E merkure, 24.04.2024, 12:41 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Në Kmetofc gjenden edhe eshtrat e 4 fëmijëve

E marte, 14.07.2009, 07:22 PM


Nga Express

Zyra për Persona të Pagjetur dhe Mjekësi Ligjore e EULEX-it ka njoftuar se ka përfunduar ekshumimin e varrezës masive të zbuluar javën e kaluar në fshatin Kmetofc të Gjilanit.

Janë nxjerrë eshtrat e së paku 11 individëve, në mesin e të cilëve edhe katër fëmijë. Ata besohet se janë në listën e të pagjeturve.

“Punimet për zbulimin e varrezës mbulojnë një sipërfaqe prej përafërsisht 380 m2. Mbetjet mortore u gjetën të shpërndara në një hapësirë prej 68 m2, dhe në thellësi nga shtresa sipërfaqësore deri në 1.15 m”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Operacioni i ekshumimit zgjati tri ditë.

Mbetjet mortore janë transferuar në Selinë e EULEX/ZPPML ku gjatë javës pritet të kryhen procedurat e identifikimit dhe të autopsisë. Mostrat e eshtrave do të mblidhen për t’u dërguar për analiza të ADN-së.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora