E premte, 29.03.2024, 11:33 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Dhjetë diktatorët më ekstravantë në botë

E diele, 19.07.2009, 06:03 AM


Kush janë liderët totalitarë të dhënë pas shpenzimeve të mëdha

Nga Blendina Cara   

Nga Kim Jong, Stalin, Saddam Hussein e deri tek lideri i Indonezisë, Suharto
Statujë floriri që rrotullohet, shampanjë rozë, koleksione të pafundme makinash dhe kopshte private luanësh janë disa prej çmendurive të diktatorëve më dekadentë në botë. Ndërkohë që njerëzit e popujve që ata drejtonin vuanin, këta njerëz shqetësoheshin se si mund të shpenzonin paratë që jo gjithmonë u përkisnin. Në vend të parë qëndronin diktatori i Koresë së Veriut. Djali i “Liderit të madh” të shtetit komunist, Kim Jong-il ka shije super të kushtueshme, me 17 pallate dhe koleksione të qindra makinave, si dhe rreth 20 mijë kaseta video.
Në një vizitë shtetërore në Rusi atij i dërgoheshin çdo ditë me avion gaforre të gjalla në trenin e tij të blinduar privat. Mendohet se ai shpenzon rreth 650 mijë dollarë në vit me konjakun e preferuar “Hennessy VSOP”. Ferdinand Marcos, luftëtari i lirisë së Luftës II Botërore, i kthyer në kleptokrat kishte llogari sekrete miliarda dollarëshe në vende të ndryshme. Bashkëshortja e tij Imelda ishte ajo që shpenzonte më shumë, duke lënë 888 çanta dhe 1060 palë këpucë në pallatin presidencial “Malacanang”, kur familja  u arratis. Blerjet e saj të shtrenjta përfshijnë dhe “Herald Center” me vlerë 61 milionë dollarë në Nju Jork. Presidenti rumun Ceausescu është përshëndetur nga Salavdor Dali (me telegram) për teprimet e tij, të cilat përfshinin dhe përdorimin e një spektri mbretëror. Pavarësisht se rroga e tij zyrtare ishte vetëm 3 mijë dollarë ai kishte 15 pallate, një koleksion fantastik makinash, jahte, koleksion veprash arti dhe kostume të bëra me porosi. Për ndërtimin e pallatit të tij me 1100 dhoma dhe 480 llambadarë në Bukuresht u prishën mijëra shtëpi. Presidenti i Turkmenistanit ose siç ishte vetëquajtur “Babai i gjithë turkmenëve” ishte në qendër të një kulti të jashtëzakonshëm personaliteti. Projektet e tij përfshinin ndërtimin e një statujë rrotulluese të tijën me vlerë prej rreth 12 milionë dollarësh, në kryeqytetin Ashgabat. Ai transferoi rreth 5 miliardë dollarë në llogaritë jashtë vendit dhe i dha muajit janar emrin e tij. Idin Amin, “Lordi i gjithë bishave në tokë dhe peshqve në det”, “Perandori i Ugandës” dhe “Mbreti i Skocisë” i dha vetes titullin si Pushtues i Perandorisë Britanike. Ai gjithashtu shpenzoi miliona dollarë në një stil jetese super luksoz, duke mbajtur 30 të dashura, si dhe pesë gra dhe 43 fëmijë. Projekti më i çmendur ishte krijimi i një badigardi që i binte gajdes. Joseph Stalin, i ashtuquajturi “Kopshtari i lumturisë njerëzore” dhe “Gjeniu brilant i njerëzimit” është përkujtuar në jetën e tij nëpër mijëra statuja dhe monumente të ngritura në gjithë Bashkimin Sovjetik, pjesa më e madhe e të cilave u shkatërruan më vonë. Atij, gjithashtu, i pëlqenin pallatet, pijet alkolike dhe cigaret. Saddam Hussein, lideri iraken i dhënë pas banjove të shtruara në flori dhe kallashnikovëve rindërtoi Babiloninë, duke stampuar në çdo tullë të “rindërtimit” emrin e tij. Djali i tij i madh, Uday, ndërkohë kishte një kopsht zoologjik privat me luanë dhe gatopardë, në rezidencën e tij në Bagdad, si dhe kishte një koleksion prej 1200 makinash luksoze. Ish-punonjësi i bankës i kthyer në president të Indonezisë, Suharto, harxhonte para më shumë se çdo lider tjetër në histori, sipas “Transparency International”. Në vitin 1999 “Time Asia” shkruante se pasuria e familjes së tij ishte 15 miliardë dollarë. Djali i tij “Tommy” është shpenzuesi më i madh i familjes, duke blerë makina dhe rroba, si dhe aksione në “Lamborghini”, përpara se të dënohej për vrasje në vitin 2002.

Kim Jong-il
Lideri i Koresë së Veriut që prej vitit 1994
Djali i “Liderit të madh” të shtetit komunist, Kim Jong-il ka shije super të kushtueshme, me 17 pallate dhe koleksione të qindra makinave, si dhe rreth 20 mijë kaseta video. Në një vizitë shtetërore në Rusi atij i dërgoheshin çdo ditë me avion gaforre të gjalla në trenin e tij të blinduar privat. Mendohet se ai shpenzon rreth 650 mijë dollarë në vit me konjakun e preferuar “Hennessy VSOP”.

Ferdinand Marcos
President i Filipineve nga 1965 - 1986.
Ferdinand Marcos, luftëtari i lirisë së Luftës II Botërore, i kthyer në kleptokrat kishte llogari sekrete miliarda dollarëshe në vende të ndryshme. Bashkëshortja e tij Imelda ishte ajo që shpenzonte më shumë, duke lënë 888 çanta dhe 1060 palë këpucë në pallatin presidencial “Malacanang”, kur familja  u arratis. Blerjet e saj të shtrenjta përfshijnë dhe “Herald Center” me vlerë 61 milionë dollarë në Nju Jork.

Nicolae Ceausescu
President i Rumanisë nga 1967 – 1989
Presidenti rumun Ceausescu është përshëndetur nga Salavdor Dali (me telegram) për teprimet e tij, të cilat përfshinin dhe përdorimin e një spektri mbretëror. Pavarësisht se rroga e tij zyrtare ishte vetëm 3 mijë dollarë ai kishte 15 pallate, një koleksion fantastik makinash, jahte, koleksion veprash arti dhe kostume të bëra me porosi. Për ndërtimin e pallatit të tij me 1100 dhoma dhe 480 llambadarë në Bukuresht u prishën mijëra shtëpi.

Saparmurat Niyazov
Presidenti Turkmenistanit nga 1990 – 2006
Presidenti i Turkmenistanit ose siç ishte vetëquajtur “Babai i gjithë turkmenëve” ishte në qendër të një kulti të jashtëzakonshëm personaliteti. Projektet e tij përfshinin ndërtimin e një statujë rrotulluese të tijën me vlerë prej rreth 12 milionë dollarësh, në kryeqytetin Ashgabat. Ai transferoi rreth 5 miliardë dollarë në llogaritë jashtë vendit dhe i dha muajit janar emrin e tij.

Idi Amin
Presidenti i Ugandës nga 1971 – 1979
Idin Amin, “Lordi i gjithë bishave në tokë dhe peshqve në det”, “Perandori i Ugandës” dhe “Mbreti i Skocisë” i dha vetes titullin si Pushtues i Perandorisë Britanike. Ai gjithashtu shpenzoi miliona dollarë në një stil jetese super luksoz, duke mbajtur 30 të dashura, si dhe pesë gra dhe 43 fëmijë. Projekti më i çmendur ishte krijimi i një badigardi që i binte gajdes.

Joseph Stalin
Lider i Bashkimit Sovjetik nga 1922 – 1953
Joseph Stalin, i ashtuquajturi “Kopshtari i lumturisë njerëzore” dhe “Gjeniu brilant i njerëzimit” është përkujtuar në jetën e tij nëpër mijëra statuja dhe monumente të ngritura në gjithë Bashkimin Sovjetik, pjesa më e madhe e të cilave u shkatërruan më vonë. Atij, gjithashtu, i pëlqenin pallatet, pijet alkolike dhe cigaret.

Mohammed Reza Pahlavi
Shahu i Persisë nga 1941 – 1979
Shahu i Persisë ka shpenzuar 100 milionë dollarë për festimin e 2500 vjetorit të monarkisë perse në vitin 1971, duke shërbyer ushqime nga ekstragantët në banketin e shtruar për njerëzit e shquar, të ftuar në atë eveniment. Koleksioni i tij i jashtëzakonshëm i makinave sportive gjendet tashmë në Muzeun Kombëtar të Makinave në Iran.

Saddam Hussein
Presidenti i Irakut nga 1979 – 2003
Saddam Hussein, lideri iraken i dhënë pas banjove të shtruara në flori dhe kallashnikovëve rindërtoi Babiloninë, duke stampuar në çdo tullë të “rindërtimit” emrin e tij. Djali i tij i madh, Uday, ndërkohë kishte një kopsht zoologjik privat me luanë dhe gatopardë, në rezidencën e tij në Bagdad, si dhe kishte një koleksion prej 1200 makinash luksoze.

Mobutu Sese Soku
Presidenti i Zairesë nga 1965 – 1997
Presidenti i Zairesë ndërkohë, kishte një specialitet shumë të pikasur: Të hidhte gjithë pasurinë e vendit të tij në llogari, nëpër bankat e Zvicrës. Pasuria e tij personale vlerësohej me 5 miliardë dollarë në vitin 1984 dhe ishte njësoj sa borxhi kombëtar i Zvicrës. Ekstravaganca e Mobotu përfshinte pallatet dhe shampanjën rozë, jahte dhe udhëtime në Paris, për të bërë pazar.

Suharto
Presidenti Indonezisë nga 1967 – 1998
Ish-punonjësi i bankës i kthyer në president të Indonezisë, Suharto, harxhonte para më shumë se çdo lider tjetër në histori, sipas “Transparency International”. Në vitin 1999 “Time Asia” shkruante se pasuria e familjes së tij ishte 15 miliardë dollarë. Djali i tij “Tommy” është shpenzuesi më i madh i familjes, duke blerë makina dhe rroba, si dhe aksione në “Lamborghini”, përpara se të dënohej për vrasje në vitin 2002.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora