E enjte, 25.04.2024, 06:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Kush janë vipat e pavdekshëm botërorë

E diele, 19.07.2009, 08:04 AM


Kur vipat e mëdhenj vdesin kalojnë nga historia në legjendë. Duke marrë shkas nga vdekja e Michael Jackson, duam të kujtojmë personazhe të tjerë mitik. Një galeri me ikonat e pavdekshme, të cilët kaluan nga suksesi në pavdekësi.

Marilyn Monroe (Foto)
Emri i saj i vërtetë është Norma Jeane Baker. Ajo lindi në Los Angeles, më 1 qershor 1926 dhe vdiq më 5 gusht 1962. Monroe është një seks simbol jashtë çdo kohe, një ikonë e vërtetë bukurie. Vdekja e saj misterioze në moshën 36-vjeçare kontribuoj në krijimin e mitit të saj.

Elvis Presley
Lindi në Tupelo, më 8 janar 1935 dhe vdiq në Memphis, më 16 gusht 1977. Ai është një ndër këngëtarët rrok i të gjitha kohërave, aq sa u quajt “The King”. Elvis vdiq në moshën 42-vjeçare.

James Dean
Lindi në Marion, më 8 shkurt 1931 dhe vdiq në Cholame, më 30 shtator 1955. Megjithëse nuk jeton më, ai vazhdon të përfaqësojë rininë në Shtetet e Bashkuara. James Dean vdiq në moshën 24-vjeçare, në një aksident rrugor.

John Lennon
Lindi në Liverpool, më 9 tetor 1940 dhe vdiq në New York, më 8 dhjetor 1980. John Lennon u vra nga një i psikik, i cili e qëlloi me pesë plumba pistolete duke thënë: “Ehi, zoti Lennon! Po futeni në histori”.

Kurt Cobain
Lindi në Aberdeen, më 20 shkurt 1967 dhe vdiq në Seattle, më 5 prill 1994. U gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Saettle, zyrtarisht u tha se kishte qëlluar veten me pushkë. Me Nirvana-t, Kurt Cobain i dha një ndryshim muzikës rrok.

Brandon Lee
Lindi në Oakland, më 1 shkurt 1965 dhe vdiq në Wilmington, më 31 mars 1993. Brandon Lee ishte i biri Bruce Lee. Vdiq nga një aksident tragjik gjatë xhirimeve të filmit “Korbi”, duke u bërë menjëherë një figurë shumë e adhuruar nga të rinjtë.

Jimi Hendrix
Lindi në Seattle, më 27 nëntor 1942 dhe vdiq në Londër, më 18 shtator 1970. U gjet i vdekur në apartamentin e tij, deri më sot nuk ka një version të sigurt të vdekjes së tij. Jimi Hendrix është konsideruar si një nga kitaristët më të mëdhenj në historinë e muzikës.

Jim Morrison
Lindi në Melburne, më 8 dhjetor 1943 dhe vdiq në Paris, më 3 korrik 1971. Ishte transferuar në Francë me qëllimin që t’i dedikohej vetëm poezisë dhe të linte alkoolin, por u gjet i vdekur në vaskën e banjës në shtëpinë e tij në Paris. Jim Morrison i ashtuquajtur “Mbreti hardhucë”, ishte një nga eksponentët më të rëndësishëm në revolucionin e kulturës në vitet ‘68. U përshkrua si poeti i seksit dhe i vdekjes, kujtohet si një ndër figurat me joshës në historinë e muzikës rrok.

Bob Marley
Lindi në Nine Mile, më 6 shkurt 1945 dhe vdiq në Miami, më 11 maj 1981. Vdiq për shkak të një tumori, për të cilin refuzoi të kurohej, sepse sipas besimit të tij, trupi njerëzor duhet të mbetet i paprekur. Bob Marley është këngëtari i muzikës reggea përgjithmonë.

Freddie Mercury
Lindi në Stone Town, më 5 shtator 1946 dhe vdiq në Londër, më 24 nëntor 1991. Vdiq për shkak të një bronkopneumonie, një ditë pasi kishte deklaruar publikisht që ishte i infektuar me AIDS. Freddie Mercury, frontmeni i Queen, është një nga artistët më të mëdhenj në historinë e muzikës.

Michael Jackson
Lindi në Gary, më 29 gusht 1958 dhe vdiq në Los Angeles, më 25 qershor 2009. U deklarua zyrtarisht i vdekur nga një arrest kardiak, i ardhur nga shkaqe ende jo të qarta.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora