E enjte, 25.04.2024, 06:33 PM (GMT+1)

Faleminderit

Luigj Gurakuqi - Ne themelet e shtetit te shqiptareve

E marte, 03.04.2007, 05:24 PM


Nga Bardhyl Ukcamaj

Luigj Gurakuqi - Gjergj Fishta - Ndre Mjeda

Studimi i veprimtarise se Luigj Gurakuqit eshte i nevojshem per te gjithe ata qe deshirojne te kene sadopak dijeni per historine e shtetit te shqiptareve. Luigj Gurakuqi eshte njeri prej themelueseve me te rendesishem te ketij shteti. Kujtimi i figuarve te rendsishme te kujtese sone historike eshte i rendesishem ne shume aspekte sic shprehej edhe vete Gurakuqi: "Nje popull qe nderon burrat e vet, nje popull qe pavdekeson kujtimin e tyne, jo vetem nder faqet e historise por edhe mbi rrasa e ne monumenta, ai popull tregon se ka ndergjegje, se ka ndiesi te holla, se njef miradijen e ka deshir me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit te te Medhajvet te vet". Ky organizim modest i Kishes "Zoja e Shkodres" tregon se kjo famulli po i mbetet besnike misionit per te cilen eshte krijuar "Per fe e atdhe".

Luigj Gurakuqi ishte politikan e diplomat, shtetar i shquar, gjuhetar, njeri i kultures dhe i shkences.Ishte njohes i thelle i trashegimise kulturore te shqiptareve dhe i kultures klasike romake e latine. Ai ishte patriot i madh, bashkethemelues i shtetit shqiptar te epokes moderne. Pervecse themelues i alfabetit te shqipes, zoteronte ne menyre te shkelqyer latinishten, italishten, turqishten, frengjishten, greqishten e gjermanishten.Fan Noli e cilesonte Gurakuqin pionier te qyteterimit perendimor ne Shqiperi, si nje nga shqiptaret e flaket qe thithi me themele kulturen e Perendimit dhe si njeriun qe punoi me gjate e me shume se kushdo tjeter per te mbjellur faren e saje ne Shqiperi.

Luigj Gurakuqi u lind me 19 Shkurt 1879 ne gjirin e nje familjeje tregtare te kulturuar shkodrane, nga prinderit Pjeter e Leze Gurakuqi e cila paradoksalisht u varros ma fotografine e te birit tek koka.

Shkollen fillore e disa klasa te mesme i ndoqi ne Kolegjin Saverian ne Shkoder, me pas ai ka qene nxenesi i pare shqiptar i kolegjit arberesh te Shen Adrianos te Shen Dhimiter Korones. Ku edukua nga atdhetare e intelektuale te shquar si Anton Xanoni, Gasper Merturi dhe themeluesi Rilindjes Kombetare te shqiptareve Jeronim De Rada. Studimet universitare do ti kryente ne Napoli (Itali) ne vitet 1901-1906.

Luigj Gurakuqi iu kushtua teresisht veprimtarise politike e luftes per clirimin kombetar pas vitit 1906. Ne veren e v.1907 bashkepunoi me Bajo Topullin per organizimin e kryengritjes ne Veri.

Ish idenuari me burgim te perjetshem per veprimtarine e tij kombetare rikthehet ne qytetin e lashte te shkodres ne vitin 1908 ne moshen 29 vjecare per te mbetur i pavdekshem ne kujtesen historike te kombit te vet per shekuj te shekujve.

Ndersa i afrohej qytetit, kishin dale per ta pritur shume bashkeqytetare te tij, te krishtere e muhamedane te cilet ne shenje nderimi te thelle, ne Parruce, shmprehen kuajt dhe e terhoqen te gjithe bashke deri ne qender te qytetit.

Jemi ne fillimet e shekullit te XX-te kur shqiptaret po riorganizoheshin pas nje periudhe te kobshme te pushtimit mizor te onadollakeve te cilet shkateruan sa munden, plackiten sa munden e vrane sa munden por nuk arriten synimin kryesor zhdukjen perfundimtare nga harta gjeopolitike te kombit shqiptar. Anadollaket do te riktheheshin serish ne Anadoll ndersa shqiptaret do te mbeteshin ne trojet e veta. Pasi Zoti "Pershqiptaret, Shqipnine e kish krijue".

Me 1911 merr pjese ne kryengritjen e malesoreve te Mbishkodres e si nje nga udheheqesit e saj, Ai harton Memorandumin e Greces te njohur si "libri i kuq" .

Me 1912 zhvillon nje veprimtari te dendur per organizimin e kryengritjes se pergjithshme. Mori pjese ne mbledhjen e Bukureshtit dhe ne Shpalljen e Pavaresise (nentor), ishte bashkepunetori me i ngushte i I.Qemalit.Gurakuqi shkruajti vendimin historik te Kuvendit Kombetar te Vlores, nepermjet te te cilit shpallej se "Shqipenia me sot do te behet me vehte, e lire e mosvarme" .Gjate Luftes I Boterore, me pushtimin e Shkodres nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet ne Podgorice. Gjate pushtimit austro-hungarez, emerohet drejtor i pegjithshem i arsimit dhe punoi per hapjen e shume shkollave shqipe. Mori pjese ne Kongresin e Durresit me 1918 ku zgjidhet minister i Arsimit ne qeverine e perkohshme e anetar i delegacionit te saj ne Konferencen e Paqes ne Paris. Me 1921-24 qe deputet i Shkodres ne Keshillin Kombetar.

Disa here minister ne kabinetet qeveritare, i arsimit, financave biles edhe minister i brendshem ne kabinetin disa ditor te Hasan Prishtines. Shtatare te tille do ti mungojne shqiperise jo vetem ne shekullin e 20-te por edhe ne shekullin e 21-te.

Si politikan e burre shteti Gurakuqi ishte liberaldemokrat.Kur ne Parlament Ali Kelcyra i ben verejtje per qendrimet e tij liberale, Luigji pergjigjet se "Z. Ali Kelcyra me tha si per qortim se jam liberal.I falemnderit dhe mund te jete i sigurte zotnia e tij se vdekja do te me ndaje nga mendimet e mija liberale". Luigj Gurakuqi na ka lene nje pervoje te pasur per jeten parlamentare, ndertimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, Ai kishte vleresim e besim te madh tek parlamenti, ligji e vota e lire e popullit.

Sipas dekumentave te kohes Luigj Guarkuqi ne kundershtim me historine e pasluftes nuk ka qene ne frymezuesit e revulucionit te qershorit. Megjithate ai ju bashkua ketij revolucioni dhe ne qeverine e kryesuar nga Fan S.Noli u emerua minister i Financave. "Gurakuqi - shkruante S. Vinjau - u terhoq (ne revolucion - V.H.) pas nje kundershtimi te forte". Pader Anton Harapi kujton se kur ka filluar Revolucioni i Qershorit bashke me Luigjin po punonin per nxjerrjen e numrit te gazetes "Ora e Maleve", nje telegram nga Vlora e njoftonte per fillimin e revolucionit. Sidoqofte perfshiraja e tij ne kete revulucion eshte nje nga ato momentet kur L. Gurakuqi e ka shmangja nga parimet e tij liberaldemokrate.

Personaliteti i L.Gurakuqit spikat ne fushen e diplomacise. Ai qe perfaqesues i Shqiperise kur vendoseshin fatet e saj ne ballafaqimet diplomatike ne qendrat me te medha te politikes europiane: ne Londer, ne Rome e ne Vjene, ne Paris dhe ne Gjeneve.Keshtu, ne Londer, me 1913 me Ismail Qemalin dhe Isa Buletinin; ne Konferencen e Paqes ne Paris, me 1919, me delegacionin e Qeverise se Durresit apo ne Gjeneve, me 1924, ne Lidhjen e Kombeve me Fan Nolin.

"Diplomacia e vertete - shkruante Gurakuqi - mbeshtetet mbi udhen e mesme, te cilen e gjejne vetem ata qe, tue mbajtun te patundun parimet, dijne me pajtue te drejtat e nevojat e atdheut te vet, ne kushtet e politikes se pergjithshme".

Gjergj Fishta, ne nje pershkrim te delegacioni shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris, shkruan se: "Asht e kot te genjehemi. Nese perjashtohet Gurakuqi qi vetem ai ka nje kulture te pershtatshme, ka nje atdhetari te shendoshe dhe nje njohuri te gjere per njerezit dhe per sendet e Shqiperise, asnje nga anetaret e qeverise, qofte te saje se meparshmes, qofte te se tanishmes, nuk mund te thote se e paraqet denjesisht Shqiperine dhe te mbroje sic duhet interesat e saje". Luigj Gurakuqi e kishte te qarte rolin e diplomacies nderkombetare rreth fatit te Shqiperise. Dhe per hir te se vertetes duhet prenuar se mbeshtetja europiane sidomos Austro-Hungareze, Italiane dhe e shtetit te Vatikanit per krijimin e shtetit shqiptar ka qene me percaktuese sesa lvizjet kautike dhe te paorganizuera si duhet te shqiptareve ne kete drejtim.

Luigj Gurakuqi eshte nder hartuesit kryesore te programit arsimor e kulturor te levizjes sone kombetare per autonomi, liri e pavaresi. Gurakuqi luftoi per njesimin e alfabetit i udhehequr nga teza nje komb, nje gjuhe, nje alfabet.Me 1908 mori pjese ne Kongresin e Manastirit ku u zgjodh nenkryetar dhe anetar i komisionit per njesimin e alfabetit.Me 1909 u emerua drejtor i se pares shkolle normale qe u hap ne Elbasan, ku dha nje ndihmese me vlere per venien e arsimit mbi baza kombetare.

Nen drejtimin e tij u hodhen themelet e para te sistemit arsimor fillor shteteror ne Shqiperi. U krijua pervoja e pare e ngritjes se administrates arsimore shqiptare, u hartuan dokumentat e para shkollore, u ngrit nje sistem i tere i pergatitjes dhe i kualifikimit te mesuesve.Si minister i pare i arsimit shqiptar, Ai punoi qe gjithe fryma dhe permbajtja e shkolles te ishte ne funksion te qellimeve dhe idealeve kombetare.

Luigj Gurakuqi ishte i vetedijshem me shume se kushdo per dobine e alfabetit dhe te shkruarit te gjuhes amtare, kjo shihet edhe ne botimet e tij. Me1905 do te botonte ne Bukuresht librin"Abetar i vogel shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me shenime n'dy dialektet". Botoi ne Napoli "Fjalorth shqip-frengjisht e frengjisht-shqip" i fjaleve te reja dhe me 1906 "Vargezimi n'Gjuhen Shqipe". Ndersa si publicist ka botuar dhe shume artikuj ne gazetat "Albania", "Kalendari-kombetar", "Drita", "Liria e Shqiperise", "La nazione Albanese" etj. Edhe si poet Gurakuqi potencon idealin per te cilein ja vlen per me jetue:

Q E N D R E S A

Oh, jeta pernjimend me rrena e vajplot qenka n'ket bote t'lashte!U shueka teper shpejt lakmimi i saj, si zjarri i bame me kashte. Vec nji qellim i nalte t'ban me durue e zemren te forcon;nder kundershtime s'vyen kurr me u ligshtue, mjere ai qi nuk duron!

* * *

Gurakuqi eshte tekstologu me i shquar shqiptar i fillimit te shekullit tone.Ai i dha shkolles shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mesimore me nje vellim prej 738 faqesh.Si krijues Guarkuqi pati relacione te shkelqyera me eliten intelektuale te vendit.Disa nga veprat e krijimet e veta, L. Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fishtes, Preng Docit, Hile Mosit e Mati Logorecit.Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime e perkushtime. Ashtu si Filip Shiroka, Hile Mosi vazhdon ta quaje bylbyl ne tingellimin qe i kushton, "S'kendon bylbyli". Gjergj Fishta i dedikon atij vepren "Pika e voeset" duke e quajtur "shqiptar i vlefshem dhe ndera e djelminse shkodrane".

Po ashtu Pader Anton Harapi vepren e tij kryesore "Andrra e Pertashit" (Urti e burrni nder banoret e Cemit), duke ia kushtuar Gurakuqit shkruan: "Burrit t'vertete burre, L. Gurakuqit, i cili me kulturen e nelte shpirterore, mishnoi, madhnoi, perjetoi urtine, bese e burrni shqiptare, tue mbete perhere shembull shqiptari me kulture, simbol i bashkimit kombetar, idealisti shkelqyeshem ne vorfni".

Luigj Gurakuqi i ka kushtuar shume kujdes problemit te fese dhe te marredhenieve ne mes shqiptareve me besime te ndryshme fetare, vendosjes se unitetit ne mes tyre dhe te sigurimit te mirekuptimit e te tolerances nderfetare. Ky mirekuptim ishte dhe do te jete i kushtezuar per hir te specfikave tona si popull ne sherbim te unitetit kombetar si dje ashtu edhe sot nese shqiptaret do te deshirojne te kene shtet te tyre ne hapsirat ballkanike.

Qe ne mbledhjen e pare te Kongresit te Durresit, me 1919, L.Gurakuqi kerkonte qe ceshtja e lirise dhe e nderimit te feve ne Shqipni duhet te zgjidhet mbas formules: "Feja e lire ne shtet te lire".Gurakuqi, ishte besimtar.Sipas tij Zoti eshte qenie qe s'ka as fillim e as mbarim, se asgje nuk mund te krahasohet me te, se:

"...qielli e toka, fushat e gjana, Malet e nalta, detrat e medhana, T'gjitha prej Zotit paten krijim, Qi s'di mase me vedi, fill as mbarim". Zoti i madh dhe i vertete, shkruante L. Gurakuqi, ka ne dore fatin e njerezimit e te popujve, ai din gjithcka, ben gjithcka dhe sheh gjithcka. Eshte ky Zot i plotfuqishem tek i cili L. Gurakuqi ka shprese dhe besim se do te marre ne dore fatet e Shqiperise e te shqiptareve, se do te bekoje punet e tyre e do t'u plotesoje deshiren per liri e pavaresi. Gurakuqi gjate gjithe jetes se tij pati relacione te shkelqyera me te gjithe ata derjtues te komuniteteve fetare qe luftonin per nje shqiperi te lire.

Me 26.9.1913, Abati i Mirdites, i dergon kete telegram ne Vlone, Gurakuqit, Minister i Arsimit te Qeverise se Perkohshme: " Te lutem epi zemer Komisionit te meetingut te Vlones e shtrengoi doren Kryetarit te Qeveries se pertashme per bashkim e te lidhun bese qe kemi me _ta ne te gjitha punet e mbara per ngallnimin e lulezimin te Shqypenies. Sot âsht dita me keqyrun edhe Shqypetaret kundreshtare,si vellazen e me menyra vellazenore me i avitun nga mprojtja e Atdheut nen hije t'Ismail Qemal Begut e t'atyne burrave qi njohin e nderojne flà murin e Shqypenies.Uroj shendet e jete e faqe te bardhe te gjithe atyne Shqypetareve qi me vepra urtie, bese e dashunie diftohen te dêje per kujdes t'Europes e cila mundohet me e mkâmbun e me e burrnue Atdheun tene".

"Parimet e fese - shkruante ai - te ndjekuna mire, i bajne njerezit qytetare te ndershem, i mesojne qe t'i sherbejne atdheut, qe t'u nenshtrohen ligjeve te shtetit"

Sipas F. Nolit: Gurakuqi "qendronte aq larg fanatizmes fetare te ngushte, sa muhamedanet e Veriut kishin nje besim te pakufishem", aq sa ne Gegeni, "s'ka patur nje tjeter udheheqes, i cili...bashkonte rreth vehtes se tij, katoliket e muhamedanet gege"..." Ai ka qene aq pak regjionalist sa qe kur lindi ceshtja kombetare s'ka patur nje gege patriot, aq te dashur midis toskeve sa Gurakuqi".

Pak a shume ne te njejten parulle si Kenedi i drejtohej kombit amerikan, "Mos mendoni se cfare ben atdheu per ju por cfare beni ju per atedheun", Gurakuqi qe ne fillimet e shekullit te 20-te, porosiste - dita e 28 nentorit nuk duhet te jete vetem nje dite festimi ku secili duhet te beje analizen e jetes se vet dhe, me dore ne zemer, te pyes vetveten nese ka bere gjithkund e gjithmone detyren qe kish perpara atdheut. Ai ishte politikan me nje vision kombetar.Nder fjalimet me te forta te Gurakuqit ne parlament jane ato mbi mbrojtjen e popullsise shqiptare te Kosoves. Kur qeveria jugosllave ne nje telegram e quante nderhyrje ne punet e brendshme te saj interesimin e shqetesimin e qeverise shqiptare per gjendjen teper te veshtire te shqiptareve te Kosoves, Gurakuqi, plot indinjate e zemerim do te merrte fjalen e do te thonte: "Si mundte me thane nje qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjell viset tona me varre te vllazenve tone, se po i perzihemi ne punet e mbrendshme te saj. Si mundte nji qeveri me thane se po i perzihemi ne punet e brendshme, kur shofim se per shkak te saj me mijera femije e gra sillen te shveshur e te zbathur ketu nper Tirane e ushqehen me sevapet e amerikaneve e tepricat e ushtrise". Ai ishte nje prej miqeve me te medhenj te patrioteve te kosoves, sa Hasan Prishtina mbi varrin e tij do te shprehej : "Fli i qete Gurakuq, shpagen tande do ta marrim me perparimin e shqipnise"

Si vdes Luigj Gurakuqi?

Vritet, tinzisht mbas dere te nji hoteli, prej djalit te tezes nji kriminel i rendomte Baltjon Stambolla.Per kete vrasje u akuzua Ceno Beg Kryeziu, kunat i Ahmet Zogut, qe vete do te vdiste pak me vone ne nje atentat ne Prage. Nder te akuzuarit e kohes ishte edhe Ahmet Zogu, megjithese nuk ka dekumenta qe e mbeshtesin nje akuze te ketille perveq disa deklerimeve te ish konsullit shqiptar te asaj kohe ne Bari. Pas renjes se qeverise 6 mujore te Fan Nolit, Gurakuqi ishte emigrant ne Itali ku vite me pare kishte emigruar edhe Ai qe ngriti flamurin ne Vlore Ismail Qemali.

Sidoqofte megjithese saktesisht nuk dihet emiri i sponsorizuesit te ketij atentati dihet se antishqiptarizmi kreu nje goditje te rende ndaj kouzes kombetare me daten 2 Mars te vitit 1925 ne dere te Hotel Cavour, ne Bari te Italise. Dihet se u sponsorizua qe krimineli te lihej i lire nga shteti Italian qe asokohe sundohej nga Benito Musolini.

Fan Noli Do te shkruante ne elegjine e tij SYRGJYN -VDEKUR

Neno moj, vajto, merr malin, Larot t'a permbysne djalin Qe me Ismail Qemalin Ngriti flamur trimeror.

Neno moj, c'eshte perpjekur Goje-mjalt' e zemer-hekur, Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur, Ky Vigan Liberator.

Eshtrat e tij do te preheshin ne Bari per tu rikthyer ne Shqiperi ne vitin 1957-te.Shtepia e Gurakuqeve ne Lagjen Gjuhadol u kthye ne muze.Luigj Gurakuqi shpallet "Hero i Popullit" ndersa Universiteti i Shkodres perjetson emrin e tij.

Prenova me kenaqesi ftesen nga Kisha Zoja e Shkodres per te referuar ne kete simpozium edhe per arsyen se besoj se, ne shqiptaret e tashem kemi nevoje per nje histori selective ne menyre qe tu leme brezave arsyen se si arritem ekzistojme si komb, te enderrojme dhe te kemi shtet, cilat ishin parimet e larta mbi te cilat u ngjiz identiteti yne kombetar dhe cilet ishin themeltaret. Ne historine tone te vjeter dhe te re jane pak burra apo gra qe mund te vendosen ne panteonin e ndritur ku ky Vigan Liberator e vendosi veten me shebesat qe i kreu karshi popullit te vet.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora