E enjte, 28.03.2024, 11:37 PM (GMT)

Kulturë

“Një grua me Urdhrin e Ujkut” – roman i ri i Petraq Ristos

E merkure, 15.07.2009, 05:00 PM


Romani i ri i autorit Petraq Risto “Një grua me Urdhrin e Ujkut”, po pritet mjaft mirë nga lexuesi ynë, për temën dhe trajtimin origjinal, për gjuhën e pasur dhe emocionet e forta që përcjellë.

Virgjil Muçi në recensionin “Një shkrimtar me Urdhrin e së Bukurës” , botuar në revistën “Klan”, thekson: “Autori lëviz me zhdërvjelltësi nga regjistri i një proze realiste, në regjistrin e një proze fantastike, duke kallur vende-vende elemente të përrallës, si dhe duke bërë të bashkëjetojnë personazhe që kalojnë nga ëndrra në zhgjëndërr dhe anasjelltas... Romani ka skena të forta erotike, skena pasionesh të ndezura që duket sikur u nënshtrohen dhe u binden instinktive parake, fuqive të errta e të verbëra të natyrës më shumë se ndjenjave njerëzore...”. Muçi arrin në përfundimin se “Me këtë roman, Risto kuturis e depërton në shtigje jo fort të shkelura nga kolegët e tij, sot në Shqipëri”.

Po kështu janë shprehur shumë autorë dhe lexues të kualfikuar: “Një roman që lexohet me një frymë dhe të le pa frymë”; “Një nga gjërat më të bukura dhe cilësore që kam lexuar në vitet e fundit”; “Bukur, shumë bukur!”; “Më 3 korrik të rrish pa parë TV dhe të lexosh me një frymë romanin “Një grua me Urdhrin e Ujkut”, këtë s’do ta besonte kush”...

Romani ka 144 faqe dhe kushton 500 lekë. I gjithë tirazhi është me kopertinë të fortë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora