E enjte, 18.04.2024, 11:11 PM (GMT+1)

Mendime

BDSH: Në vend të “amnistisë” shqiptarët e pafajshëm duhet të lirohen...

E marte, 14.07.2009, 08:58 PM



Në vend të “amnistisë” shqiptarët e pafajshëm duhet të lirohen dhe të shpërblehen për dëmin dhe vuajtjet që kanë përjetuar

Nxjerrja  publike përmes TV Alsat-M  të fakteve se Ramadan Bajrami ka qenë i shtrënguar me dhunë që të “dëshmojë” para gjyqit  kundër sopotasve të pafajshëm pati efektin pozitiv që të riaktualizohet njëri nga proceset e shumta gjyqësore që është montuar kundër shqiptarëve nga shteti i Maqedonisë.


Riaktualizimi i këtij procesi të montuar gjyqësor është tejet pozitiv, ashtu siç janë pozitive deklaratat që nxjerrin në shesh pafajësinë e shqiptarëve të Sopotit.
Mirëpo, bërja publike e dhunës së ushtruar 6 vite më parë ndaj Ramadan Bajramit për ta detyruar që të pohojë akuzat e kurdisura kundër sopotasve nuk duhet të na bëjë që të harrojmë dhunën dhe terrorin shtetëror të ushtruar edhe në proceset tjera para dhe pas “Rastit të Sopotit”.

Pamjet e dhunës së ushtruar ndaj brodecasve për t’i detyruar që të pranojnë veprat që nuk i kanë kryer janë aq të njohura për opinionin publik vendor dhe atë ndërkombëtar sa që nuk lënë as më të voglin dyshim rreth metodave mesjetare të torturës ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Të gjitha organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, madje edhe organizatat që veprojnë në Maqedoni, kanë ngritur zërin në vazhdimësi kundër dhunës dhe torturave që organet hetuese të këtij shteti përdorin për t’i detyruar të akuzuarit që të pranojnë veprat e sajuar në kabinetet politike.

Bashkimi Demokratik Shqiptar përshëndet të gjitha iniciativat që çojnë në lirimin e sopotasve të pafajshëm. Ndërkombëtarizimi i fenomenit të dhunës gjatë hetuesisë dhe montimi i proceseve gjyqësore në Maqedoni duhet të shërbejë si mobilizim për të gjithë demokratët e mirëfilltë për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë këtyre praktikave antidemokratike në Maqedoni.

Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga të gjitha forcat politike shqiptare të heqin dorë nga përdorimi i termit “amnisti” në diskurset e veta politike dhe të kërkohet unanimisht lirimi i të gjithë të arrestuarve që padrejtësisht mbahen në burgje dhe dëmshpërblim adekuat për vuajtjet që kanë përjetuar nga aparatet shtetërore.

Nocioni “amnisti” është nocion i të drejtës penale që definohet si akt që nënkupton se gabimet e kaluara duhet të harrohen. Përdorimi i këtij nocioni në rastin e të burgosurve shqiptar në Maqedoni ka një prapavijë të keqe politike. Shqiptarët në Maqedoni janë viktima të proceseve të montuara gjyqësore të cilët vazhdimisht kanë qenë të motivuara nga urrejtja etnike dhe fetare.

Nëse dikush duhet të kërkojë amnisti në Maqedoni janë pikërisht politikanët maqedonas dhe argatët e tyre shqiptarë që kanë qenë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi të implikuar në montimin e proceseve gjyqësore me pasoja dhe vuajtje të mëdha për shqiptarët e pafajshëm.


Bashkimi Demokratik Shqiptar
14 korrik 2009
Tetovë


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora