E enjte, 28.03.2024, 08:51 PM (GMT)

Kulturë

Flet Roel Schuyt, përktheusi hollandez i veprave letrare të Ismail Kadaresë

E merkure, 15.07.2009, 04:00 PM


Flet Roel Schuyt, përktheusi hollandez i veprave letrare të Ismail Kadaresë dhe shkrimtareve të tjerë shqiptarë

Kadare ishte për një kohë të gjatë i vetmi shkrimtar shqiptar që njihej në Hollandë

Mbështetjen më të madhe e kisha nga Jusuf Vrioni

Nga Albert Zholi

Roel Schuyt është një intelektual poliglot nga Hollanda. E veçanta e tij është se ai e ka mësuar në mënyrë perfekte shqipen në mënyrë të pavarur. I dashuruar me letërsinë, ai e ka mësuar gjuhën e vështirë shqipe pasi njohu një pjesë të krijimtarisë së Ismail Kadaresë, të cilën më vonë ai e përktheu suksesshëm në gjuhën e vendit të vet. Në këtë intervistë ai tregon se si e ka njohur Shqipërinë, miqtë e tij në vendin e shqiponjave, mendimet për letërsinë shqiptare, njohuritë që kishte në kohën e diktaturës, viziten e pritshme në atdheun tonë.

Kur ka filluar interesimi i parë i juaji për Shqipërinë dhe përse?

Interesimi im i parë për Shqipërine ka qënë i natyrës muzikore: nga viti 1960 dhe në vazhdim, jam mahnitur nga këngëtarët nga Kosova dhe nga Veriu i Shqipërise, nga isot tradicionale dhe muzika instrumentale nga zonat e Jugut të Shqipërisë, dhe nga muzika qytetare e viteve 30.

-Kur keni filluar të mësoni gjuhën shqipe dhe cila ka qenë shtysa për mësimin e kësaj gjuhe?

Kam filluar të mësoj shqip në vitin 1996. Gjatë verës së vitit 1991, kam përkthyer një libër nga një autor Serb, Danilo Kiš që titullohej “Garden, ashes (Bašta, pepeo)“. Në një gazetë Hollandeze u botua një artikull për shkrimtarët më të mëdhenj Evropian, emrat e të cilëve fillonin me shkronjën K: Kundera, Konrád,  Kiš ... dhe citohej se emri i Kadaresë duhej t'i shtohej kësaj liste ... Në atë moment kuptova, sa keq me vinte që nuk mund të lexoja Shqip. Veprat e Kadaresë si: (Ura me tri harqe, Kasnecët e shiut, Kronikë në gur dhe Gjenerali i ushtrisë së vderkur) ishin të gjitha të përkthyera në gjuhen Hollandeze nga përkthimi në gjuhën Frënge i bërë nga Jusuf Vrioni. Në vitin 1996, gjeta mundësinë të filloja të mësoja Shqip, në mënyrë që të përktheja këto vepra të Kadaresë të cilat nuk ishin përkthyer akoma në gjuhen Hollandeze, ose kjo do të bëhej në të ardhmen.

-Kush ju ka ndihmuar dhe si do ti komentonit vështirësitë e gjuhës shqipe. Sa e vështirë është ajo në raport me gjuhët e tjera evropiane dhe ku konsiston kjo vështirësi? Ëie heeft u bij het leren van de taal geholpen en zijn er dingen die u in het Albanees moeilijk vindt. Hoe moeilijk vindt u Albanees in vergelijking met andere Europese talen?

Mbështetjen më të madhe e kisha nga Jusuf Vrioni. Jo nga ai përsonalisht, por nga përkthimet e tij të shkëlqyera në gjuhën Frënge. Kur bëra përkthimet e mia të para, shfrytëzova tekstet e tij për të kuptuar me shpejt dhe më mirë veprat origjinale të Kadaresë.

Përsa i përket vështirësisë së gjuhës Shqipe, duhet të theksohet së shqipja moderne ka shume elementë të përbashkët me gjuhët moderne Neolatine, siç është gjuha Italiane dhe gjuha Frënge. Gjithashtu gjuha shqipe ka huazuar shumë fjalë të vjetra por që dallohen qartë, nga latinishtja. Përsa i përket fjalëve të shumta të huazuara nga Turqishtja, nuk më duket diçka e re, sepse ato gjenden në gjuhët Serbo-Kroatisht (sidomos Bosnjë), Macedonisht, Bullgarisht, Greqisht dhe Rumanisht.  

Elementët më të vështirë të gjuhës shqipe kanë të bëjnë me përdorimin aktual dhe kuptimin e nyjës i/e, dhe përemrave pronorë, si dhe padyshim, interpretimi i sakti i frazave të gjata.

Një problem i ri është ajo ç’ka unë konsideroj si ndryshimi gradual i gjuhës, ose standarteve të gjuhës. Kadareja përdor një gjuhë mjaft të qartë. Rexhep Qosja nga Kosova, gjithashtu. Ndërkohë që periudha komuniste gradualisht po lihet pas, dhe një brez ë ri shkrimtarësh po përpiqet të hyjë në skenë, po përdoren fjalë të reja të shpikura, fjalë pak a shumë të papranuara më parë, si dhe struktura gramatikore dhe të frazës. Një problem  më tepër është edhe përdorimi i fjalëve nga dialekti gegërisht (veriu i shqipërisë).

-Cili ka qenë përkthimi juaj i parë nga gjuha shqipe dhe kush jua serviri për përkthim?

Në vitin 1995, kam përkthyer një libër të autorit Boshnjak Dževad Karahasan (Dnevnik selidbe, për fatin e Sarajevës gjatë luftës në Jugosllavi) për Van Gennep, shtëpinë botuese ku veprat e Kadaresë u shfaqën gjuhën Hollandeze. Mënjëherë pas kësaj, m’u kërkua nëse dija shqip dhe nëse jo, nëse njihja dikë tjetër që e dinte. Duke patur parasysh se kisha të bëja me një mundësi unike, menjëherë vendosa të filloj të mësoj gjuhën shqipe vetë (të lexoj dhe të përkthej). Botuesi menjëherë e pranoi propozimin tim. Në verë të vitit 1996, dolën përkthimet e mia të librave të Elena (Gushi) Kadare, “Shkaba” dhe “Një grua nga Tirana”. Në vjeshtë të po atij viti fillova të përkthej “Vdekja me vjen prej syve te tille” të Rexhep Qosjes, nga Kosova. Më pas kam përkthyer rreth 10 vepra të tjera të Ismail Kadaresë.

-Si jeni njohur me letërsinë shqiptare dhe cilët janë autorët shqiptarë që ju keni njohur dhe kur?

Libri i parë shqiptar që kam lexuar është “Kasnecët e shiut» nga Ismail Kadare. E kam lexuar në vitet 80.

-A njihet letërsia shqiptare në Hollandë dhe cilët autorë janë përkthyer? Ju keni përkthyer kryesisht vepra të Ismail Kadaresë. Cilat vepra keni përkthyer dhe si janë mirëpritur ato nga lexuesi dhe kritika hollandeze? A ka krijuar ai lexues në atdheun tuaj?

Do bëj një kombinim të të dyja pyetjeve me përgjigjet përkatëse në një. Sigurisht Kadare ishte për një kohë të gjatë i vetmi shkrimtar shqiptar që njihej në Hollandë. Kam përkthyer veprat e mëposhtme: “Shkaba”, “Kush e solli Doruntinën?” “Tri këngë zie për Kosovën”, “Dosja H.”, “Krushqit janë të ngrirë”, “Viti i mbrapshtë”, disa histori të shkurtra në një përmbjedhje të titulluar “Komisioni i festës”, novelat “Lulet e ftohta të marsit”, “Jeta”, “Loja e vdekja e Lul Mazreku”t, “Vajza e Agamemnonit”, “Pasardhësi” (të përshtatura në një vëllim), “Përbindëshi”. Projekti i radhës është përkthimi i librit “Aksidenti”. Menjëherë pas botimit të romanit “Shkaba” kam përkthyer romanin “ Vdekja më vjen prej syvë të tillë” të shkrimtarit Rexhep Qosja nga Kosova. Më pas, kam përkthyer disa histori të shkurtëra dhe poema nga autorë të ndryshëm: Ardian Klosi, poetët Xhevahir Spahiu dhe Eqrem Basha (të cilët prezantuan dhe lexuan pjesë nga veprat e tyre në aktivitetin ndërkombëtar të poezisë të zhvilluar në Roterdam - Poetry International in Rotterdam, si dhe dy shkrimtare shqiptare të cilat jetojnë në Hollande ose ndërmjet Hollandës dhe Shqipërisë: Albana Shala dhe Flutura Açka.

-Cilat ishin njohuritë tuaja për Shqipërinë në regjimin komunist dhe a keni lexuar ndonjë nga veprat e Enver Hoxhës

Në disa prej veprave të Kadaresë, paraqitet në mënyrë të qartë, ndërmjet rrjeshtave, ose duke përdorur paralelet historike, natyra e vërtetë e regjimit të Enver Hoxhës. Një  shembull është historia e shkurtër “Qorrfermani”, e cila vendoset në periudhën e pushtimit otoman, por në mënyrë të qartë ë referohet – fushatave – gjatë komunizmit. Fushata të tilla fillonin në mënyrë tipike me një incident të kotë ose me thashetheme të vogla, por që përshkallëzoheshin në mënyrë që të hiqeshin qafe mijëra kundërshtarë të vërtetë ose të dyshuar në çdo aspekt të shoqërisë civile. Një shembull tjetër është karakteri paranojak i regjimit të mbretit Zog, i paraqitur në romanin “Dosja H”, me një rol të shkëlqyer të spiunit mjeshtër Dullë Baxhaja dhe raporteve të tij të shumta dhe të larmishme.

Karakteristikat e regjimit të Hoxhës janë përvijuar në botimin e Misha Glenny “Ballkani-the Balkans”, i cili krahason diktaturën e  udhëheqësit të madh Enver Hoxha dhe gruas së tij Nexhmije, që i kishte sytë dhe veshët tek Sigurimi, me atë të  Nicolae Ceau?escut dhe gruas së tij Elena conduc?torul mare, që siguronin infomacione nga Securitate në Rumani. Regjimi i Hoxhës paraqitet gjithashtu në “Malet e Mallkuara” - the Accursed Mountains” nga Robert Carver. Si Carver edhe Kadare (si në botimin Pasardhësi) bëjnë një krahasim ndërmjet partisë komuniste dhe traditës së hershme shqiptare të fisit – familjes së madhe.

Nuk jam njohur deri tani me veprat e Enver Hoxhës.

-Cilët janë shkrimtarët hollandezë që tashmë janë prorogonist të letrave në Evropë dhe cilat nga veprat e tyre janë  përkthyer në Shqipëri?

Ka disa vepra shqiptare të përkthyera nga autorë Hollandezë: A. den Doolaard, Tessa de Loo dhe Martha Heesen. A. den Doolaard (‘The Ëanderer’, pseudonim për Cornelis Spoelstra), 1901-1994, u maxheps nga “Ballkani – the Balkans”, Evropa Qendrore dhe Franca. Libri i tij “De herberg met het hoefijzer” (1933) – “The Inn ëith the Horseshoe” u përkthye “Bujtina me patkua”. Tessa de Loo (lindur ne vitin 1946 si Johanna Martina Duyvené de Ëit) shkroi novelën me titull “Een varken in het paleis” – A Pig in the Palace, që u përkthye “Një derr në pallat”. Pallati është i Ali Pashës në Tepelenë: romani përshkruan një udhëtim në këmbë nga Janina në Greqi deri në Tepelenë dhe është shkruar në formën e një dialogu ndërmjet De Loo dhe Lord Byron, i cili vizitoi Ali Pashën në fillim të shekullit të 19-të.

- A e keni vizituar ndonjëherë Shqipërinë dhe nqs a e keni në plan ta vizitoni?

Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri. Po planifikoj ta vizitoj vendin tuaj në Maj 2010.

Hollandë ka shumë emigrantë shqiptarë, cili është imazhi i tyre në opinionin holandez?

Këtu në Hollandë, njerëzit i mendojnë Shqiptarët të lidhur me shumë fenomene të ndryshme. Nga njëra anë janë elementë të tillë si krimi i organizuar, gjakmarrja, shoqëria maskiliste, nga ana tjetër është kuzhina, vallet dhe muzika folklorike, arti dhe literatura bashkëkohore. Kjo reflektohet nga letërsia, si në Belgjikë ashtu edhe në Hollandë. A. den Doolaard ka shkruar për zakonet dhe traditat e veçanta të Shqiptarëve. Novelisti bashkëkohor Fleming Jef Geeraerts na vë përballë një bote emigrantësh kriminel shqiptarë, të cilët vazhdojnë traditën e tyre të gjak/hakmarrje në rrugët e Antëerp.
 
-Si do ta përkufizonit në vija të përgjithshme letërsinë shqiptare dhe cilët janë autorët që ju keni vendosur në plan të përktheni?

Është e vështirë për mua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por mendoj se shqiptarët ashtu sikurse Grekët, Çifutët dhe Armenët, kanë qenë gjithmonë në gjendje të kenë arritje kulturore të standarteve të larta, në vendet e tyre të ndrydhura ose në diasporë. Përsa i përket letërsisë shqiptare i referohem Pjeter Bogdanit, intelektualëve arbëresh si Jorenim de Rada dhe Francesco Antonio Santori, Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Haasan Tahsini, Zef Jubani, Vasko Pasa, tre vëllezërit Abdyl, Sami dhe Naim Frashëri, Fan S. Noli dhe At Gjeçov. Shumë shkrimtarë shqiptarë treguan se janë të aftë të thithin dhe të zhvillojnë elementët më të mirë të perëndimit (Grek, Latin, Italian, Perëndimor bashkëkohor, të Evropës Qëndrore dhe Lindore) dhe / ose kultura Osmane (pra Turke, Arabe dhe Persiane), ose përdorimin e elementëve të tyre në veprat e tyre.

Nuk e di ende se cilët shkrimtarë shqiptarë do të përkthej në të ardhmen. Do të me duhet pak kohë që të bëj studimet e duhura për të marrë një vendim. Në këtë kuadër, aktivitetet dhe njohuritë e Robert Elsie, autoriteti me i spikatur jo-shqiptar i letersisë shqiptare, mund të ishte një kontribut  çmuar.  


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora