E premte, 19.04.2024, 04:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Albana Temali

E premte, 31.08.2007, 07:55 PM


Klikoni ketu per tu njohur me krijimtarine e Albana Temalit ne pikture

Albana Temali
Lindi ne 1966 ne qytetin e Shkodres, Shqiperi.
Pas perfundimit te studimeve ne Istitutin e Larte Pedagogjik ne Shkoder ( sot Universiteti "Luigj Gurakuqi") (1987) ka punuar mesuese ne shkollat e provinces dhe te qytetit te Shkodres (1987 - 1994).

Qe ne gusht te vitit 1994 ndodhet ne Itali, ku kryesisht ka punuar si korrespondente per periodike italiane dhe shqiptare.

Bashkepunon me revisten italiane te modelizmit "ecomodel" qe nga '96.
Ka punuar si korrespondente ne Itali, per revisten "Shqip" (2003-2006) dhe aktualisht eshte korrespondente per gazeten "Shqiptari i Italise" botim i Bota Shqiptare, Itali.

Ka projektuar e drejton promovimin e artisteve shqiptare nepermjet internetit, ne hapesiren web albacenter.it, qe ne 1999.
Aktualisht jeton ne qytetin e Bolonjes.

Ka marre pjese me punimet e saj ne pikture e fotografi ne ekspozita kolektive te artisteve shqiptare ne Itali.
Merret me perkthime te letersise artistike shqiptare ne gjuhen italiane dhe vazhdon studimet universitare per psikologji.

ALBANA TEMALI , E DASHURUAR PAS SE BUKURES

Esse nga Dritan Shkodra

Ketu e disa vjet me pare, kur ishte mesuese ne KryeBushat te Shkodres, rastesisht nje dite i pashe skicat qe u kishte bere nxenesve te saj... Ti je piktore, i thashe... Ajo pat qeshe, siç dinte te qeshte vetem ajo!...
Rrodhen ujra. E bukura qe i strukej ne shpirt, çuditerisht nuk u shfaq e plote ne vendlindjen e saj, Shkodren, po larg, qindra e qindra kilometra larg, ne Itali, fillimisht ne Bolonje e tash se fundi ne Firence.
Fillimisht ne pikture. Ne kavaletin, ne nje dhome te dritshme ne Bolonje, ajo punonte dite per dite, ne mengjez heret kur lindte i plote dielli si nje portokall mbi pemet qe rrethonin shtepine karakteristike dykateshe ne Castelguelfo, here ne muzg. Me disa nga keto punime ajo u paraqit edhe ne ekspozita pikture ne Itali dhe mori vleresime si te ishte nje piktore profesioniste.
Po, ne keto rreshta nuk kam marre persiper te flas per te si krijuese, po me shume si promovuese vlerash te artisteve e shkrimtareve shqiptare ne internet. Qe iniciative e saj, sponsorizimi i saj dhe kontributi i nje ekipi ne Shqiperi, qe ketu e disa vite me pare ajo te hapte nje web (http://www.albacenter.it), nje porte informative ne internet per te promovuar keto vlera. Fillimisht i dha jete nje sektori te ri, atij te librit, fillimisht me shkrimtaret nga Shkodra Skender Drini, Fadil Kraja, Skender Temali, Nikolla Spathari, Alfred Capaliku, Ridvan Dibra, Ramiz Lika, Dashamir Cacaj, Xhahid Bushati etj., per t'u plotesuar me tej me krijues nga Kosova, Maqedonia e diaspora. Piktori Zef Naçaj ( sot me banim ne Amrike) kontribuoi per krijimin e galerise se arteve figurative, qe sot ka pushtuar hapesirat e ketij webi dhe shenon rekord vizitoresh nga gjithe bota.
Tani eshte zgjeruar rrjeti i bashkepunetoreve: nga Kanadaja, Xhuli Babatinca (Kecaj), autore e disa librave poetike, piktori e regjizori Ilir Butka (Tirane) arriti qe me perkujdesjen e tij, galerine e piktoreve shkodrane ta ktheje ne galeri te piktoreve shqiptare, si dhe te krijoje sektorin e filmit ne "albacenter", ndersa per sektorin e muzike, ndihmoi kantautori shkodran Ferdinand Bjanku (Rome- Itali). Albana kujton me nostalgji e respekt te veçante se nder emrat e shquar te artit shqiptar qe ne diten e pare te hapjes se kesaj hapesire ketu e disa vjet me pare qe Piktori i Popullit, Ismail Lulani me disa nga kompozimet e tij, per t'u vijuar deri te "mysafirja" me e re e ketij pavioni, piktorja e talentuar Ikbale Bushati. Ajo e quan nder, qe nje nder piktoret me te suksesshem, Artan Shabani, eshte i pranishem ne hapesiren e saj, qe jane te pranishem Mimoza Ahmeti, Zyhdi Morava, Alban Kraja, Lek Pervizi, Frederik Ndoci, etj.
Suksesi i kesaj hapesire ka nje mates: vizitoret. Sipas statistikave zyrtare, cdo dite ate e vizitojne mbi 1800 vizitore nga gjithe bota. Interesin e ka shtuar pasqyrimi ne dinamike i publikimeve te lajmerimeve te aktiviteteve te ardhshme te artisteve shqiptare e shoqatave, institucioneve shqiptare e atyre ne bote, publikimi ne tre gjuhe: shqip, italisht, anglisht i momenteve kulmore artistike, letrare e kulturore dhe i personaliteteve kryesore te kultures shqiptare me disa nga krijimet e tyre me perfaqesuese. Tani, Albana te kjo hapesire ka edhe realizimin e dy projekteve qe konsistojne ne krijimin e nje katalogu me artiste shqiptare te fushes se piktures e te fotografise dhe shperndarjen e tij nepermjet mijera galerive arti ne Europe dhe ne Bote. Financimi i tij behet nepermjet kontributit te vete pjesmarreesve me nje kuote te caktuar dhe punes vullnetare per realizimin grafik e shprendarjen e tij nga vete iniciatorja e ketij projekti, Albana Temali ne studion e saj "Promotema". Ne realizim eshte edhe projekti "Biblioteka elektronike "albart", e cila u ofron autoreve shqiptare mundesine e publikimit ne internet te krijimeve te tyre. Renditja dhe struktura e kesaj biblioteke eshte e theshte, çka lehteson konsultimin e matrialeve dhe te arkivit qe pasurohet perdite. Ai eshte i ndare sipas indeksit alfabetik te shqipes, me disa rubrika, ku permes klikimit te shfaqet portreti i nje shkrimtari, jeteshkrimi, librat e botuar dhe pjese nga krijimtaria e tij.

"Pronarja" e ketij webi nuk ka qendruar thjesht nje pasqyruese, po eshte perpjekur me shume menyra te nxise edhe krijimtarine letrare ne poezi e tregime, duke organizuar per tri vjet me radhe konkurse letrare, ku çmimet jane ndare sipas votimeve me elektronike. Gjithashtu pune te mire ajo ka bere edhe per nxitjen e talenteve te rinj.
Hyj shpesh ne adresen e saj. Ndjej kenaqesi. E nisi nga Shkodra dhe arriti tek Shqiperia. Dhe une sot i them: rruge te mbare, Albana, kete rruge ku te futi dashuria pas se bukures


BOTA SOT - 6 dhjetor 2004, fq.20

Diaspora/Marketing
Rubrika: Ju prezentojme Artistet Shqiptare ne Diaspore

PIKTORJA SHKODRANE QE BERI EMER EDHE NE PROVINCEN E FIRENCES

Albana Temali, qe perfundoi studimet e larta ne Universitetin Luigj Gurakuqi ne Shkoder, qe aktualisht jeton e punon ne provincen e Firences, ku kryesisht punon ne pikture e fotografim deri tash ka ekspozuar punite e saj ne Itali, Zvicerr, Kanada etj.

Shkruar nga R. Rifati

Disa krijues dhe kultivues te piktures shkodrane kane krijuar nje faqe ne internet ne adresen:http://www.albacenter.it/albart, ku kane publikuar punet e tyre. Ne kete faqe, e cila ruhet me te drejten e autorit, ju mund te shihni disa nga punimet e ketyre artisteve dhe mund te blini gjithashtu ndonje pikture prej tyre. Disa nga piktoret e publikuar ne kete faqe jane: Ismail Lulani, Liljana Cefa, Agim Kadillari, Zef Nacaj, Sytki Brahimi, Xheneta Kadillari, Ndoc Gurashi, Andi Hila, Mikel Temo, Ormira Lulani, Jetmira Kraja, Albana Temali, Ilir Butka, Artur Muharremi, Agron Mesi, Enrik Mendoja, Shpetim Garuci, Genc Mulliqi... Gjithashtu, ne kete adrese mund te gjeni informacione te ndryshme edhe per Shkodren http://www.albacenter.it/albart.
Nga keta artiste shkodrane, disa prej tyre jetojne ne diaspore, ndaj edhe here pas here do t'i njoftojme lexuesit tane per krijimtarine e tyre artistike.
Kesaj radhe veçuam piktoren Albana Temali, e cila pos me pikture merret edhe me fotografi artistike.
Albana Temali, lindi ne Shkoder me 1966 dhe aktualisht jeton e punon ne provincen e Firences, ne Itali ku kryesisht punon ne pikture e fotografi. Ajo deri tash ka ekspozuar punimet e saj ne Itali, Zvicerr, Kanada etj si dhe ka organizuar promovimin e artit dhe artizanatit te artisteve shqiptare. Edhe pak minibiografi per te: me 1987 - Perfundoi studimet e larta ne Universitetin "Luigj Gurakuqi"; 1987-1994 punoi mesuese ne shkollat e provinces dhe te qytetit te Shkodres, ndersa me 1994 trasferohet me pune ne Itali.
1996-1999, Albana Temali bashkepunon me revisten italiane "Ecomodel" per rubriken 'il personaggio". Ajo qysh me 1999 projekton dhe organizon promovimin e artisteve shqiptare nepermjet internetit ne hapesiren "albart". ndersa qe prej vitesh merret me pikture dhe fotografi.
Ne maj-shtator 2003 - ne ekspoziten kolektive "Giovani artisti albanesi" - Universiteti Bocconi Milano, Itali kurse ne nentor 2003 fiton cmimin e pare ne konkursin e fotografise artistike tek gazeta shqiptare "Shekulli" me foton "Bukuri shqiptare ne Apeninin Toskan", ndersa ne qershor 2004 nis bashkepunimin me revisten "SHQIP" per rubriken "shqip-itali".
Nder aktivitetet artistike ne Itali duhet veçuar bashkepunimi me rektoratin e Universitetit Bocconi te Milanos, ku ne maj 2003, u inaugurua ekspozita e gjashte piktoreve te rinj shqiptare: Artan Shabni, Agim Muka, Edmond Dumi, Ziso Kamberaj, Viktor Ferraj dhe Albana Temali.
Ekspozita qe hapur ne Foyer Sala Soggiorno te Universitetit Bocconi, ku ishin vendosur 40 vepra te zgjedhura te piktoreve te rinj shqiptare. ne inaugurimin e ekspozites erdhi rektori i Universitetit Bocconi prof. Carlo Sacchi, presidenti i firmes "general Electric" z. Mario Garraffo, konsulli shqiptar ne Milano prof. Hasan Mucostepa, disa konsuj te pergjithshem te akredituar ne Milano, drejtori i ISU te Bocconi z. Salvatore Grillo, profesore, studente shqiptare e italiane, ish-profesore e dekane fakultetesh, perfaqesues nga firma Agip e Enel, etj. Rektori i Universitetit Bocconi, prof. Carlo Secchi ne fjalen e tij pasi pati falenderuar te pranishmit vleresoi lart freskine, bukurine dhe artin domethenes e origjinal te veprave te ekspozuara.

Vizitoni:
www.albacenter.it/albanatemali
www.albacenter.it



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora