E premte, 29.03.2024, 01:54 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Shqipëria, kufiri i fundit i Evropës

E shtune, 01.09.2007, 04:18 PM


Benji Lanyado - THE GUARDIAN

Të bësh pushimet në Rivierën Shqiptare, mund të duket e stilit të Borat, por vendi fsheh gjire të mrekullueshme e të zbrazura, plazhe të lira dhe banorë mikpritës

Është mesi i verës dhe unë ndodhem në një plazh buzë detit Jon, por nuk shoh këmbë njeriu. Prej së largu dalloj makinat që rrëshqasin në një shteg në rrugën malore dhe gjithçka më duket si një skenë me xhirim të ngadaltë, por kaq është i gjithë popullimi i vendit. S'mund të rri pa buzëqeshur. Nuk e di çfarë mund të jetë më interesante: 80 kilometra plazh "i pazbuluar" në Evropën Jugore, apo fakti që është në Shqipëri.

Pushuesit i kanë gjetur fundin Mesdheut Evropian. Spanja, Franca, Italia, Kroacia, madje edhe Mali i Zi, vendi më i ri i botës, ku unë isha disa ditë para se ta vizitonin Rolling Stones, të gjithave u është gjetur fundi. Një pjesë e mirë e bregdetit turk është e prenotuar, dhe mos më bëni të filloj të flas për Greqinë. Sigurisht ju mund të largoheni nga hordhitë, por sa larg prej tyre?

Për të arritur në Revierën Shqiptare, një nga bregdetet më mahnitëse në Evropë, duhet të paguash një çmim të papërfillshëm sikur të jepje lëmoshë për të pastrehët. Autobusi që lidh Tiranën me bregun, niset çdo ditë në orën 6 të mëngjesit në një park makinash në kryeqytet, ai është pajisur me sedilje të vjetra të importuara nga Gjermania, disa prej të cilave mbajnë ende emrat e vendeve për ku udhëtonin dikur – njëri thotë që është drejtuar për në Vilhelmstrasse (Rrugën Vilhelm).Hipi në autobusin tim dhe bie nënjë gjysma-gjumëqë më ndërpritet shpesh nga troshitjet. Rruga për në breg është plot gropa, duket që pak është vënë dorë në të që prej ndërtimit nga italianët më 1940.

Gjendja e rrugëve është arsyeja kryesore se përse Riviera Shqiptare, nga Vlora në Sarandë, nukka shkallë të madhe zhvillimi turistik. Madje edhe vetë shqiptarët nuk e marrin përsipër bezdisjen nga rruga, duke preferuar plazhe si Durrësi, që arrihet lehtë nga Tirana përmes një rruge relativisht të mirë.

Riviera fillon në 1000 metra lartësi në Qafë Llogara, rruga zbret e egër prej majës deri në fund. Unë zbres nga autobusi në fshatin e vogël të Dhërmiut, i përbërë nga rreth 100 shtëpi të vogla me tulla të vendosura buzë rrugës, që përfundojnë diku nga mesi i malit, ndërsa përtej më në Jug është kufiri me Greqinë.

Ka një hotel këtu, përballë të cilit ndodhet një minikompleks i bezdisshëm. Pronari e sheh që jam zhgënjyer. Ai ngarkon në pjesën e pasme të makinës së tij bagazhet e mia dhe udhëtojmë përmes pyllit të ullinjve dhe pishave buzë detit, prej nga unë mund të shoh disa shtëpiza të vogla druri mes pishave. Ose gjëra të ngjashme. Për 40 dollarë në natë, t'i mund të kesh një të tillë me një shtrat dopjo, një dush, një banjo dhe një dollap të madh rrobash. Nuk është luks, por nuk bëhet fjalë as për kushte të këqija.

Numërova 14 njerëz në plazh. Pak turistë të huaj arrijnë deri këtu, kështu që vendi mbushet vetëm fundjavave kur në plazh dalin banorët e zonës. Bregu zgjatet për nja një kilometër dhe pas kësaj futemi në një kep të mbuluar me shkurre. Unë ndjehem mirë dhe vetëm. Në restorantin në natyrë të hotelit, kamerieri flet një italishte copë copë dhe unë merrem vesh me të me të njëjtën italishte gjysmake, kështu përfundoj të ha një pjatë të madhe me levrek deti, një sallatë greke dhe patate të skuqura. Pyes kamerierin se prej nga ka ardhur peshku dhe ai më tregon një burrë që është duke pirë në banak. Shtrihem në krevat i zënë nga një zagushi. Këtu dëgjoj valët të rrahin bregun dhe një bulkth të cilit i ka kaluar ora e gjumit.

Ditën tjetër i hipi sërish autobusit për një udhëtim 20 minutësh deri në gjirin e Jalës, i cili sërish më duket virtualisht i zbrazët. Numëroj 11 njerëz. Ka disa vila të shkatërruara pas plazhit, por mundësitë për akomodim janë një grup kabinash plazhi në fund të malit. Këtu takova një çift gjermanësh – të vetmit jo shqiptarë që më ra rasti të njihja – të cilët duan të ngrenë tendën e tyre në plazh.

Gjermanët dhe unë vendosim të marrim bashkë një autobus ditën tjetër. Rruga për disa kilometra kalon buzë detit deri sa arrijmë në Qeparo, ku ulemi në një kafene, ku burra të vjetër diskutojnë mbi një lojë letrash. Hëngrëm një drekë me bukë të freskët, djathë të bardhë, domate të ëmbla dhe tranguj me forma të çuditshme; ato të gjitha janë kështu pasi prodhimet shqiptare janë organike – pesticidet e plehrat kimikë janë shumë të kushtueshëm. Për shkak të rrugëve të këqija thuajse gjithçka që ha në rivierë është prodhim vendas.

Pronari i kafenesë bën ece e jake aty rrotull dhe ne i themi se kërkojmë një hotel, por Aleksi thotë që mund të qëndrojmë në vilën e tij pak metra më tutje në kodër. Ai dhe gruaja e tij flenë në pjesën e pasme të dyqanit, një zakon që e morën që prej revoltës së 1997-tës, pas rrëzimit të sistemit piramidal, në të cilin pjesa më e madhe e vendit humbi paratë.Me të mbaruar viti problemet u tejkaluan, duke i dhënë fund edhe një kaosit politik shtatëvjeçar që nisi pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990. Kanë kaluar dhjetë vite të qeta dhe Aleksi po rregullon katin e dytë të vilës, në të cilën do mund të kthehet familja, ndërsa dhomat e katit të parë i ruan për vizitorët.

Ai ngul këmbë që të na shëtisë me makinë deri te kalaja e braktisur e Ali Pasha Tepelenës, që ëshë disa kilometra më tutje në gjirin e Palermos. Kur kthehemi në Qeparo, ulemi poshtë tendave të stisura medegë dhe me pamje nga deti, prej nga mund të shihet Korfuzi.

Nëpër plazh shihen bunkerët shqiptarë, disa prej afërsisht 700 mijë epitafeve prej betoni të sundimit paranojak të Enver Hoxhës. Bunkerët që këtu janë të lyer në blu dhe vjollcë, dikur ata kishin për qëllim mbrojtjen e vendit nga sulmet, por në ditët e sotme përdoren nga vendasit për të bërë dashuri, dhe jo luftë.

Kur bie nata ngjitemi në Qeparoin e Vjetër në majë të malit me pamje nga deti. Dëgjojmë pëshpëritjet e familjeve në një duzinë shtëpish aty afër dhe zilet e bagëtive, por nuk shikojmë këmbë njeriu.

Për të kaluar mbrëmjen në Rivierë, duhet të mbështetesh vetëm te vetja. Nuk ka lokale apo restorante moderne, kështu që për t'ia kaluar mirë duhet të lidhesh me banorët. Një grup të rinjsh në Jalë na ftuan të ndiznim zjarr në plazh, ndërsa në Qeparo njerëzit mblidheshin në kafen e Aleksit ku luanin letra apo pinin raki të bërë në shtëpi. Në shumë vende të Evropës Lindore bezdia nga turistët ështëkrejt normale, por këtu njerëzit i duan të gjithë ata që vijnë nga jashtë, ndoshta thjesht sepse kjo është një zbavitje më vete. Të nesërmen lamë Qeparoin, me koka të rënduara. Aleksi nuk pranoi të na merrte para për fjetjen. Vendi ka një etikë mikpritje që të premton të marrësh përqafime lamtumire nga taksistët, unë mora dy gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, ndërsa pasagjerët e autobusit më ndihmuan të porosisja kafe ekspres dhe paçe pikante e mjaft të shijshme gjatë pushimeve të autobusit. Në Sarandë aty ku mbaron Riviera, një burrë i vjetër më afrohet. Thomai ka një fytyrë dashamirëse dhe babaxhane, sa që më lind dëshira ta kisha gjysh. Ndërsa pimë një kafe, ai më thotë që në shtëpi kishte strehuar hebrej dhe italianë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa i kishte dhënë strehim një familjeje kosovarësh, që i kishin ikur horrorit në fund të viteve 90'.Këtu kuptoj që shqiptarët kanë këtë mikpritje prej vitesh.

I ulur në kafene vëzhgoj banorët që mbajnë gjallë një traditë ballkanike, duke shëtitur tutje tëhu, të veshur me rrobat më të mira.Përtej detit Korfuzi i shndritshëm.Një varg drite që vazhdon gjatë, duke u ndërprerë herë atje e herë këtu, deri sa Evropa bashkohet me Azinë. Afërsisht 160 kilometra më në Veri të vendit ku jam ulur, zinxhiri i dritave nis sërish për tu zgjatur nga Adriatiku deri në Algarve (Qytet në Portugali). Mes këtyre dy zinxhirëve është një nga pamjet më të bukura që do të keni mundësinë të shihni ndonjëherë, gjithmonë nëse rruga vazhdon të mbetet me gropa.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora