Kadri Mani & Abas Fejzullahi: Prit me muaj e prit me vjet, s`ke drejtësi n`Europë me gjetë
| E enjte, 16.07.2009, 08:43 PM |
ReagimPrit me muaj e prit me vjet, s`ke drejtësi n`Europë me gjetëDemokracia dhe drejtësia europiane, sipas përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana dhe bashkëpunëtorëve të tijNga Kadri Mani & Abas FejzullahiSchiling: BE po shpërblen gjenocidin e kryer nga serbët.Veprimtaria politiko–strategjike e Solanës dhe bashkëpunëtorëve të tij në BE, në përkrahje të Serbisë, për gjenocidin e kryer në Bllakn, duke i ndëshkuar viktimat e shpërblyer fajtorin!?! Me rastin e vizitës së Solanës në Kosovë-Prishtinë, kthyer nga Beogradi, për t`i sjellë urdhërat e marra nga Serbia për udhëheqësinë politike të Kosovës…dhe zbatimin e tyre në dëm të Kosovës si deri më tani, plotësime standardesh…etj., udhëheqësit politikë dhe gazetarët në Kosovë është dashur t`i parashtrojnë pyetjet në vijim për SOLANOVIQIN:· - Pas perfundimit te mandatait tuaj në BE, a do të kandidoni për kryetar të Serbisë në zgjedhjet e ardhëshme serbe, sepse jeni më i merituari pas Sllobodanit? · - A do ta propozoni kriminelin Mladiq në ndonjë post me rëndësi në BE, për ta ndihmuar që BE, t'i bashkangjitet Serbisë? · - A do ta propozoni Mladiqin, Tadiqin, Koshtunicen, Sheshelin dhe Serbinë, për çmimin NOBEL, për merita të veçanta (GJENOCID) në shfarosjen e mija boshnjakëve, kroatëve,shqipëtarëve, e të tjerëve? · - A ishit në darkë me Mladiqin, Tadiqin… dhe çfarë kushtëzime dhe standarde planifikuat për t`i plotësuar Kosova si viktimë e gjenocidit Serb…apo jeni duke e përgatitur terrenin për ta dërguar në Tribunalin e Hagës? - BRAVO EUROPË, FASHIZMI PO LULZON… - Ju Solanoviç dhe bashkëpuntorët tuaj, për punën e madhe që bëtë e po bëni në mbeshtetje të Serbisë, meritoni të gjitha çmimet në vijim:”Sllobodan”,”Stalin” dhe “ "Hitler".At Gjergj Fishta me kohë dhe me vend e ka dhënë, e thënë dhe shkruar në mënyrë të mrekullueshme dhe meritore vlerësimin për politikën diskriminuese Europiane ndaj shqiptarëve, e cila politikë vazhdon sot e kësaj dite me në krye Përfaqësuesin e lartë të Bashkiit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Javjer Solanen – alias Solanoviçin:“Ah, Evropë he kurva e motit!Qi i re mohit punëve t`Zotit ,Po kjo asht shej i qytetnis?Qi me da tokët e Shqypnisë,Për me knaq klysht e Rusisë ! “Rrnoftë Eta!
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.