Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhafer Leci: Sheradin Berisha u fut zjarr konflikteve shqiptaro-shqiptare

| E merkure, 15.07.2009, 06:07 PM |


Sheradin Berisha u fut zjarr konflikteve shqiptaro-shqiptare

Nga Xhafer Leci

Në pamfletin e tij të radhës: "Bashkimi LDK + LDD = i pamundshëm", i botuar më 11 korrik 2009, nga moderatori i pashtriku. org, shoku Sheradin Berisha lëshoi nga dora dhe mendja e tij, si gjithmonë helmet katran, se gjoja në zënken në Kuvendin e VI-të LDK-së paska ndodhë diçka e pa riparueshme!
     I themi kësaj radhe se revanshi aktual i majtistëve të Kosovës ndaj të djathtës shqiptare është jetëshkurtër. Edhe nëse nuk bëhët bashkimi i LDK-së me LDD-në, që sipas mendimit tim kjo as që duhet të ndodhë, sepse populli shqiptar i Kosovës, siç ka marrë vendime historike në kohë të vështira për të nxjerr në krye të vetë forcat më patriotike dhe më atdhedashëse, siç ishte LDK në krye me Dr. Ibrahim Rugovën, duke ia dhënë votat deri në 99%, në zgjedhjet e ardhshmë do të vendos prapë për fatin e vetë. Do vendos, po ashtu, edhe për rendin demokratik në Kosovë, i cili aktualisht është ngulfatur nga soji dhe lloji i disa enveristëve të tipit të Sheradin Berishës.
     Webaqja e tij e "pashtriku.org" është aq e "pavarur" sa është edhe vetë Sheradini i pavarur nga udhëheqësit e tij shpirtëror.
 Kjo faqe e zezë është vënë në dispozicion të të gjithë sojit përçarës të popullit shqiptar.
    Përdorimi i fjalës "bagle" reflekton edukatën dhe kulturën e këtij biçim moderatori.
    Kësaj radhe kaq. Herën tjetër do të shkruajmë edhe më gjatë.

Xhafer Leci
Gjermani,
Korrik 2009 

_______________

BASHKIMI: LDK + LDD = I PAMUNDSHËM!
 
Këto ditë, anëtari i kryesisë së LDD z.Berim Ramosaj ka kërkuar bashkimin e LDK’së së Fatmir Sejdiut me LDD’në e Nexhat Dacit, me arsyetimin se këtë bashkim po e kërkon anëtarësia e gjerë. Kjo nismë është kundërshtuar ashpër nga lidershipi i LDD’së, ndërkoh që është mirëpritur nga kampi i LDK’së!
 
Si ndodhi ndarja e kësaj „bagle“ në dy kampe, që tani kërkon ngjitje?!
 
Dihet mirëfili se Eqrem Kryeziu ishte njëri nr.2 i LDK’së pas Ibrahim Rugovës, ndërsa pas vdekjes së tij më 21. 01. 2006, Eqa i mori në dorë frenat e reformimit brenda LDK’së. Puna e parë e tij në cilësinë e “reformatorit” ishte shkarkimi i Nexhat Dacit nga posti i Kryetarit të Kuvendit, dhe nga ky moment u bë i dukshëm jazi i përqarjes brenda LDK’së, ndonëse kjo përqarje ishte akumular prej vitesh, sa ishte gjallë „hazreti“ Rugova! Gjatë verës së vitit 2006 në LDK u ngritën tensionet dhe brenda kreut të saj u sforcuan dy kampe: Kampi i Fatmir Sejdiut dhe ai i Nexhat Dacit. Dhe, këto dy kampe në Kuvendin e përgjithshëm të LDK’së që u mbajt në dhjetor 2006, përveç forcës së mendjes përdorën edhe forcën e muskujve, duke e shndëruar sallën e kuvendit në arenë të përleshjeve!
Klikoni mbi foto:
 
 
Si u përgjak Kuvendi i gladiatorëve të LDK’së?
 
Më datën 9 dhjetor 2006 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë i zhvilloi punimet Kuvendi i LDK’së, dhe aty rreth orës 21:30 min. pasi kanë përfunduar debatet me tone të nxehta në mes të dy kampeve tashmë të identifikuara: Sejdiu - Daci, (lidhur me listën e propozuar për Këshill Drejtues nga kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu), për një moment në sallë ka shpërthyer si uragan një përleshje e përgjkashhme sikurse në „arenën e gladiatorëve romak“. Kësaj përleshje paraprakisht i ka prirë „debati“ në mes të ish-ministrit të arsimit Agim Veliu dhe delegatit Gani Geci. Gani Geci, derisa po ndiskutohej për listën e Fatmir Sejdiut prej 70 ermrave të propozuar, përbetohet në zot se askush nuk do të dalë të votojë për përfaqësuesit e kësaj partie në Këshillin Drejtues., që shumë pak emra kishte nga kampi i Nexhat Dacit. Këtij zotimi të bërë prej delegatit Geci i është përgjigjur ministri Veliu me „hajt dil e nalna“. Geci është kthyer kah Veliu, i cili qëndronte i ulur në rreshtin e parë të sallës, dhe i ka thënë „mshile gojën bre shpiuni i Ramë Marës“.  Në këtë situatë konflktuoze, Gani Geci (derisa po diskutohej për futjen në listë edhe të vëllaut të tij), ndër të tjera ka thënë, se “ …s’jam i etshëm për pushtet… Ata që e dojnë pushtetin ka me ja u marrë Hashimi!“
 
Ndërkohë derisa po zhvillohej ky duel verbal, në anën tjetër të sallës një vëlla tjetër i familjes Geci i ka bërtitur ministrit Veliu, duke e quajtur „hajn“. Në këtë moment ka eskaluar situata, ku për disa minuta rresht, dy grupimet e LDK’së (Sejdiu - Daci) janë përleshur me grushta e karrika, dhe në sallë janë dëgjuar vetëm britma e ofshama që rezultonin si pasojë e goditjeve të njëpasnjëshme që delegatët i dhuronin njëri-tjetrit. Kësaj situate i kanë kontribuar edhe shumë truproja të armatosura që mbronin lidershipin e LDK’së në sallë. Pas këtij dueli të përgjakshëm, në ambientet e Sallës së Kuqe ka intervenuar njësia speciale e policisë, duke e përdorur edhe gazin lotësjellës.
 
 
Kjo është historia e ndarjes së partisë në dy pjesë: LDK dhe LDD.
 A është i mundshëm bashkimi i këtij „kulaqi“ të thyer? Duket se do të jetë e vështirë, por një gjë është e sigurt,  do të ketë kalim të anëtarësisë nga një kamp në kampin tjetër, ashtu siç ka pasur kalime të anëtarësisë nga PDK në AAK, apo nga LDK në AAK dhe anasjelltas. Asgjë e jashtëzakonshme!
 
( Moderatori i www.pashtriku.org 11. 07. 2009 )