatës se Deshmorëve,Halil Blakaj,kryetar i Shoqatës se Veteranëve të Luftës,Ali Sefajn,kryetar i invalidve të luftës,dhe ca tjer qe me kishin pritur.Shkova në cilsin e kryetarit të Shoqatave të dala nga lufta me seli në Brujksel.

Sefedin Salihaj çfaqi mos përfillhje të autorit, i cili kurr nuk na ka vizitue,nuk na ka konsultue,andaj edhe paskan dal gabime,aq sa po muaj këtu me i verejt.Antarët e familjes sime të vrarë,9 prej tyre janë nga Shushica e ult,e jo siq ka shkrue ai:nga Moistri.Ndersa nipi Nazmi Gashi është i Vojnikut,komuna e Skenderajt.U përpoqa ta rrelaksoj pak duke i tregue se si Mulla Isa past ndjes  kur ia kendoj talkinin mixhes Sylë,past ndjesë e habiti emrin e mixhes Sylë,e ia kendoj babes Gjemë pastë ndjesë!Rama ju ofrue dhe po e ngre hoxhen prapa per seter,ai u përgjegj:ska gjë,manaja është mos me qenë qetu!?
E vetmja shpres mbeti ke profesori i nderuar Zenun Bojupi kryetar i Këshillit për të Drejtat dhe lirit e Njerut-dega e Burimi,i cili edhe pse nuk pati kohë,mi pruni listat komplet.Këto lista ishin shumë komplete,jo partiake dhe gjithpërfshise.Dhe në “Listën për të vrarë të Istogut janë:
Ne faqën e parë nënë 21 është
Hasan Rexhep Derdalla(02.02.1974-08.05.1999)-Saradran,
në faqen e dytë janë: nënë numrin rëndor:
30 Niman Ramë Elshani(11.111955-8.05.1999)
31.Abdullah Imëer Elshani(1962-08.05.1999).
32.Hasan Ramë Elshani(1951-08.05.1999),
33.Myhedin Daut Elshani(1975-08.05.1999)
34.Muharrem Ramë Elshani((30.07.1958-08.05.1999)
35.Nexhmedin Daut Elshani(1981-08.05.1999),
36.Shemsedin Daut Elshani(1979-08.05.1999) dhe në faqën pestë; numri rëndor
139.Keq Shaban Derdalla(1969-08.05.1999)

Përmendorja-Lapidari i Deshmorëve dhe Martirëve në Dasam
Ky lapidar dhe disa të tjer është desht të jen në libër.Perveq atij të qendërs se paku edhe tjetri pak ma larg i dëshmorit Milazim S.Maavraj,më nofkën e luftës”Ceqeni”nga Saradrani qe vdiq heroikisht në Koshare.Ky deshmor përveq gjakut të derdhur ka dhanë edhe 145.000 DM për luftë.Ky është shëmbull unikatë i një të riu qe la perendimin dhe u flijue për liri .


Të shkruesh libër ë mos të jenë as një deshmor në uniformë,apo martir i luftës se fundit është hipokrizi e llojt Rrustemjan,është një njihilizëm tipik monist.A ka gjë ma krenare qe të shkruajsh per deshmor të kombit ,ata gjeneral pa grada,ata qe na dhuruen lirin duke sakrifikue gjejën më të shtrejt,jetën e vet.A ka gjë ma gjynah qe kjo libër mos të ketë as një foto me uniformë të UCK-ës,as një emblemë e UCK-ës,as e atyre rugovasve qe u flijuen për këtë liri.
Dhe jo vëtëm kaq tua përkujtoj të nderuar lexues, polemikën rreth librit të parë me të njatin titull ku nuk e kishte perfshi në “Varret e Përbashkta” Bajram Metën-Grabovci
Lapidari i Milazim Sadri Mavrajt
nga Saradrani.Ai pati fatin qe soldaeska serbo malazeze,n’emër të “Vllaznim Bashkimit” ti lidh dorë për dore me Rrust Sadri Elezi dhe t’i ekzekutoj në tek verrat e Llugave afer kompanisë”Trofta” në Istog.

Azemi i vllaj i Bajramit pasi kishte marr signal se ma nuk pranohen ushqimi dhe veshmbathja nga jasht.Kishte shkue vone natën për të gjurmue për vllajnë dhe e kishte gjetur të lidhur me Rrustën,ia kishte zgidhë telin,ua kishte shlirue për së vdekuri duert,ia kishte marr Bajramit: shallin e belit,çorapat dhe mestet dhe i kishte que në Saradran për t’i identifikue familja.Dhe ishin vertet ato qe i ka pasë vesh dhe qe ia kan que pas burgosjës.Azemi kishte shkue prap dhe kishte fillue ta terheq kufomën në një vend më të përshtatshëm,në mënyrë qe ta terhjek një mramje tjetër.Por fatkeqesisht i kishin ra në gjurmë,dhe i ka deshtue pëerpjekja titanike per ta varros msheft deri në ditët ma të mira,për të cilen kanë pasë shpresë se nuk është e largët ajo ditë.Por partizani e mbajti 55 vjet !?Sot e kësaj dite nuk u gjetën varrët e tyre,sikurse në luftën e fundit qe nuk dihët për më shumë se dymij të vrar e të zhdukur!?Historia u përserit për te satën hërë e Rrustemi po ben ende sehire sehire,po e përserit...!?
 Pra i harruari Bajram Meta kishte nda të njatin fat më Rrustën!Ai eshte aty,at nuk mundesh të hjekish as ta mohosh.Mos përmendja e tij akoma i shton dhembjët nder familjar,kjo është e pa drejt dhe jo humane.
Nuk mund t’a mohosh vrasjën e Ramë Rexhepit Elshanit,Hazir Rexhep Elshanit qe vdiq në ushtrin e jugosllavis SKS në Zagreb,varri i të cilit nuk dihët,nuk mund të anashkalosh deshmorin e  ushtris kroate Gani Sadri Kabashin(ka ra më 14 dhjetor 1995) nga Saradrani i vrar në Zadër të Dalmacisë,të cilin e zuni lufta si ushtar i APJ(1991), i cili u rreshtue në mbrojtjën e luftës heroike të Kroacisë,etj.Po ashtu nga Saradrani është vra-pushkatue Ramiz Avdi Feri,i cili la pas një djal,Halilin.Për këtë ke pasë matrjal në librin e VI-të;”E djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqiperisë Etnike”,Prizrën-Burim(Istog),07,faqe 994.Andaj polemika në Zllakuqan dhe në “Rilindja”ka qenë më vend,sepse po dëashmohët se më qellim janë lanë anësh shum njrëz dhe shumë ngjarje për të cilat ka pasë deshmi,vëtëm është desht përkushtim dhe vullnet.
Aty,n’at Libër të dytë 09 nuk ishin të përmendur as ne “Varrët e përbashkta”të tjer as te zhdukurit! Këta njerëz,këto familje kanë qenë të antemuem nga ish komunistët dhe të njatën gjë po e ben edhe tani.Kjo është më e rendë tani se atëherë e kan bërë shkiet me kolaboracionistet e tyre,tani  e ben shqiptari i mbshtjellur më nostalgjin e atij sistemi.
Mendoj se nuk i ke berë nder Burimt(ish Istogut),as familjës Rugova,familje këto si e Rugovasve si e Elshanajve janë të njohura për sakrificë,për patriotizëm jo vëtëm në rrethin e Istogut.Shoku Rrustem e ke hala gjallë Ali Rugovën,është desht ta konsultosh sepse ai është enciklopedi e gjallë dhe pjesmarrës e një përiudhe mjaft të rendë për kombin shqiptar.Mbreti Pirro thoshte:”Populli është arrhivë”
Duke u kthyer ndalova në Gurakoc.Takohëm me disa shokë,e në msin e tyre më Niman Berishen dhe me prof.Qerim Lubeniqi.Evokimet e tyre,vujtjët e tyre binin ndesh më librin e Rrrustem Rugovës”Varret e Perbashkta”,Prishtinë 2009.
Ironija tjeter është se Kuvendi i Komunës së Istogut e paska ndihmue në mesin edhe të Kompanisë:Trofta” dhe “Makon”.Jam i bindur se këta financues nuk kanë dijtë për këto segregacine qe i ben popullit,vendas,banorëve të kësaj komune.Ka njerëz qe i ka përfshi edhe nga komunat tjera:Peja,Klina,Skenderaj etj.Nuk ka gjë të keqe nga kjo,por t’i lesh anesh deshmorët e kesaj komunepër të cilët bënë fjalë është pak a shumë shqetsuse nese i ka berë këto lëshime me qellim,sepse Hizri Bajra thekson se janë në listën e Keshillit për informim të LDK-ës,eja një ditë e do i shef vet se nuk i kam në kompjuter,andaj nëpërmës imelit nuk muj me ti que!?Ishin këto fjalët e Hizris më rasin e vizitës për dhjetëvjetorin e renjës në Saradran me 08.05.09.
Vet fakti se kjo libër nuk ka recenzent meritor e benë të veten për të bërë këso leshime,me qellim apo pa qellim.Kjo le të mbëtët në ndeergjegjejën e autorit.
Ka pasë intelektual,publicista dhe shkrimtar edhe me të njohur,më meritor të shkruejnë për këtë komunë apo ish rrethin e Istogut.Besoj se ka vend dhe shpresojmë se do dalin edhe libra tjera më mëritore.
Nuk shkruhët libri vëtëm nga një anë e medaljës,ajo ka dhe është desht të këtë dy anë të medaljës.Nuk mund t’a pastrosh vehtën nga mëkatët më këtë libër!?

Jo
S’ka as gjë qe fshehet,
qe nuk do të zbulohët,
as fshehtesi qe nuk do të dihët,
e nuk do të dalë në dritë
Shën Luka
 
LISTA EMRORE E PROPOZIMEVE PËR DËSHMORË
BRIGADA 133
 
Raza me Hatmanin në përqafim të vllajt Deshmori Din Grabovci
Raza me Hatmanin në përqafim të vllajt Deshmori Din Grabovci
1.Dinë Grabovci  i lindur me 1945 ne fshatin .Saradran,.Komuna e Burimit(Ish Istog).Ka bere roje se bashku me Elshanet  ne Staradoran  u ekzekutua se bashku me Elshanet dhe Ahmetajt ne kodrën e Staradoranit.-brigada 133,”Agim Krasniqi”

 
2.Hasan Ramë Elshani i lindur me 10.04.1951 në Staradoran komuna e Istogut ka rënë me datën 08.05. 1999 me dy vëllezër dhe shumë bashkëfshatar  te tjer.
Ka qen ushtar i UÇK-së nga data 21.01.1999 deri me 06.05.1999 ne brig 133 “ A. Krasniqi “
 
3. Niman Ramë Elshani i lindur me  11.11.1955 ne Straradran komuna e Istogut, ka qene pjestar i UÇK-se Brig. 133 nga data 21.01.99 , per shkak te rrethanave gjat ofanzives se majit dhe pas dhenjes se urdhrit per tërheqje nga fshati Staradran Nimani nuk ka mundur te terhiqet dhe vritet nga ana e forcave serbe me 08.05.99.-133
 
4. Muharrem Ramë Elshani i lindur me 03.07.1958 ka qene pjestar i UÇK-se ne Brig. 133 “agim Krasniqi”,poashtu sikurse edhe ushtaret Nimani Shemsedini dhe Hasani mbetet pa u tërhequr nga fshati Staradran dhe te rrethuar nga forcat serbe futen ne kolonen e civileve nga ku i marin se bashku me qytetaret tjer dhe i pushkatojne.-133
 
5.Muhajdin DAUT ELSHANI i lindur më 15.10.1975  në Saradran-Istog. Në UÇK prej 20.06.’98 në shtabin  Lugut të Drinit. Me form imin e brigadës 133 bëhet pjesëtar i brigadës ku shërben deri më rastin e rënjës më 08.05.’99 në Saradran. U varros në varrezat e fshatit.-133
 
6.Shemsedin Daut Elshani   I lindur me 17.09.1978 ne Saradran Istog Data e kyqjes ne UÇK me 10.01.99 Data e renjes me 08.05.99 U ekzekutua se bashku me dy vllezerit e ti dhe kusheriret Muharrem,Niman, dhe Hasan Elshanin si dhe vllezrit Jeton dhe Ismet Ahmetaj-133
 
7.Ismet Mustafe Ahmetaj i lindur  ne Prill me 1964 ne fshatin Zabllaq komuna e Istogut. Ne UÇK eshte kyqur ne 1997-1998 ne detyren e ushtarit. Eshte vrare ne fshatin Staradran me daten 08.05.1999. Ka qene ne listen e deshmoreve eshte heq dhe pastaj edhte rikthyer prap, eshte vrar se bashku me Shemsedin, Hasan Elshanin.-133
 
8.Avdulla Imer Elshani  i lindur me daten26.03.1962 Staradran  data e kyqjes ne UÇK 24.03.1999 ne Brig.133. Ishta i angazhuar ne piken e Elshanve  Vritet me  daten 08.05.1999 ne koder  te Staraderanit  se bashku me djemet e Dautit ,vllezerit Ahmer dhe Din Grabovcin.-133
 
9.Keqë Shaban Derdallaj i lindur me daten 15.05.196*9 ne Staradran  K. Istog. U kyq ne brig.133 me daten 24.03.1999 kreu detyren e Rojes ne piken Grabovceve  Pasi u maltertu ne kodrën e Staradranit , duke u tërhequr ne fshatin Rastovic te Deçanit  ekzekutohet  ne prani te familje nga forcat armike me 08.05.1999 është varrosur ne vorresat e fshatit Staradoran.-133
 
10.Hasan Rexhep Derdallaj  i lindur me daten 02.02.1974 ne Staradran.  U kyç ne Brig.133 me 23.04.1999  ,kreu detyren e Rojes ne piken e  Grabocve . Me  08.05.1999  pasi qe ishte nisur për Shqipëri  ekzekutohet nga forcat armike ne Rastovic te Deçanit.-133
 
11.Isuf Nezir Lybeniqi i lindur me 07.01.1948  ne fshatin Tomoc te Istogut. Ka bere roje se bashku me Elshanet  ne Staradoran  u ekzekutua se bashku me Elshanet dhe Ahmetajt ne kodrën e Staradoranit.-133

                                                                        Listen  Aprovoi
                                                       Komandati i Brigadës 133 “ A,Krasniqi”
                                                                 Nënkolonel Azem Veseli
                                                                   -----------------------------
 
8.Nexhmedin Daut Elshani;17 vjeq((1981-08.05.1999),martir i cilu u ekzekutue bashkë më vllazerit Myhedinin dhe shemsedinin në Saradran.

Interviste me Raza Bajram Meta- Grabovci e lindur me 1941 ne Saradran –Istog
 
Ajo eshte bija e herojte te pa shpallur, e varrit te pa  gjetur ne llugat e Istogut afer peshkataris, motra e deshmorit DINE BAJRAM META-Grabovci i rene me 08.05.1999 ne Saradran.
Bajram Meta ka pas  3 djem e nje  vajze. Me  gruan e par Gjyke Berisha ka  pas Malen dhe Meten ndresa me Zize Gashin , Dinen dhe Razen.
Me kujtohet si sote edhe pse isha e vogel 4 vjeç e gjysem , ne fillim te vitit 1945 kur ma kan mare baben per mos t’ u kthyer  kurr.Baba ka qene ne nje mledhje ne kullen e Zenun Murtezit ne Saradran, kur kanë ardhë xhandarmaria-udb-a, e ka  mshefe baben Zenun Murtezi dhe pasi kan kaluar policia Bajrami eshte kthyer përseri në mbledhje , gjitashtu edhe policia  eshte kthyer prap në dhomë  ku është mbajtë  mbledhja dhe kanë pyet cili  është Bajrami, njeri prej te pranishmeve ne mbledhje të cilin baba e ka mbajtë me buke u ka tregu se ai qe është ulur  ne balll afer orgjakut eshte Bajram Meta ( ai ka qenë  Isuf Rama qe ka sherby ne mullirin e Jashar Ages) ka qenë boshnjak  i varfur, pastaj e dergojnë në kullën e Regjep Hamzez ku edhe kanë dreku Bajrami e ka thirr djalin e vete Meten 13 vjeq dhe ka tentu ti ja jap  sahatin, gjandarmaria  nuk e kan leju duke  i thenë  se nuk ka nevojë  se ti do te kthehesh menijher vetem kemi  me te mare ne pyetje.
E kan qu ne kullen e Popit, dhe pas nje kohe e kan lidhur me Rruste Sadri Elezin dhe i kan pushkatu ku dhe si nuk dihet, supozohet  se te gjithe  te vraren jan grumbulluar ne kete –lluga pas gjamis se Istogut.

Qeta Jovanoviqi i ka thanë migjes Azem mos  dergoni ma rroba as  buke se Bajrami eshte i vrare, ka shku Azemi gjurmeve te asaj masakre rregullishte te dajte te Hagji Ismaijlt ne Istog  dhe në një mbramje i kanë gjetë kufomën mbas  mesnates dhe i ja ka mare ca shenja, se pari ja ka zgjidhë  duarte Rrustes dhe Bajramit. Ja uka  zbathe qerapat  dhe mestet, njeri thua  i  kishte mbet  në qerapa, ja ka mare shamin ku edhe kishte shenjat e plumbave,sepse nga  fytyra ka qene i demtuar, ato  tesha, ato shenja i ka pru ne shtepi dhe i kan identifiku  familja.
Azemi ka shku  natën dhe e ka terhjek kufomën ne një  vend  ma te pershatshem per me mujte  me terhek kufomen ma leht dhe pa u diktue,por i ka rënë gjurmë xhandermaria dhe kur ma nuk ka mujte  te takohet me kufomën, aty kan qene gjyrmet e fundit  të Bajramit!?
Me kujtohet  baba  e shiqonte fotografin e Males, sepse  Mala  ishte ushtar, sikur ta dinte se kurr me nuk do te takoheshin.Ata nuk ishin te kenaqur  vetem me likuidimin e Bajram Metes, vinin kohe pas kohe dhe na plaqkiteshin e mernin  pasurin kafshaten e gojes,maxhen e shpisë.
Bacin Azem e qojshin ne akcion me qerre te kuajve ne sherbim te tyre,siq thhej aso kohe në aksione,ndersa  ne  vuanim per  buke goje.
Kush  e ka ba men se pas 55 vjeteve  do  të përseritej e njejta katrahurë  dhe do te ma pushkatojne vellaun Dine Bajram Meta dhe  do te na bejme  te vuajme edhe metutje po në të njejtin vend ku edhe e kanë marrë baben për një bised gjoja informative  për të mos  u kthyer me!!! I vetmi satifikacion është se Dinen e kemi gjetë se  bashku me kusherit e vete, dhe i kemi vorros  ne vendlindjen e tij  ne Saradran.
Dina ka tre djem dhe nje  vajzë te gjithe  te martuar dhe vazhdojnë me krenari rrugën qe paten nga gjyshi dhe baba. Sote  djali i Hakiut e mbane emrin e DINES.
Po kështu në këtë luftë ka rënë Xhaferi me motrën Miradije ku sot ishim ne dhjet vjetorin e renjes në Katun të Ri.Xhaferi ka dy djem dhe dy vajza, Miradija ka tre djem keta kan qene te masakruar pastaj te djegur per te humbur  gjurmë.
 
Deshmorët moter e vëlla: Miradija dhe Xhaferi
Deshmorët moter e vëlla: Miradija dhe Xhaferi
Familja  jonë thekson më tutje Raza Bajram Meta-Tishuki.,fillimisht nga  Gllogjani jemi shperngul në Grabovc te Pejës, për  shkak se babaj kishte rënë  ne sy te pushtetit,ngatrresave, pastaj jemi shperngule  ne Saradran, nëpër mes Adem Arif Elshanit jemi vendos ne Saradran ku kemi  gjetë perkrahje dhe afersin  vellezerore ne  lagtjen e Elshaneve. Jemi  nje fisi-thaç dhe kemi  da  të mirën dhe të keqën bashkarisht..

Edhe mue nderhyna unë,me kujtohen nipat :Sadri Zeka i Grabocit, i Zekë  Hoxhës, me kujtohet Fazli Syla  i Doberdolit (Fazlia e ka rrite Dr.. Binak Kastratin si djal  se Selimi nuk ka pas  fëmij) dhe Selimi, shpesh kan ardh bashkë  në Saradran.Po nderyri Raza at kanë ardhë për çdo rast të na vizitojnë per shumnë  gjëra te mira  dhe te keqija.Me duhet te permendi  nipin  Rrustëm Visoqin nënën e te cilit e kan rrite babaj se nuk ka pas moter i cili tani është i ndjer.
Keshtu ka qenë  fati, dhe për çudi, Rustem Rugova edhe ne librin e dyte  nuk e paska përmend tash as Dinen më kusheri.Mallkue qoft ai qe bënë këso ndarje.
Siq thash më lartë:Bajram Meten i cili  ishte i lidhur  se bashku  me Rruste  Rugoven kur janë pushkatuar,ai ka qene fati i perbashket i tyre,andaj edhe në libër është desht të trajtohët njësoj.,
Gjithashtu paska berë gabim qe ne librin e dyte “Varrët e përbashketa”nuk i përmend  10  deshmoret e Saradranit ne mesin e te cilve eshte  edhe djali i Bajram Metes- Dine Bajram Graboci,vëllau im i dashur të cilin e rrita vet..
 
Fusnotë                                         
Intervistoi ne Peje  Raza Bajram Meten ne moshen 68 vjeqare, intervisten e udhehoqi Nipi Ilir Zekaj dhe kusheriri I Razes Halit Elshani.
 
Halit Elshani
Data  11.05.2009


(Vota: 20 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora