Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Violeta Murati: Epsh i dështuar i Fadilit

| E enjte, 16.07.2009, 06:53 PM |


Një natë më parë trupa e teatrit “Dodona”, dhe “Sythi” përjetuan provën më të vështirë të leximit të një teksti pa emocione, pa gjak, me zë të mbytur, dhe me skena që shkaktonin të qeshura instiktive, kur duhej të reflektoje mbi tragjedinë që po ndodhte. Aktorët si duket nuk ishin përgatitur për këtë demostrim. Fëmijët që janë spektatorët më të rinj të Butrintit, kthehen njëkohësisht në shqetësim dhe barometër të festivalit. Ata nuk zënë vend të parët, dhe ata qeshin me sinqeritet dhe braktisin pa kokëccarje shfaqjen

Epsh i dështuar i Fadilit

Nga Violeta Murati

Fadili është regjisori i njohur i Kosovës. Është dhe këshilltar i kryeministrit atje. Por Fadil Hysi njihet gjerësisht edhe në Tiranë. Në festivalin e Butrintit, ai është e dyta herë që merr pjesë. Me veprën antike “Oresti” ai kishte arsye të shtronte “darkën” e luftës, ku në të njëjtin vit nuk munguan as serbët. Shfaqja u prit mirë, spektatorët e Butrintit e dëgjuan, dhe duartrokitën fort, sepse e njihnin Kosovën, po ashtu dhe shqipen e tyre e kuptuan. Por Fadili u rikthye sërish në Butrint. Me të njëjtën sfidë të vështirë, antikitetin, mitin. Kryevepra e klasicizimit francez, “Fedra” e Rasinit, me arsye na thotë se e sjell i prirur nga preokupimi për të gjetur autorë që të shkarkojnë disa lëndë emocionale.  Po cila është kjo lëndë emocionale që na thotë regjisori i Prishtinës pas shfaqjes? Këtu ccalon edhe përgjigja e tij. Një natë më parë trupa e teatrit “Dodona”, dhe “Sythi” përjetuan provën më të vështirë të leximit të një teksti pa emocione, pa gjak, me zë të mbytur, dhe me skena që shkaktonin të qeshura instiktive, kur duhej të reflektoje mbi tragjedinë që po ndodhte.
Aktorët si duket nuk ishin përgatitur për këtë demostrim. Fëmijët që janë spektatorët më të rinj të Butrintit, kthehen njëkohësisht në shqetësim dhe barometër të festivalit. Ata nuk zënë vend të parët, dhe ata qeshin me sinqeritet dhe braktisin pa kokëccarje shfaqjen. A t’u besojmë atyre apo një dështimi të mundshëm të regjisorit? Fadili tha se ishte gati ta ndërpriste shfaqjen nga zhurma dhe zërat e fëmijëve, se ovacioni i tyre ishte gati një tallje dhe jo duartrokitje serioze.
Por, kur italianët ishin në skenë, dhe grekët dhanë tragjedinë e tyre- në Butrint vetëm bretkosat e mbetura nga uji i rrënojave dëgjoheshin.
Disa spektatorë nuk ishin dinjitozë tha regjisori. Kur për aktorët, sicc u shprehën ata vetë, ky nuk ishte ndonjë problem për to. Shpëtim Kastrati në rolin e Hipolitit, tha se i ndjente zërat e fëmijëve por ishte në rol. Aktorja tjetër që und të thuhet pa frikë që shpëtoi shfaqjen, dhe dëshirën tonë për të parë qoftë dhe një zë të fortë aktrimi në atë vepër, pra aktorja Melihate Qena tha se kur është në skenë nuk e shqetëson asnjë gjë, sepse edhe ajo është në rol. Aktori tjetër, që i ishte harruar t’i përmendej emri, por që portreti i tij mban thellësisht sharm antik, Basri Lushtaku, me tepër ka qenë i shtangur cfarë po ndodhte pas shfaqjes, dhe nuk po u besonte veshëve se ndoshta po “dështonte” si qingj sakrifice për regjisorin. Kurse aktorja kryesore, Sheqere Buccaj si duket e privilegjuara e regjisorit, që është e besuara e tij në shumë role, vecc ka demostruar. Duke guxuar lakuriqësinë, ka harruar pjesën artistike- vendosja e saj mbi një dem kaucuku të ekzagjeruar prej regjisori, dhe hedhja e ujit me kanacce mbi krye – kanë veprime të panevojshme pa estetikën e shëmtisë, dhe epshit të papërmbajtur ashtu sicc e do Fedra e rolit. Duke mbetur në ritmin e përgjumur të shfaqjes, edhe kjo aktore nuk i shmangej dot patetizimit që herë herë shpërthente në demostrime të panevojshme, pa ndjellë emocion, pa pësuar atë transformimin artistik që e ka të domosdoshëm ky rol. Dëshpërimi, ndjesitë e pakontrolluara shpirtërore, ndërgjegja dhe portreti që të përfytyron Fedra nën tekstin e Rasinit- humbisnin dhe në gjuhë, ku diksioni i aktores gabonte në kapërcimin e tekstit, ku shpesh theksi i fortë i “rr”-së vetjake,  i humbte bukurinë dhe shijen letrare vargut. Aktorja si duket, as vetë regjisorit nuk i ishte bindur në këtë prirje shkarkuese të vetdijes, dhe gurgullimës së konflikteve të brendshme. Në konferencën për shtyp, Hysaj ka ccaluar edhe në argumentin llogjik të shfaqjes- cfarë atë si regjisori aktiv e shqetëson në Kosovën aktuale. Nëse prirjet e tij krejtësisht personale do të shkonin për një vepër me thellësi dramatike të pasionit, dhe epsheve – dështimi ka qenë i sukseshëm.
Përse kjo shfaqje u bë shkak i frymëzimit skenik, regjisori ka mundur t’i japë një përgjigje të vakët, jo bindëse, se ka shkurtuar 40% tekstin, dhe e ka repsektuar këtë pjesë të mbetur pa ndonjë nevojë për ndërhyrje bashkëkohore. Sipas regjisori përvecc aspektit civilizues, njeriu nuk ka ndryshuar në aspektin emocional, përkundër ka mbetur më i varfër. Për ta lehtësuar këtë ndërgjegje Hysaj kryen llogjikën e kundërt me ccfarë ai prezanton si regjisor. Mendojmë se potencial i tij, me prirje filozofike, po aq dhe duke iu përgjigjur shqetësiemve politiko-shoqërore të vendit nga vjen- nuk e përmbush as emocionalisht misionin e tij. Lënda emocionale e regjisorit tentonte sipas tij të depërtonte në thellësi, në lëndë psikologjike si nevojë për të eksploruar shpirtin e njeriut.
Ccfarë reflektohej në skenë ishte e ftohtë, pa asnjë mundësi leximi të kësaj natyre, vecc në i ka pasur në mendje regjisori. Nga heshtja e djeshme e kritikës, -madje braktisje e tyre e sallës së konferencës- regjisori ka pasur detyrimin të thotë se: aktorët arritën të përfundonin shfaqjen. Kritikët nuk folën për dështimin se donin ë ruanin mikun. Ose në të kundërt nuk donin të prishnin miqësinë, ashtu sicc ka pasur precedentë kur kritika bëhet reflektive dhe thotë të vërtetat. Si duhej të përkthehej heshtja? Edhe kjo pyetje nuk mori përgjigje. Nëse Hysaj nuk e pranon dështimin që pati dje, kujt i duhet vënë faji? Organizatorëve që i ftuan? Kjo do ishte absurde kur vendi organizator i festivalit nuk arrin të prodhojë një vepër klasike, antike, apo moderne dinjitoze për një skenë të tillë, ku vetëm nga ballafaqimi kuptohet kush jemi.  
Megjithatë, dje, miqtë dhe shokët e regjisori ia kanë mbushur veshët që të paktën Hysaj të bindej se shfaqja e tij tregon se si ndodh perëndimi i “mbretërve” në skenë.
Ata fëmijë që Hysaj i përbuzi si spektatorë, aktorja Melihate Qena e hedh instiktivisht poshte, kur bie fjala për sinqeritetin dhe thënien e së vërtetës, sidomos në art. Melihatja është regjisore e “Dodonës”, në teatrin e kukullave dhe ajo e njeh mirë psikologjinë dhe kërshërinë e një fëmije. Ajo që Hysaj mendoi si i bëri gropën shfaqjes bie poshtë. “Të rriturit janë më të ngurtë sepse nuk arrijnë ti thonë mendimet e veta, gjithmonë e kanë një dozë droje. Fëmijët nuk e kanë këtë problem janë të sinqertë dhe t’i thonë në fytyrë problemet. Unë jam mësuar të komunikoj në atë mënyrë dhe këto konferenca mua më duken se s’janë produktive”- është kjo një bisedë reflektuese pas shfaqjes me aktoren, pavarsisht prej përvojës, gjithsesi dhe ajo në bindje e ka të vështirë ta pranojë si humbje regjisorin.
Biseda me të pas reflektimit mbi shfaqjen bëhet krejtësisht e sinqertë duke u shprehur se zgjedhja e një roli është krejt e vullnetshme për një aktor, duke treguar se është dashuri që edhe dështon. ”Këto dashuritë e mia janë më shpesh të dështuara sesa të sukseshme, megjithatë kur kam pasur guximin të dështoj në jetë, në dashuritë e mia”. Është një aktore që rrëfen sinqeritet, dhe kjo mbetet e vetmja aktore e kuptuar në skenë, ku jeta e saj është e lidhur me dashuritë, dhe pse pranon se është një aktore jo e paguar si të tjerët. Melhati e kursen regjisorin e saj kur për veprën që la pa gjuhë kritikë, sjell të vetmin gjykim se “ajo është një shikim i regjisortit. Nëse unë do ta punoja ndoshta do ta punoja ndryshe, si regjisore. Mirëpo në koncepsionin regjisorial dhe në shikimin se si e bën ai zgjedhjen e aktorëve s’ka të drejtë asnjë njeri sespe është mendimi i tij, vizioni i tij për një shfaqje”.
Fadili na dha një shfaqje të dështuar, ku epshet dhe ndërgjegja, emocionet dhe aryseja – i rezultuan të pakontrolluar për dinamikën tekstuale që ka vepra, ku as ai vetë nuk na tregoi ccfarë lloj teatri ngjiti në skenë, si regjisor, edhe pse projekti i ka marrë Ministrisë së Kulturës në Kosovë një shumë prej 17 mijë euro për dy muaj e gjysëm. Në cilin dinamikë është shteti i sotëm, më i ri në botë, Kosova? Nëse ky realitet është krejt jashtë shqetësimeve të regjisorit i dhënë pas politikës, arsyet për të dështuar janë dy herë; keqkuptimi i tij me realitetin ku jeton, dhe keqkuptimi me reflektimin e tij estetik në skenë.

Dështim apo sukses- Kush ja jep fuqinë regjisorit?

Aktorja në rolin e mendeshës në veprën e Rasinit “Fedra”, Melihate Qena i përgjigjet dilemës së sotme mbi bindjet apo nënshtrimin e aktorit ndaj regjisorit. Nëse është sukses një shfaqje llogjika e regjisorit përkthehet në talent, cështje “mbretërish në skenë” dhe punë profesionistësh, po kur është dështim si shndërrohet kjo fuqi:   
“Kush ja jep atë fuqi regjisorëit nëse jo vetë aktorët, nëse joo njerëzit që punojnë me të!?. Atëherë përse pranojnë aktorët të punojnë me një regjisor që mennojnë se po i jepet fuqi. Pra është edhe në fuqinë e aktorit që të zgjedhë regjisorin. Unë po flas vetëm për vete. Unë e zgjedh rolin kur më pëlqen dhe bëj një punë për dëshirën për dashurinë time. Nuk më intereson shumë   ajo qasja regjisoriale.. nuk më intereson që të më thonë të vërettën se ccka mendojnë për mua si e kam realizuar po jo. Ajo është thjeshtë një dashuri e imja. Meqë pranova rrezikun që mos me qenë një dashuri e suksesheme. Dashuri të tilla kam pasur dhe në jetë të dështuara ok le të jetë edhe kjo në dashuri e dështuar. Na mungon sinqeriteti sepse jemi shumë të ngurtë konvencional, kemi frikë të themi atë që duam. Kur paska dështuar pse nuk folën kritikët”
Për ZSH: Ilir Muharremi