E premte, 19.04.2024, 10:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Ngjyrat e dashurisë

E premte, 17.07.2009, 07:28 PM


Maria Fernanda Candida/Iza  Galvano/ Edson Celulari/Kapiten Hulio/

NGJYRAT E DASHURISË

Serial brazilian’’Ngjyrat e dashurisë’’ i shfaqur kohë më parë në Televizionin “Koha Vision”, me actorët:Maria Fernando Candida dhe Edson Celulari në rolet kryesore, është ndër projektet më të njohura fokmore braziliane.

Nga Halit Bogaj

Është bërë e rëndomtë që televizionet tona t`i shfaqin disa  seriale   të një niveli shumë të ulët artistik, të cilat na iritojnë vazhdimisht.Kësaj radhe kishim një serial tjetër i cili dallonte për shumçka nga ato të mëparshmet, por thuajse edhe të përditshmet të cilat i kanë vërshuar televizionet tona private.”Ngjyrat e dashurisë”është një realizim tjetër televiziv që na joshte vazhdimisht dhe episod pas episodi, duke mos qenë edhe shumë i gjatë, siç po ndodhë shpesh me serialet e tjera për të cilat e kemi fjalën.Seriali na bënte kurreshtarë për ecurinë e mëtejme të ngjarjes  e cila bëhej vazhdimisht interesante dhe tejet e mirëpritur.Personazhet /Elio dhe Iza Galvon/ ishin figurat më markante rreth të cilave sillej ngjarja kryesore e serialit   dhe gjithçka që e përcaktonte fatin e personazheve kryesore por edhe atë të atyre episodike.Që nga fillimi vërehej se”Ngjyrat e dashurisë”do të kishin shumë adhurues të pasionuar dhe do të gëzonin shikueshmëri të jashtëzakonshme, aq më tepër kur bëhej fjalë për Brazilin demokratik, por që kishte filluar të rrëshqiste në një autokraci të madhe kur njerëzit dënoheshin në mënyrë drakonike për fjalën e tyre të lirë.Brazili i serialit”Ngjyrat e dashurisë”na del si një “vend i premtuar”, një El Dorado për njerëzit e ikur nga sisteme të ndryshme totalitare dhe diktatoriale,e sidomos për ebreitët e ndjekur nga regjimi hitlerian në Europë. Seriali me të drejtë na e përkujton edhe filmin”Kazabllanka” të regjisorit gjenial Majkëll Kertis, me dy figurat e shquara të kinematografisë amerikane:Ingrid Bergman dhe Hemfri Bogart.

Jemi koshientë se ky realizim i shkëlqyer është një e arritur kulmore e televizionit brazilian i cili na lë mbresa të posaçme dhe kemi përshtypjen se përveç aktorëve kryesorë që shkëlqejnë vazhdimisht,prapa tyre nuk mbesin as aktorët e tjerë në role më të vogla të cilët e njohin profesionin e tyre artistik.Në këtë serial pa mëdyshje personazhet më të popuallarizuara  janë:Elio dhe Iza Galvon të cilët na mbajnë pezull gjatë tërë kohës sa zgjatë seriali.Dashuria e tyre e fuqishme dhe thuajse e paparë ndonjëherë në ekranet televizive dhe në filma të ndryshëm, është diçka tejet karakteristike për çdo spektator që e ndiqte serialin e përmendur dhe të mbetur në kujtesë të përhershme.Kineastët brazialian krijuan një epope të lavdishme të atdheut të tyre, një Sagë të paharruar kushtuar luftës çlirimtare dhe një romansë shumë të fuqishme të një dashurie të thellë njerëzore mes dy personazheve të paharruara/Elio dhe Iza Galvon/.Ata i gërshetuan të gjitha tiparet e serialit për ta nxjerrë një vepër kolosale filmore kushtuar një periudhe të rëndësishme dhe plot kthesa të ndryshme të cilat ishin shumë të  papritura.Sidomos na bën përshtypje paraqitja vullnetare e njerëzve për të shkuar në luftë kur atdheu i tyre ishte i rrezikuar drejtpërdrejt dhe  kur në atë katrahurë të përgjakshme dhe ferr të paparë merrnin pjesë qindra mijra vullnetarë ku bënte pjesë edhe Iza Galvoni e bukur dhe krenare për atdheun e saj të dashur.Ishte paraqitur vullnetare që në luftë të shkonte si infermiere si shumë simotra të tjera të vendit të saj të cilat i kishte thirrur  patriotizmi dhe aleanca e njohur antihitleriane në të cilën edhe Brazili i kishte dërguar ushtarët dhe vullnetarët e vetë.Patriotizmi brazilian merr përmasa të jashtëzakonshme, duke u ndeshur edhe në tragjedira të shumta gjatë asaj lufte të imponuar ku vriten bijt dhe bijat më të shtrenjta të atdheut të rrezikuar nga falanga hitleriane që ishte lëshur si lubi e zezë mbi fatin e popujve të ndryshëm.Në radhët e të gjithë atyre gjendej edhe kapiten Elio i cili ishte i plagosur dhe sëmbonte zemrat e të gjithë spectatorëve të pasionuar që ishin mësuar me sharmin e tij karakteristik dhe burrërinë e tij të madhe.Se sa adhurohej ,  më tepër se të gjithë të tjerët kryeprotagonisti Elio, dëshmonte edhe shikueshmëria e madhe e serialit të cilin e përcillnin shumë adhurues të tij të flaktë..Skenat   e dhembshme nëpër të cilat kalonte kapiten Elio ishin ndër pjesët kryesore   të serialit të popullarizuar i cili mbante pezull çdo spektator,duke u  shoqëruar edhe me lotët e derdhur të Iza Galvonit  kur Elio ishte në komë . Dukej se  lotët e saj të  sinqertë do ta ngrisnin edhe nga vdekja e sigurtë  dhe shërimi i Elios është ndër skenat më të mallëngjyera dhe të këndshme të serialit”Ngjyrat e dashurisë”.Para se të ndodhte ajo mrekulli e paparitur,Elio dëshironte që veten ta shihte më mirë të vdekur se sa në një  gjendje të tillë kur  nuk  ndihej si burrë. Pas përfundimit të luftës dhe shërimit   definitiv të kapiten Elios, Iza Galvon bëhet ylli më i madh i muzikës braziliane që joshte miliona dëgjues të atdheut të saj të  dashur me të cilin ishte e mëshiruar si  çdo bashkëatdhetar i saj patriot. Elio Kthehet në atdhe pas qëndrimit të tij pesëvjeçar si atashe jashtë vendit, kurse Iza Galvon bëhet këngëtarje më e dashur, më e çmuar dhe e adhuruar e popullit të saj të cilit i këndonte me dashuri magjike.Të gjitha ato çaste të dhembshme, të lumtura, tragjike, por edhe heroike bënin pjesë edhe në ndjenjat tona të fuqishme që kishim për serialin dhe fatin e kryepersonazheve të tij, duke dëshiruar që ai të zgjaste edhe më tepër.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora