E diele, 29.03.2020, 04:35 PM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Halit Bogaj: Bekim Fehmiu në sytë e të birit të tij Ulisit

E merkure, 15.07.2009, 06:40 PM


BEKIM FEHMIU

NË SYTË E TË BIRIT TË TIJ ULISIT

I përkthyer nga Halit Bogaj

Që të flas për babain tim-Bekimin, sëpari do të duhej të flisja për gjyshin tim Ibrahimin.

Ishte i lindur më 1892 në Gjakovë, në një familje tregtare dhe arsimore.Shkollën Normale dhe Medresenë e kishte kryer në  Shkup.

Biografia e gjyshit shkurtimisht mund të tregohet edhe përmes emrave që ua kishte lënë fëmijve të vetë, duke u përpjekur që ata ti kishin vetëm kuptime shqiptare, e në asnjë mënyrë arabe ose turke.

Vajza më e madhe quhej Shpresa- fjalë e nderit, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse e shqiptarëve;Shpresa- donte të thoshte shpresë në ditë më të mira për popullin  shqiptar;Bashkim- djali i parë- në kuptimin e bashkimit të shqiptarëve;Arsim- arsimimi i popullit; Fatmir- fat i mirë për popullin; Bekim-babai im- donte të thoshte bekimi i popullit;Afërdita-agimi është afër për popullin shqiptar dhe Lulëjeta-lulja e jetës.

Ibrahim Fehmiu me pushkë dhe libër ishte dora e djathtë e patriotit të shquar Bajram Curri i cili kishte luftuar kundër pushtimit turk në  vitin  1912.Si njëri ndër mësuesit e parë shqiptar, i kushtohet arsimimit të popullit të tij dhe hapjes së shkollave nëpër Kosovë dhe Shqipëri.

Për këtë shkak pushteti serbo-malazias e dënon me vdekje.

Në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë, ndiqet si ithtar i Bajram Currit dhe Fan Nolit.Gjyshin e ndiqte edhe mbreti Ahmet Zogu, duke vënë një çmim shumë të lartë dukatësh për kokën e tij.Më 1929 kapet dhe izolohet në Valevë.Në atë kohë familja e tij jetonte në Gjakovë, kurse dy vite më vonë  të gjithë së bashku deportohen në Sarajevë, ku, përveç tre fëmijve të lindur, në botë vijnë  edhe bijt :Fatmiri, Arsimi dhe babai im- Bekimi.

Në vitin 1939 pas okupimit të Shqipërisë nga Italia, ata shkojnë në  Shkodër ku gjyshi bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore, ku lind edhe vajza e tij më e vogël- Afërdita.

Pas rënies së Mbretërisë jugosllave më 1941, familja kthehet në Prizren, ku ai e vazhdon punën e tij edukative dhe patriotike.E burgosin edhe gjermanët.

As në kohën e Jugosllavisë së re nuk mbyllet Golgota e familjes Fehmiu.Gjyshin e burgosin dhe pas procesit të montuar ai dënohet.Pas daljes nga burgu në  vitin 1951 ai vdes.

Gjyshja ime- Hedija ishte e lindur në Gjakovë më  1908 e cila e kishte përcjellur vazhdimisht gjyshin në rrugën e vuajtjeve të tij jetësore dhe babai im mendon se akoma nuk ka gjetur fjalë të mjaftueshme për t’i përshkruar të gjitha vuajtjet e nënës së tij dhe të familjes Fehmiu.

Gjenerata e babait tim Bekimit, është gjenerata e parë në historinë e Kosovës që është shkolluar në gjuhën amtare që nga shkolla fillore, deri në maturën e gjimnazit.Pas gjimnazit babai bëhet anëtar i dramës shqipe të Teatrit Krahinor, si Teatër i vetëm profesional në  Kosovë.

Akademinë teatrore në Beograd e regjistron në  vitin 1956, në klasën e profesorit të njohur Mate Millosheviq.E jep pranimin pranues dhe pranohet si student i saj, me kusht që ta mësonte gjuhën serbo-kroate.

Teatri i Prishtinës ia ndanë bursën e studimeve, por mallkimin që e kishin bërë’’zotrat’ e politikës ndaj familjes Fehmiu, bie edhe mbi kokën e babait tim.Pas dy muajve i ndërpritet bursa.

Duke iu falënderuar rektorit të Akademisë së poetëve, Dushan Matiqit, i ndahet bursa për shkollim deri në  fund të studimeve.

Shpejt e mëson serbokroatishten dhe gjatë vitit 1960 bëhet anëtar i rregulltë i Teatrit më të mirë të vendit-Teatrit jugosllav të dramës.

Dhe deri në  ditën e sotme, profesorët e Akademisë e përmendin babain tim si shembull i një talenti të jashtëzakonshëm dhe si një  student i vyeshëm, që edhe unë, si student i të njëjtin  fakultet, i kam dëgjuar disa herë ato lëvdata që i bëheshin babit tim.

Deri në  vitin 1987, kur jep dorëheqje nga Teatri jugosllav i dramës, për shkak të tretmanit të keq që i bëhej, ai kishte luajtur mbi 40 role të llojllojshme teatrore, nga të cilat kishte interpretuar role të mesme dhe kryesore, duke hyrë këtu edhe ‘’Atelia 212’’.

Në dy pjesë teatrore ishte asistent i regjisorit Millosheviq, për’’Riçardin e tretë’’dhe’’Zbulimin ‘’ e Dobrica Qosiqit.

I realizon filmat:’’Klakson’’, ‘’Roj,’’Vitet e nxehta’’, ‘’Protesti’’, ‘’Depsi’’, ‘’Pavle Pavlloviq’’ etj.

Pas suksesit të madh të filmit ‘’Mbledhësite puplave’’, në  regjinë e A.Petroviqit, ku luan rolin e romit Boro i bardhë/filmi i fiton dy shpërblime në Festivalin e Kanës-Francë 1967 dhe nominohet edhe për Oskar/, fillon karriera e tij internacionale, duke u bërë ylli i parë botëror nga hapësirat tona dhe nënshkruan një kontratë disavjeçare me producentin Dino De Laurentis.

Bëhet krenaria e ish- Jugosllavisë.

Kryesisht xhironte:Në Evropë, SHBA, Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi.

Luajti në  gjuhën shqipe, serbokroate, maqedonishte, rome, turke, spanjolle, angleze, frenge dhe italiane.

Spektatorët edhe sot i  shikojnë  filmat dhe teleseritë në të  cilat lujti ai, siç janë:’’Odisea’’ e Homerit, me Irena Papasin, ‘’Aventurierët’’, ku luajti rolin kryesor të Daksit/Plejbojin Porfiro Rubiroze/, ‘’Dezertor’’ me Xhon Hjustonin, Riçard Krenën, Rikardo Montalbanin, Çak Konorsin, Vudi Stroudin etj.Në ’’Lejën për rasje’’, me Ava Gardnerin, Dirk Bogardin, Federik Forresitin, Timoti Daltonin, në ‘’Shtatorin e zi’’ me Robert Shoun, Marta Kelerin...në ’’Libera dashuria ime’’, me Klaudia Kardinalen,në  ‘’Sallon Kiti’’, me Ingrid Tulin, Helmut Berger dhe të tjerë.

Që ta fitonte rolin me buxhet të lartë në filmin ’’Aventurierët’’, në regjinë e Luis Xhilbertit, duhej që ta zotëronte gjuhën angleze në një afat vetëm prej 10 javësh, gjë që pati sukses.Rolin e fitoi në  vitin  1968, po  atë  vit kur u linda edhe unë.

Që t’u paraqitej të ftuarve, si ylli i ri i filmit ‘’Aventurierët’’ me yjet më të mirë të  filmit:Olivia De Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen,Ernest Borgnin, Fernando Rej, Alen Badel, Rozano Brazi, Sharl Aznavur etj., për nder të babait tim ishte organizuar një pranim madhështor në hotelin’’Pjer’’ të Nju Jorkut, në të  cilin ishte paraqitur në rrobe të stilizuara kombëtare shqiptare.

I xhiroi mbi 50 filma në të  cilët luante kryesisht role kryesore.

Në shenjë proteste për shkak të propagandës antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit të tij, babi im më 1987 në mënyrë  demonstrative e lëshon pjesën teatrore’’Madam Kolontajn’’ ku e luan Stalinin dhe Leninin dhe përshendetet publikisht me veprimtarinë artistike në ish Jugosllavi.

Roli i fundit që e luajti për Televizionin italian ishte Shën Josifi në filmin’’Fëmija i emëruar Jezu’’ në regjinë e Franko Rosit, i cili është shfaqur edhe në Televizionin amerikan.

Shkrimtari dhe producenti italian, Francesko Skardamalia kishte thënë:’’Bekim  Fehmiu është i vetmi aktor internacional nga vendet lindore komuniste i cili  xhiroi në Perëndim gati njëzet vite, duke e depërtuar perden e hekurtë, deri në paraqitjen e Gorbaçovit dhe rrëzimin e Murit të Berlinit’’.

Filmin e fundit’’Xhingis Kani’’e ka realizuar në vitin 1992 në regjinë e Ken Anakinit dhe në produksionin Amerikano-italian.

Pas Aleksandër Moisiut, aktorit nga gjysma e shekullit 20, babai im  është aktori i parë internacional shqiptar në gjysmën e dytë  të  shekullit 20.

Rënia e Jugosllavisë, lufta e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi  shumëvjeçar i Sarajevës, lufta në Kosovë, bombardimi i  RS të Jugosllavisë, kanë bërë që babai im të tërhiqej edhe më tepër.Është ndarë nga fjalët që për aktorin janë  më të  fuqishmet dhe mjeti më i mirë.Është ndarë prej tyre dhe i ka shëndrruar në  heshtje- në protest, me ç’ rast hamleti do të thoshte...Ka mbetur heshtja’’.

Sot jeton i tërhequr me nënën time Branka Petriqin, e cila akoma merret në mënyrë aktive me teatër dhe me vëllezërit dhe motrat e tij mes Prishtinës, Prizrenit dhe Beogradit.

Vëllau im Hedoni dhe unë jetojmë në Amerikë.

/Artikull i huazuar dhe i përkthyer nga Halit Bogaj/


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT